Creation Science Information & Links!
Kredoja e Niceas
The Nicene Creed - in Albanian

 

Ne besojmë në një Zot, Atin, të Plotfuqishmin,
krijues i qiellit dhe i tokës, i të gjitha gjërave, të dukshme dhe të padukshme.
Ne besojmë në një Zot, Jezu Krishtin, Birin e vetëm të Perëndisë,
i lindur përjetësisht nga Ati,
Zot nga Zot, Dritë nga Dritë,
i vërtetë nga i vërtetë, i lindur, jo i bërë,
i një Qenies me Atin.

Përmes tij u krijuan të gjitha gjërat.
Për ne dhe për shpëtimin tonë ai zbriti nga qielli:
me fuqinë e Frymës së Shenjtë ai u mishërua
nga Virgjëra Mari dhe u bë njeri.
Për ne ai u kryqëzua nën Pontin Pilat;
vdiq dhe u varros. Më të tretën ditë u ringjall
sipas Shkrimeve; u ngjit në qiell
dhe është ulur në të djathtën e Atit.
Ai do të vijë përsëri në lavdi për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit,
dhe mbretëria e tij nuk do të ketë fund.

Ne besojmë në Frymën e Shenjtë, Zotin, dhuruesin e jetës,
i cili del nga Ati dhe Biri.
Me Atin dhe Birin ai adhurohet dhe lavdërohet.
Ai ka folur përmes Profetëve.
Ne besojmë në një Kishë të shenjtë, të krishterë dhe apostolike.
Ne njohim një pagëzim për faljen e mëkateve.
Ne presim ringjalljen e të vdekurve,
dhe jetën e botës që do të vijë.
Amen.


Kredoja e Niceas
https://www.creationism.org/albanian/saNiceneCreed_sq.htm

Faqja kryesore: . Albanian
www.creationism.org