Dr. Hovind - Sem. 2a - Albanian - Brakiosaurët (dinosaur i madh) ishin rreth 26 m të gjatë dhe peshonin nga 30 deri në 80 ton. Por kishin një problem. Vrimat e hundës i kishin sa ato të një kali sot. A iu zihej fryma atyre? Apo kishte një atmosferë tjetër në Tokë 6.000 vjet më parë? Mësoni se si mjedisi origjinal i krijimit ishte shumë më i ndryshëm nga i joni sot për më shumë se 900 vjet. Prodhonte bimë dhe kafshë gjigante dhe siguronte kushte të përsosura për rritjen e dinosaurëve. Seminar 2a – Dr. Kent Hovind - www.drdino.com – përkthyer në shqip nga Eldian Nasto Seminar 2a – “KOPSHTI I EDENIT” - Shqip (Albanian) Faleminderit që keni ardhur sot. Unë quhem Kent Hovind. Kam dhënë mësim në shkollë të mesme në lëndën e Biologjisë për 15 vjet; dhe që prej 16 vjetësh bëj seminare mbi krijimin, evolucionin dhe dinosaurët. Dhe në këtë seancë do të flasim për (1) Si ishte Kopshti i Edenit? (2) Pse njerëzit jetonin deri 900 vjet ose më shumë përpara se të vinte Përmbytja? (3) Çfarë ndryshimi kishte krijimi origjinal që ne sot nuk e shohim? dhe t’ju them se (4) kuptimin e premtimit të Perëndisë sipas të cilit Ai do ta kthejë Tokën ashtu siç ka qënë. (Edhe ti mund të jesh pjesë e kësaj nëse do.) Para së gjithash, kjo nuk është gruaja ime; është thjesht një foto e saj. Ne jetojmë në Pensacola, Florida, që mund të goditet nga një stuhi tropikale në orët e ardhshme. Kemi patur disa uraganë që kur se unë jetoj atje – nuk është ndonjë gjë kushedi se çfarë. Kam tri fëmijë, një për çdo uragan. Një për secilin? Që të gjithë janë të martuar, dhe qeni më ka ngordhur. Kështu që ia dola dhe jam i lirë tani në shtëpi! Dhe deri tani kam 4 nipër dhe mbesa, dhe ky është shpërblimi i Perëndisë që nuk keni vrarë fëmijët tuaj kur keni patur në mendje ta bëni këtë. Pra, shpresoj që do kem më shumë. Gjithë fisi ynë jeton atje. Ata të gjithë jetojnë afër nesh dhe vijnë çdo ditë për vizitë. Është e mrekullueshme! Kam një familje fantastike. Të gjithë duan t’i shërbejnë Perëndisë me jetët e tyre. Bibla thotë te Kolosianët kapitulli 1, "Në të (flet për Jezusin) u krijuan të gjitha gjërat dhe ato u krijuan nga ai dhe për të." Jezusi krijoi gjithçka. Dhe te Mateu 19:4, Jezusi tha, "A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?" Ishte me të vërtetë fillimi ky? Jezusi thotë po. Bibla thotë se që nga fillimi i krijimit, Perëndia i krijoi mashkull dhe femër. Bibla mëson se nëpërmjet një njeriu mëkati hyri në botë dhe nëpërmjet mëkatit vdekja. Vdekja erdhi nga njeriu. Evolucioni mëson se vdekja solli njeriun në botë; Bibla thotë se njeriu e solli vdekjen në botë. Këto 2 këndvështrime janë plotësisht, totalisht të kundërta. Dhe Bibla thotë se Adami ishte njeriu i parë; ai ishte 130 vjeç kur i lindi Sethi; dhe Sethi ishte 105 vjeç kur i lindi Enoshi. Për të gjithë këtë kemi folur në seancën e kaluar. Nëse shkon në Bibël dhe numëron datat (nuk është aq e vështirë ta bësh këtë), do të arrish në një datë rreth 6.000 vjet më parë, 4.000 vjet para Krishtit për krijimin. Kjo është data që del pasi mbledh të dhënat në Bibël. Prandaj do të përmbledhim disa gjëra tani. Si ishte përpara se të vinte Përmbytja? A është e mundur për një person të jetojë mbi 900 vjet? Mund të mësosh shumë në 900 vjet! Shumë njerëz nuk kanë menduar ndonjëherë për këtë, por a e kuptoni që Adami fliste çdo gjuhë në botë? Sepse kishte vetëm një, OK? Ai ishte i martuar me vajzën më të bukur në botë, gjithashtu. Por gjërat ishin shumë ndryshe atëherë! Tekstet shkollore do t’u mësojnë fëmijëve tuaj se dinosaurët jetuan miliona vjet më parë. Është e vërtetë kjo? Epo, nëse toka është vetëm 6.000 vjeçare, kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Ku bëjnë pjesë dinosaurët? Për këtë do të flasim pas pak. Kanë jetuar dinosaurët miliona vite më parë apo kanë jetuar gjithë kohës me njerëzit? Njerëzit përdornin një emër tjetër për ata – i quanin dragonj. Si ishte krijimi në fillim? Çfarë hanin ata përpara se të vinte Përmbytja? Si do të jetë në mbretërimin 1.000 vjeçar të Krishtit, kur Zoti do t’i kthejë gjërat siç kanë qënë? Nga erdhi gjithë ai ujë i Përmbytjes? Dhe ku shkoi? Dhe a kishte njerëz gjigantë, mbi 3 m të gjatë në tokë? Prisni. Do të mundohemi të flasim për sa më shumë prej këtyre këtu; prandaj le të fillojmë! Bibla thotë te 2 Pjetrit, kapitulli 3, "Së pari duhet të dini këtë, se në ditët e fundit do të vijnë disa përqeshës." E dije që ka njerëz që përqeshin Biblën? Unë debatoj me ta rregullisht. I tërheq ata si një rrufe. Ata janë kudo – më urrejnë mua! Unë përpiqem të jem i mirë me ta, OK, por ata nuk më kanë qejf fare. Ata nuk e vlerësojnë ç’njeri i mirë dhe i mrekullueshëm jam. Bibla thotë se përqeshësit do të ecin sipas lakmive të tyre. E dini arsyen pse njerëzit e përqeshin Biblën? Është për shkak të shkencës së tyre. Ata mendojnë se është e mirë, por jo. Ata e përqeshin Biblën për shkak të lakmisë së tyre. Ata nuk duan që Perëndia t’u thotë atyre ç’duhet të bëjnë. Kjo është baza, gjithmonë. Përqeshësit do të thonë, "Ku është premtimi i ardhjes së tij? Sepse qëkur etërit kanë fjetur, ... ... gjithçka ka vazhduar siç ka qënë në fillim të krijimit." Kjo është një frazë e rëndësishme; për këtë do të flasim në videon #4. Por përqeshësit do të thonë: mënyra si po ndodhin gjërat tani, është mënyra si gjërat kanë ndodhur gjithmonë. Uniformitarianizmi – nuk kemi kohë të flasim për këtë – do ta shohim në pjesën #4. Bibla thotë se përqeshësit janë injorantë të vetëdijshëm. Injorantë të vetëdijshëm! Në gjuhën greke kjo do të thotë "me qëllim i trashë." Përqeshësit janë me qëllim të trashë për 2 gjëra, ja përse. Së pari, "Qiejt u krijuan me fjalën e Perëndisë." Vini re, fjala "qiejt" është në numrin shumës. Ka më shumë se 1 qiell. Pas pak do flasim dhe për këtë. Përqeshësit janë injorantë sesi Perëndia bëri qiejt me anë të Fjalës së Tij. "dhe se toka doli nga uji dhe u krijua nëpërmjet ujit." Tani kemi një frazë të çuditshme. Si mund të ketë dalë toka nga uji dhe të jetë krijuar nëpërmjet ujit? Por shikoni, thuhet se, qiejt dhe toka u bënë me anë të Fjalës së Tij. E dinit se kur Perëndia krijoi universin, nuk lëvizi as gishtin? Ai nuk vidhosi ndonje vidhë, dhe nuk nguli asnjë gozhdë. Ai thjesht foli dhe çdo molekulë u vu në rresht. Kjo është e pamundur ta imagjinosh. Kur Ai flet dallgët qetësohen, era pushon. Kur Ai flet, të vdekurit kthehen në jetë. Kur Ai flet, universi krijohet! Çdo gjë i bindet zërit të Perëndisë, përveç nesh. Ne i krijojmë shqetësime Atij. Por Ai do ta rregullojë këtë problem shumë shpejt kur "çdo gju do të përulet dhe çdo gjuhë do të rrëfejë që Jezus Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë," Por përqeshësit janë injorantë të vetëdijshëm se si Perëndia krijoi qiejt me Fjalën e Tij, Dhe ata janë injorantë se si toka ka dalë nga uji dhe është sajuar nga uji. Me fjalë të tjera, ata janë injorantë për krijimin origjinal. Si ishte atëherë? Për këtë do të flasim tani. Gjëja e dytë për të cilën ata janë injorantë është Përmbytja. Thuhet "për shkak të të cilit bota e atëhershme u mbulua nga uji dhe humbi". Kjo botë u shkatërrua nga një Përmbytje, u asgjësua komplet. Gjëja e tretë për të cilën janë injorantë është gjykimi që po vjen. Vargu tjetër thotë, "ndërsa qiejt dhe dheu i sotshëm janë ruajtur nga e njëjta fjalë, ... ... për zjarrin, të rezervuar për ditën e gjyqit dhe të humbjes së njerëzve të pabesë." E shihni, përqeshësit janë injorantë për krijimin. Ata nuk duan ta pranojnë se Perëndia krijoi botën, sepse kjo do të thoshte që Ai është pronar i saj. Ata nuk duan ta pranojnë që ka ndodhur një Përmbytje sepse, siç e shihni, kjo provon se Perëndia ka autoritetin ta gjykojë krijimin e Tij. Atyre nuk u pëlqen kjo ide. Dhe sigurisht, nuk duan ta pranojnë që ekziston një gjykim që po vjen! Më pëlqen ai posteri që ngjitet në makina: "Jezusi po vjen, dhe është vërtet i inatosur!" Kjo është e vërteta! Është për të ardhur keq që shumë të krishterë janë po aq injorantë për atë se si ka qënë krijimi në fillim, dhe se çfarë i bëri ajo Përmbytje botës; dhe vetëm për shkak të injorancës së tyre ndaj krijimit dhe Përmbytjes, kjo çon në atë që të krishterët bëjnë kompromise me mësimin e qartë të Fjalës së Perëndisë. Zanafilla, kapitulli 1, "Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën." Zanafilla 1:1, thotë qiellin, numrin njëjës. Më pas është gjithmonë "qiejt" shumës. Kur Ai i krijoi në fillim ishte qiell, një qiell. Më pas Ai e ndan atë në tri shtresa: qiellin e parë, qiellin e dytë, qiellin e tretë. o të flasim pas pak për këtë; por shikoni vargun 5. Thotë mbrëmja dhe pastaj mëngjesi ishin dita e parë. Vini re fjalën "dita". Kjo fjalë është në trajtën e shquar, “DITA e parë”. Ky është versioni i mbretit Xhejms (King James Version), që përdor unë dhe të cilin ia rekomandoj të gjithëve. Unë koleksionoj dhe versionet e tjera të Biblës. Nuk kam frikë prej tyre; por miq, janë bërë disa ndryshime shumë serioze në disa prej këtyre versioneve të tjera. Shumë kanë hequr fjalën ‘gjaku’ në shumë vende; shumë kanë eleminuar që Krishti është Zot. Ndryshime serioze. Shumë kanë hequr mbi 200 vargje! Për këtë do flasim më shumë në videon #7. Po diskutojmë pse versioni i mbretit Xhejms është më i mirë. Në fillim kam patur versionin standart të redaktuar (Revised Standard Version – RSV), të cilin ma dhuruan për frekuentim të përsosur të Kishës Metodiste kur isha në klasë të katërt. Unë jam rritur në një kishë Metodiste tepër liberale në zonën e Peoria [Illinois]. Jo të gjithë metodistët janë liberal, por kisha ime ishte vërtet shumë. Kisha jonë kishte dy foltore; vërtet e çuditshme! Kishte një foltore nga ku lexonin Biblën, dhe më pas predikuesi shkonte drejt foltores tjetër për të predikuar. M’u desh një kohë e gjatë ta kuptoja pse vepronin kështu, por më në fund e kuptova dhe ishte sepse ajo që ata lexonin atje është shumë ndryshe nga ajo që predikonin më tutje; atyre iu duhej ta ndanin në dy foltore, patjetër. Por unë e frekuentoja rregullisht kishën kur isha në klasë të katërt, dhe ata më dhuruan "Rrenën e Sigurtë dhe pa Vlerë” [RSV]) të Biblës. Kështu, me koleksionin e Biblave unë do të shihja se si ato e trajtonin historinë e Zanafillës. E dini ç’ndryshime ka atje? Në "versionin e shtrembëruar" [RSV] thuhet, "ishte mbrëmje, pastaj mëngjes, një ditë." Pa prisni pak! Çfarë ndodhi me "dita e parë"? Sa "dita e parë" ka në histori? Një. Sa "një ditë" ka në histori? Shumë, apo jo? Pse e quajtën këtë "një" ditë. Më pas në vargun 8 ata e quajtën atë "një ditë e dytë" në vend të "dita e dytë". Zbulova se njerëzit të cilët shkruan "versionin e shtrembëruar" nuk besojnë në krijimin fjalë-për-fjalë 6 ditor. Dhe gati çdo përkthim tjetër i nxjerrë e ndryshon atë nga "dita e parë" në "një ditë". Mund ta kontrolloni vetë këtë po deshët. Këta njerëz, shumë prej tyre, besojnë në atë që quhet teoria e boshllëkut. Sa nga ju kanë dëgjuar për teorinë e boshllëkut më parë? Teoria e boshllëkut u shpik në 1814, nga një predikues skocez me emrin Thomas Chalmers. Ai tha, "Ka një boshllëk midis vargut 1 dhe vargut 2, dhe midis këtyre vargjeve ekzistojnë miliona ose miliarda vjet." Askush nuk mendonte për teorinë e boshllëkut deri në vitet 1800, deri sa përhap mësimi se toka ishte miliona vjeçare. Vini re, në 1795 u shkrua një libër ku thuhej se toka ishte miliona vjeçare; dhe të krishterët, disa prej tyre, e besuan dhe thanë, "Uau, duhet të bëjmë që dhe Bibla ta thotë këtë." Dhe kështu ata filluan të bëjnë kompromise: teoria e boshllëkut, teoria e ditës-epokë, e krijimit të vazhdueshëm... Për këtë do të flasim pas pak. Por teoria e boshllëkut ishte njëra prej atyre që ata shpikën në 1814, për të mësuar se ndoshta midis dy vargjeve të para ekzistojnë miliona ose miliarda vjet. Këtë më mësuan kur shkova në kolegjin biblik. Kjo është ajo çfarë mëson dhe Scofield Reference Bible gjithashtu. Ata thonë se midis dy vargjeve të para të Zanafillës ka shtrirje të mjaftueshme për të gjitha epokat gjeologjike. Ata thonë që ka patur një rebelim përpara Adamit; dhe se gjyqi i Luciferit kishte ndodhur tashmë. Pa prisni pak, a kishte njerëz të tjerë këtu përpara Adamit? A ka patur një rebelim përpara Adamit? Dhe kur saktësisht u gjykua Luciferi dhe ra nga qielli? Më mirë të shohim ç’thonë Shkrimet. Zanafilla 1:2 thotë, "Toka ishte pa trajtë, e zbrazët." Në hebraisht është "tohu waw bohu," që do të thotë "e paformuar dhe e pambushur." Pa trajtë do të thotë..."e paformuar." Dhe e zbrazët do të thotë "e pazënë", bosh. Nuk do të thotë e shkatërruar; do të thotë që nuk është përfunduar akoma, vetëm kaq. Ka një libër të mirë në tavolinën atje tutje. Nëse do të hysh më thellë dhe të mësosh më shumë, mund të lexosh këtë librin "E paformuar dhe e pambushur;" ose nëse doni një version më të shkurtër të saj, merrni atë që kam shkruar unë për "Teorinë e Boshllëkut”. Për mua kjo është një nga herezitë më të rrezikshme të krishtërimit, teoria e boshllëkut. Kjo shtëpi, p.sh. është e paformuar dhe e pambushur. Askush nuk jeton në të, por nuk është e shkatërruar! E paformuar dhe e pambushur nuk do të thotë patjetër e shkatërruar. Te Jeremia është një varg që përdor të njëjtën frazë, "pa formë dhe boshe." Në këtë rast, vargu te Jeremia flet për një qytet që është shkatërruar. “Shikova malet, dhe ja, dridheshin, dhe tërë kodrat lëkundeshin...nuk kishte asnjë njeri dhe tërë zogjtë...kishin ikur." Kjo nuk është duke folur për krijimin. Zogjtë nuk ishin krijuar deri ditën e pestë. Kjo nuk flet për krijimin. Kjo flet për një qytet që është gjykuar. Ky pasazh nuk ka të bëjë me krijimin. Edhe kjo ndërtesë është e paformuar dhe e pambushur. Bibla thotë te Eksodi 20, "në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to." Çfarë supozoni ju se do të thotë Ai me këtë? Kjo është pjesë e 10 Urdhërimeve. Ai e shkroi këtë në një pllakë guri me gishtin e Tij. Perëndia nuk belbëzon! Mua më duket se Ai po përpiqet të na thotë se Ai krijoi gjithçka në 6 ditë. Do të përfshinte kjo dhe Luciferin? Do të përfshinte dhe engjëjt? Kjo do të përfshinte gjithçka, apo jo? Gjithçka në qiejt dhe në tokë. Pyetja nuk është se çfarë thuhet; pyetja është a e beson çfarë thuhet? Prandaj nëse dikush thotë, "Luciferi ra nga Qielli përpara krijimit." ata tashmë kundërshtohen nga ky varg. Eksodi 20:11 vazhdon të thotë "dhe ditën e shtunë ai pushoi." Nëse ka një boshllëk midis vargut 1 dhe 2, ky boshllëk nuk është “dita” e shtatë. Por gjatë gjithë Shkrimit kjo i referohet "ditës së shtatë." Eksodi 31:17, "Ajo është një shenjë e përjetshme midis meje dhe bijve të Izraelit, ... ...sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u çlodh." "Dita e shtatë". E thotë vazhdimisht, dita e shtatë. Hebrenjtë kapitulli 4, "dita e shtatë." Romakët 5 na thotë, "me anë të njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja." Vdekja mbretëroi nga Adami te Moisiu. Me anë të njeriut erdhi vdekja. Bibla është shumë e qartë. Por nëse teoria e boshllëkut është e vërtetë dhe se përpara Adamit ka ekzistuar një qytetërim, dhe se ata vdiqën kur Luciferi ra nga qielli, tashmë kemi vdekjen përpara mëkatit. Një herezi e qartë. Kjo nuk është ajo çfarë mëson Bibla! Bibla thotë se vdekja është një armik. Njerëzit thonë, "Po bimët nuk vdesin? Nëse Adami hëngri mollën, a nuk vdiq molla?" Oh, më mirë kontrollo nëse bimët janë vërtet të gjalla. Ato nuk kanë gjak, nuk kanë frymëmarrje. Ato thahen. Zhduken. Për këtë do të flasim në videon #7. Bimët nuk janë të gjalla në klasifikimin biblik të gjërave. Bibla thotë se Perëndia i tha Adamit të mbushte tokën. Kurse teoria e boshllëkut thotë gjithmonë, "E shikoni, këtu thotë “replenish” dhe fjala ‘replenish’ do të thotë “rimbush". Shikoje në fjalor. Dhe sigurohu që ta kontrollosh mirë në fjalor, dhe thuhet, "replenish: rimbush". Më mirë shikoni kuptimin e fjalës në vitin 1611, kur përkthyen këtë. Përkthyesit e mbretit Xhejms hasën fjalën "male" (mashkull) që do të thotë "mbush", dhe ata zgjodhën fjalën "replenish" sepse atëherë, në 1611 fjala ‘replenish’ kishte kuptimin vetëm "mbush". Në vitin 1650, një autor me emrin Bacon i shtoi një përcaktim tjetër fjalës, si "rimbush". Asnjëherë më parë nuk kishte kuptimin “rimbush" deri në vitin 1650. Merrni disa fjalorë të vjetër, si fjalori i vitit 1828. Mund ta kontrolloni vetë, kuptimi kryesor i fjalës "replenish" është "mbush". Kuptimi i dytë është "rimbush, mbush boshllëqe të mëparshme" shtuar nga Francis Bacon. Ja ku kemi një fjalor të vitit 1891. Kuptimi i parë i fjalës është "mbush". Kuptimi i dytë është " mbush boshllëqe të mëparshme." Në 1892 fjalorët ndryshuan vendet e kuptimeve. I pari në 1891 është "mbush"; në 1892 kuptimi i parë është "rimbush" dhe kuptimi i dytë është bërë "mbush". Uh, çfarë ka ndodhur këtu? Fjalorët modernë e ndryshuan përsëri. 1989 tregon vetëm "rimbush". Ata e lanë mënjanë atë që ishte kuptimi i parë i fjalës, "mbush". Ja ku kemi një fjalor të shek. 21. "Replenish: rimbush përsëri". E shikoni, fjalët në gjuhën Angleze e ndryshojnë vazhdimisht kuptimin. Kur isha fëmijë, "cool" do të thoshte jo i nxehtë. Dhe "gay" do të thoshte i lumtur. I mban mend dikush ato ditë të hershme? Si do ta dëshifronit këtë vargun këtu? Jakobi 2, "ye have respect to him that weareth the gay clothing" (ju i drejtoni sytë nga ai që vesh rroben e shkëlqyer). Do të ishit dakord që fjala “gay” ka ndryshuar kuptimet në 30 vitet e fundit? Dhe ndoshta nuk do t’i thoshit dikujt sot, "Uau, ti ke rroba gay sot". Kjo nuk është mirë të thuhet, nëse nuk ke dëshirë të hash ndonjë dru, apo jo? Pali tha, "Kisha vendosur të vija te ju, por kam qenë i penguar.” (but I was let hitherto.) E dinit që fjala "let" më përpara kishte kuptimin pengoj? Tani ka kuptimin "lejoj". Fjalët në anglisht e ndryshojnë kuptimin. E kuptoni, Perëndia premtoi se do ta ruante Fjalën e Tij; Ai nuk premtoi të ruante gjuhën tonë angleze. Ezekieli 28 thotë se kur ra Luciferi nga qielli. Thotë, "Kështu thotë Zoti, Zoti, Ti ishe vula e përsosmërisë, tërë dituri dhe i përsosur nga bukuria. Ishe në Eden." Flet për të këtu, për gjithë gurët e çmuar dhe gjithçka. Thotë, "ditën që ti u krijove". "Ti ishe një kerubin i vajosur, një mbrojtës." Zoti thotë në vargun 15, "Ti ishe i përsosur në rrugët e tua nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja." Mund të mësojmë shumë gjëra për Luciferin në këtë pasazh. Së pari, ai u krijua. Këtë e thotë dy herë. Ai nuk është i përjetshëm si Perëndia. Ai u krijua! Së dyti, ai ishte në Eden. Dhe së treti, ai ishte në Eden deri kur mëkatoi. Epo, Kopshti i Edenit nuk ishte krijuar ende deri në ditën e gjashtë. Prandaj nuk mund të themi se Luciferi ra nga Qielli midis vargut 1 dhe 2, sepse Kopshti i Edenit nuk ishte krijuar ende. Luciferi ishte në Eden si një qënie e përsosur, ndoshta për ca kohë. Ezekieli na thotë se Satani u bë krenar; ai e ngriti veten. Ai tha, "Unë jam një perëndi". Ai e ngriti veten lart për shkak të diturisë së tij, për shkak të pasurive të tij, për shkak të bukurisë dhe për shkak të fuqisë së tij. Katër gjërat që ende sot i korruptojnë njerëzit: dituria, pasuritë, bukuria dhe fuqia. Ai e ngriti zemrën e tij lart. Tek Jobi, kapitulli 38, na thuhet se përpara se të ndodhte kjo ai ishte një nga bijtë e Perëndisë. "Bijtë e Perëndisë" përmendet në Dhjatën e Vjetër 5 herë; gjithmonë u referohet engjëjve. Perëndia i tha Jobit, “Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës?... ... dhe tërë bijtë [engjëjt] e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?" Me sa duket të gjithë ishin të gëzuar kur Perëndia hidhte themelet e tokës. Luciferi do të ketë qenë në këtë grup dhe ai ishte i gëzuar! Uau, Perëndia do të bëjë diçka në këtë planet. Kur ndodhi kjo? Thuhet se ndodhi kur ai hidhte themelet e tokës. Jo kur krijoi tokën – kur hidhte themelet. Unë besoj se kjo ishte dita e tretë, kur Ai bëri të shfaqej toka e thatë. Kur u krijua në fillim, ishte një top me ujë, pa trajtë dhe e zbrazët; dhe më pas Ai bëri të shfaqej toka e thatë ditën e tretë, që do të thotë se engjëjt duhet të jenë krijuar ditën e parë ose të dytë. Bibla nuk na e thotë, por duhet të jetë në një nga këto 2 ditë; Sepse gjithçka u krijua në gjashtë ditë, dhe Luciferi ishte një krijesë e krijuar. Në fund të ditës së gjashtë, Perëndia pa gjithçka dhe tha që "ishte shumë mirë". Nuk do të kishtë qënë shumë mirë, nëse djalli do të ishte duke ardhur vërdallë si një krijesë e keqe. Gjithçka ishte shumë mirë. Njerëzit thonë, "A nuk janë 2 fjalë të ndryshme 'krijuar' dhe 'bërë' me 2 kuptime të ndryshme?" Jo, ato përdoren duke u shkëmbyer me njëra-tjetrën. Perëndia tha, "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës tonë, kështu Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet". Në videon #7 kam bërë një listë të të gjitha gjërave në Shkrime. Pemët "u bënë"; pemët "u krijuan." Insektet "u bënë"; insektet "u krijuan." Zogjtë "u bënë"; zogjtë "u krijuan." Për këtë do flas më shumë në videon #7. Teoria e boshllëkut na mëson se "toka në fillim" u shkatërrua dhe Perëndisë iu desh ta "ri-bënte" atë. John Hagee ka një tabelë të bukur, përpara së cilës ai predikon. Ai ka në tabelën e tij "tokën e parë", që u shkatërrua kur Satani ra nga Qielli. Dhe më tutje ka "tokën e dytë". Dhe ai thotë, se një ditë Perëndia do të bëjë një "tokë të tretë". Është një predikim i bukur dhe ai predikon bukur. Është një tabelë e bukur: ai është një artist i mirë; por nuk është sipas Shkrimeve. Ne akoma po qëndrojmë në tokën e parë. Zbulesa 21 na thotë, "Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhé të ri; ... ... sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar." Kjo është akoma toka e parë. Gjatë Përmbytjes u risistemua disi. Por është akoma toka e parë! Letra e Hebrenjve na thotë se Ai i krijoi engjëjt që t’u shërbejnë atyre që janë trashëgimtarë të shpëtimit. Nëse ti je një i krishter, ti ke engjëj mbrojtës! Engjëjt e mi dalin shpejt në pension. Çdo 6 muaj ata thonë, "Zot, a mund të më japësh dikë tjetër? E ke parë si e nget makinën ai? Zot, do të më pëlqente një tjetër, të lutem. Ata do të më vrasin atje." Ja disa gjëra për t’i mbajtur mend. Së pari, gjithçka u krijua në 6 ditë. Së dyti, Satani ishte një krijesë. Satani ishte në Eden deri kur mëkatoi. Edeni u krijua ditën e gjashtë. Engjëjt u krijuan për të na shërbyer ne; prandaj pse do t’i krijonte Perëndia ata miliona vjet para se ne të vinim këtu? Satani u gëzua kur u hodhën themelet e tokës; themelet e tokës u hodhën ditën e tretë. Gjithçka ishte shumë mirë në fund të ditës së gjashtë. Dhe Adami ishte 130 vjeç kur i lindi Sethi. Kaini dhe Abeli kishin lindur përpara Sethit; por nuk na është dhënë asnjë datë. Prandaj nëse i vendos dy nga dy së bashku, do ta kuptosh se Satani duhet të ketë rënë nga Qielli ndoshta rreth 100 vjet pas krijimit. Ai nuk mund të ketë rënë nga Qielli përpara krijimit. Nuk përshtatet me Shkrimet e tjera. 2 Pjetrit 1:20 na thotë se asnjë profeci e Shkrimit nuk është objekt i interpretimeve të veçanta. Duhet që Shkrimet të përkojnë me njëri-tjetrin, dhe kjo është e vetmja mënyrë që ato të përshtaten së bashku. Teoria e boshllëkut u shpik nga një teolog skocez me emrin Thomas Chalmers. Ajo dhunon shumë Shkrime. Vendos vdekjen përpara mëkatit; ka rënien e Satanit përpara ditës së shtatë. Ka shumë pyetje që mund t’u bësh njerëzve që besojnë teorinë e boshllëkut, nëse ata e besojnë këtë. Nëse do më shumë për këtë, mund të marrësh librin tim rreth teorisë së boshllëkut. Argumentat për teorinë e boshllëkut janë ose tepër të dobta, ose të gabuara, ose përfshijnë fjalë që shtohen në Fjalën e Perëndisë. Nuk kam gjetur ndonjë argument për teorinë e boshllëkut që mbështet një shqyrtim të vërtetë – krahasuar me Shkrimet. Një ditë mora Biblën time Living Bible në koleksionin tim të Biblave dhe aty thuhej, "Le të nxjerrë toka çdo lloj bari dhe fare që mbart bimë dhe pemë të frytshme... kjo ndodhi ditën e tretë." E lexova dhe mendova, "Shumë mirë, ky është një varg i mirë", deri kur pashë shënimin në fund të faqes. Në shënim, Ken Taylor shkruante, "Kjo është një periudhë kohore." Në vend të një dite, çdo ditë është një periudhë e gjatë kohore. Sa nga ju e kanë dëgjuar dhe më parë këtë ide? Ndoshta ditët e Zanafillës nuk janë ditë: ndoshta ato janë periudha të gjata kohore. Ata gjithmonë u referohen Psalmit 90. E keni parasysh, "një mijë vjet janë si dita e djeshme." Ose 2 Pjetrit 3, "Një ditë është si një mijë vjet, dhe një mijë vjet si një ditë." Vini re se të dy vargjet thonë "mijë", jo milion. Dhe asnjë nga këto vargje nuk ka të bëjë me krijimin. Ato thjesht na thonë se koha nuk do të thotë asgjë për Perëndinë. E kuptoni, në Qiell tani nuk është viti 2005. Atje nuk ekziston koha. Kur dikush thotë, "Çfarë bënte Perëndia përpara krijimit?" Menjëherë do të kuptoni se ata po mendojnë për diçka që nuk është Perëndi. Sepse Perëndia i Biblës nuk ndikohet nga koha, hapësira apo materia. Jemi ne ata të cilët jemi të kufizuar në kohë, hapësirë dhe materie. Jo Perëndia. Nëse Perëndia është i kufizuar nga koha, nuk është Perëndi. Prandaj, nuk ka "kohë" përpara krijimit. Perëndia e krijoi kohën. Për më shumë do flasim në videon #7. Por vini re, shpejt koha do të ndalojë përsëri. Nuk do të ketë kohë në Qiell. Ne këndojmë, "kur të jemi atje për 10,000 vjet ..." Dakord, është një këngë shumë e bukur, mua më pëlqen; por nuk është sipas Shkrimeve. Ne nuk do të jemi atje për 10,000 vjet. Ne thjesht do të jemi atje. Nuk do ketë më kohë. Gjënë e parë që do bësh kur të shkosh në Qiell, është ta heqësh orën dhe ta hedhësh tutje. Nuk do të të duhet më. Merre dhe kalendarin e xhepit dhe grise. Nuk do të të duhet më. Nuk do të jesh më vonë! Pra, përpara krijimit nuk ekzistonte koha. Në fund fare nuk do të ekzistojë më koha. Engjëjt fluturuan pranë dhe thanë, "Nuk do të ketë më kohë". Që po ta mendosh mirë do të thotë: na ishte njëherë, një periudhë, kur nuk kishte kohë. Mund të përpiqesh të fillosh të mendosh për këtë gjë, dhe do të të dhembë koka. Këtu kemi Biblën Ferrar Fenton nga viti 1903. Ai thoshte, "Kohë pas kohe Perëndia krijoi atë që prodhoi sistemin diellor; më pas atë që prodhoi tokën." Të duket e ngjashme kjo me Zanafillën 1:1? Po vargu 5? "Ky ishte fundi dhe agimi i epokës së parë...Fundi dhe agimi i epokës së dytë." Ai po përpiqet me të gjitha forcat që të bëjë Biblën të thotë se toka është miliona vjeçare! Por Bibla nuk bie kollaj. Më mirë shikoni vargun 11, "Perëndia tha të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutorë... ditën e tretë." Ditën e katërt, Ai krijoi diellin. Tani, nëse ato janë miliona vjet, duhet të jetë shumë e vështirë për bimët të presin që të dalë dielli, nuk mendoni dhe ju kështu? Dhe ditën e pestë Ai krijoi insektet; dhe ato pllenuan bimët. Prandaj, nëse këta njerëz mësojnë se ditët janë periudha të gjata kohore, atëherë kemi një problem vërtet serioz këtu. Sepse tashmë kemi bimë pa diell dhe asnjë insekt apo zog për t’i pllenuar ato që të vazhdojnë për miliona vjet. Kjo është një mrekulli, një mrekulli afatgjatë, do të thoja! Asnjë profesor hebraishteje nuk do t’ju thotë se ditët e Zanafillës nënkuptonin diçka tjetër nga ditët 24 orëshe. Ata ndoshta mund të mos e besojnë këtë, por ata e dinë çfarë mëson libri. Libri mëson qartë se ditët e Zanafillës janë ditë normale. Ata gjithmonë thonë, "A nuk do të thotë fjala 'yom' ditë, si 'dita e Zotit'?" Nuk ka asnjë referencë nga 1.800 herët kur fjala "yom" është përdorur; gjithmonë ka kuptimin e një dite. Ka tri kuptime të fjalës ditë: (1) një ditë 24 orëshe; (2) Jezusi tha, "A nuk janë 12 orët e ditës?" Kjo është ndarja e ditës me dritë. (3) Më tutje thotë, "Në ditën e Zotit." Tani, po flet për një periudhë të gjatë kohore apo është gjithashtu thjesht një ditë? Unë nuk e di; Mendoj se është gjithashtu një ditë. Por sigurisht, kur thotë "mbrëmje dhe mëngjes" dhe "dita e parë", "dita e dytë", nuk ka arsye të themi se këto ditë janë diçka tjetër nga ditët 24 orëshe, tamam si ato që kemi sot. Asnjë varg në Bibël ku është fjala "yom", nuk përdoret për të treguar diçka tjetër nga dita 24 orëshe! Merre librin mbi teorinë e boshllëkut, nëse do të mësosh më shumë për këtë, ose broshurën time "Teoria e boshllëkut". James Hutton shkroi një libër në vitin 1795. Dhe njerëzit filluan të mendojnë se toka është miliona vjeçare. Thomas Chalmers shpiku teorinë e boshllëkut duke u përpjekur ta fusë atë në Bibël. Dhe që atëherë kjo është gëlltitur nga të krishterët. Nuk është sipas Shkrimeve. Dhe në 1859 doli libri i Darvinit. Që atëherë të krishterët e kanë pranuar tashmë idenë se toka është miliona vjeçare. Dhe prandaj nuk kishte ndonjë kundërshtim efikas për evolucionin kur ai doli. Të krishterët madje as nuk luftuan kundër teorisë së Darvinit, sepse ata e kishin pranuar tashmë moshën e tokës si miliarda vjeçare. Prandaj dhe unë them se kjo është një herezi tepër e rrezikshme! Dhe sot, 75% e fëmijëve nga shtëpi të krishtera, të cilët shkojnë në shkolla publike do të refuzojnë besimin e krishterë, shumica për shkak të kësaj çështjes së moshës së tokës, për të cilën folëm dje. Si mund ta provojmë se toka nuk është miliarda vjeçare? Edhe Hugh Ross mëson se secila nga ditët janë periudha të gjata kohore. Ai ka dhe një faqe interneti, "Reasons to Believe." Unë debatova me të për tri orë në shfaqjen e John Ankerberg. Ai nuk do të debatojë më; unë jam gati të debatoj kurdo dhe kudo. Ai është një njeri shumë i zgjuar. Jam i sigurtë që ai është një njeri shumë i sinqertë; e do Zotin. Nuk e vë në pikëpyetje këtë. Por ai është gabim në atë që ai beson. Vetëm sepse dikush është i mirë, buzëqesh dhe është shumë i zgjuar, nuk do të thotë se ai ka të drejtë. Krahasojini Shkrimet me Shkrimet. Hetoni Shkrimet; shikoni nëse këto gjëra janë kështu. Te Zanafilla kapitulli 1 thuhet, "Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t’i ndajë ujërat nga ujërat." Atëherë, çfarë është një kupë “qiellore”? Disa njerëz thonë se duhet të jetë dheu, sepse dheu e mban të ndarë ujërat nga ujërat. Jo, nuk është dheu. Lexoni më poshtë në vargun 20, dhe aty thuhet, "shpendët [janë zogjtë] fluturojnë lart mbi tokë, nëpër hapësirën e madhe të kupës qiellore". Zogjtë fluturojnë në kupën qiellore. Zogjtë nuk fluturojnë në dhè. Zogjtë fluturojnë në ajër. Pra, qielli i parë, po na thotë këtu, është atje ku fluturojnë zogjtë. Shkrimi interpreton vetveten. Qielli i dytë është atje ku ndodhet dielli, hëna dhe yjet. Perëndia tha, "Të ketë ndriçues në kupën qiellore". Kjo flet për diellin, hënën dhe yjet. Ky është qielli i dytë. Qielli i tretë përmendet vetëm 1 herë në Bibël, tek 2 Korintasve, kapitulli 12. Apostulli Pal po tregon historinë rreth kohës kur ai ishte afër vdekjes, dhe ai thotë se u rrëmbye deri në të tretin qiell. Tri qiej, të përmendur në Bibël: qielli i parë, ku fluturojnë zogjtë; qielli i dytë, ku janë yjet; qielli i tretë, ku banon Perëndia. Shumë shpejt ne do të shkojmë atje; do të dëgjojmë gjëmimin e një trumpete. Luteranët do të ikin të parët, sepse thuhet, "të vdekurit në Krishtin do të ringjallen të parët." Dhe më pas ne do të kalojmë nëpër Rrugën e Qumështit dhe do të përfundojmë duke shkuar në qiellin e tretë. Shpejt do të shkojmë atje. Psalmi 19 flet për qiejt (shumës) që shpallin lavdinë e Perëndisë: qiejt. Kujtoni që te Zanafilla 1:1, ishte qiell (njëjës). Më pas Ai e ndan atë në tri shtresa: qielli i parë, qielli i dytë, qielli i tretë. "Qiejt shpallin lavdinë e Perëndisë". Vargu 7 thotë, "Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj nga ujërat që ishin sipër saj." Pa prisni pak, po na thuhet vallë që ka ujë mbi vendin ku fluturojnë zogjtë? Psalmi 148 thotë, "Lëvdoni Zotin,...ju ujërat përmbi qiejt." Ndoshta ka akoma ujë atje në hapësirë. Bibla thotë se Zoti ulet mbi shumë ujëra. Ndoshta, e gjithë kjo që shohim, i tërë ky univers me të gjithë këta “pafundësi” yjesh. Ndoshta gjithçka është e rrethuar nga uji. Ky është vargu i vetëm që kam gjetur për të mbështetur këtë teori. Por ndoshta çdo gjë që shohim është brenda një topi qelqi me ujë në bufenë e Perëndisë. që Ai e merr dhe e tund ndonjëherë dhe topat e borës notojnë rreth e qark, e keni parasysh. Perëndia thotë, "Si po ia kaloni atje brenda?" 2 Pjetrit na thotë, "toka doli nga uji dhe u sajua nëpërmjet ujit." Me sa duket, kur Perëndia bëri tokën në fillim, kishte një tendë uji ose akulli sipër në atmosferë. Nuk është më atje tani; ra në kohën e Përmbytjes. Por Isaia na thotë se Zoti ulet në rrathët e tokës. Interesante! Tre mijë vjet më parë, Bibla na thotë se toka është e rrumbullakët. Të krishterët nuk kanë shpallur ndonjëherë se toka është e rrafshët. Disa paganë kanë besuar këtë dhe janë përpjekur t’ua vënë fajin për këtë të krishterëve. Por ne e kemi ditur gjithmonë se toka është rrumbullake. Më pas thotë se "Ai i shtriu qiejt”. 17 herë në Bibël, thuhet se Ai i shtrin qiejt. Ndoshta kjo është arsyeja pse yjet ndryshojnë ngjyrë në astronomi. Dhe njerëzit thonë, "Si vjen drita nga yjet deri këtu?" Oh, e keni mbrapsht arsyetimin. Bibla thotë se Perëndia krijoi tokën në fillim, pastaj yjet. Prandaj pyetja është: Si shkuan yjet nga këtu atje? Jo si erdhi drita nga atje këtu? Për më shumë do flasim në videon #7. Por Ai shtriu qiejt. Interesante! Atmosfera që ne sot marrim frymë ka gjashtë shtresa: troposfera, stratosfera, mezosfera, termosfera, ekzosfera, dhe jonosfera. Ka patur dhe një shtresë të shtatë. Ishte një shtresë me ujë ose akull mbi atmosferën. Nuk e di çfarë ishte, sepse tani nuk është më. Ajo që mund të bëjmë është të nxjerrim një teori për këtë. Kjo teori quhet teoria e shtresës, e cila thotë se ka ekzistuar një shtresë uji ose akulli, ndoshta akulli mbi atmosferën. Unë besoj se ka qenë ndoshta 25 ose 50 cm akull, akull super i ftohtë, e mbajtur në ajër nga fusha magnetike. E dini se si mund të notojë një magnet mbi një magnet tjetër? Ky quhet efekti Mysner. Për më shumë do të flasim në videon #6. Por toka mund ta ketë patur një shtresë akulli të mbajtur pezull në fushën magnetike, e cila mund ta bëjë atë të notojë mbi tokën. Kjo shtresë uji ose akulli do të bllokonte dritën ultravioletë, një pjesë të saj; do të rriste presionin e ajrit. Sot ajri pak a shumë është 160 km i trashë. Do ta shtypte të gjithin poshtë ndoshta nga 16 deri në 32 km dhe do të dyfishonte presionin e ajrit në sipërfaqe. Keni parasysh, kur anijet kozmike ngrihen për në hapësirë dhe largohen, i gjithë shkarkimi nga djegia e karburantit shndërrohet në re akulli. Dhe retë e akullta shkojnë në polin e veriut ose të jugut dhe qëndrojnë pezull atje rreth 80 km mbi Arktik. Re të akullta që qëndrojnë pezull! Nuk bien; ngecin në fushën magnetike, nuk e di se si. Këtu kam një artikull për këtë gjë. Josephus shkroi në librin e tij se hebrenjtë besonin se kur Perëndia e krijoi tokën ditën e dytë, Ai vendosi një kupë qiellore kristalore rreth saj. Një kupë qiellore kristalore? ndoshta akull super të ftohtë. Ajo nuk ishte thjesht një shtresë uji mbi tokën, kishte ujë në koren e tokës. Psalmi 24 thotë, "Zotit i përket toka... Ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë". E shikoni, shumë nga uji që tani është në oqeane ka qenë më parë në koren e tokës. Psalmi 136 thotë se Ai shtriu tokën mbi ujërat. Nuk ka qenë siç është sot. Unë besoj se krijimi origjinal kishte një shtresë uji sipër, ndoshta 25 ose 50 cm akull dhe më pas një shtresë ajri për frymëmarrjen, ndoshta 16 ose 32 km, nuk e di tamam; dhe më pas dhé dhe shkëmbinj për të qëndruar korja e tokës, të cilën e kemi ende sot. Por brenda kores së tokës, kishte ujë. Ky është uji që shpërtheu në sipërfaqe, kur burimet e brendshme u hapën me forcë. Dhe akoma ka shumë ujë në koren e tokës. Përndryshe nuk do të kishim burime me ujë të nxehtë që burojnë nga fundi i oqeanit. Nëse kemi ujë të nxehtë që del çurg nga fundi i oqeanit, nga duhet të dalë ky ujë? Ka vend më të ulët dhe më të thellë se fundi i oqeaneve nga ku dalin këto burime uji të nxehtë?? Mendoj se akoma ka burime të tilla. Për më shumë do flasim në teorinë e pllakave hidrike në videon #6. Unë mendoj se toka ende sot ka të çara, të cilat janë që nga koha e Përmbytjes. Kam dhënë mësime biologjie me vite të tëra. Toka është thyer në pllaka, nuk ka dyshim për këtë. Kam shkuar në Shkarjen e San Andreas, Shkarjen Hayward, Shkarjen New Madrid, Shkarjen Golden. Nuk kanë ndodhur për fajin tim. Nuk ka dyshim, ka të çara në koren e tokës dhe kur ato lëvizin ndërtesat bien. Këto quhen tërmete, ose tsunami që ndodhin nga rrëshqitjet nënujore ose nga rrymat e trazuara. Nuk ka dyshim që toka është e çarë dhe nuk ka dyshim që pllakat lëvizin ende sot. Pyetja është: Kur ndodhi e gjithë kjo? Evolucionistët do t’ju thonë se kjo ndodhi gjatë miliona dhe miliona vjetëve. Ata që besojnë në krijimin thonë: Jo, e gjithë kjo katastrofë filloi në kohën e asaj Përmbytjeje, kur burimet nëntokësore shpërthyen në sipërfaqe. Kjo shkaktoi ato Shkarje, uji doli në sipërfaqe dhe është ende dhe sot. Njëherë po debatoja me një ateist; dhe kur ishte koha e pyetje – përgjigjeve, ky student u ngrit në këmbë dhe tha, "Hovind, ku shkoi gjithë ai ujë i Përmbytjes?" Unë i thashë, "Oh, është akoma këtu." Unë i thashë, "Oqeanët janë shumë të mëdhenj! Ka mjaft ujë në oqeane; nëse do të doje të mbushje sipërfaqen e tokës, ai ujë do ta mbulonte atë me 2,000 m thellësi kudo." Kur fluturova njëherë mbi Paqësor nga Australia, i thashë një personi në zyrën time, "S’e ke idenë sa i madh është Oqeani Paqësor!" Ai ma ktheu, "Oh, kjo është vetëm maja e ajsbergut." Pikërisht kështu! Këto burime ujërash të nxehtë janë provë se ka akoma ujë në koren e tokës që buron përjashta. Ndoshta shumë prej tij ka ikur tashmë, është në sipërfaqe. Por kjo shtresë uji që ka qenë atje gjatë krijimit origjinal e bënte të gjithë tokën si një serë të madhe. Sa nga ju e dinë çfarë është një serë? Ato kanë mure xhami. Nëse jeton në një serë nuk do të kesh ku të ndërrohesh, sepse njerëzit do të të shikonin! Shkencëtarët ende po gjejnë shumë ujë në hapësirë midis yjeve. Ka shumë ujë atje në hapësirë. Interesante apo jo, por për këtë do flasim më shumë më vonë. Dhe tani kanë nxjerrë një teori të re se ndoshta mungesa e oksigjenit i vrau dinosaurët. Mungesë oksigjeni? Pse mendojnë kështu? Në vitin 1993 u zhvillua një simpozium i madh. Një grup shkencëtarësh u mblodhën bashkë të studionin apatosaurët. Dhe thanë, "Njerëz, kemi një problem. Një apatosaur 24 m i gjatë kishte vrima hunde të së njëjtës madhësi me ato të një kali. Si mund të marrë frymë mjaftueshëm një kafshë 24 m e gjatë përmes vrima hundësh të së njëjtës madhësi të një kali?" Ai do të thithte kaq shumë dhe kaq fortë për të marrë frymë, sa që do të merrte zjarr nga fërkimi i shpeshtë, dhe nga vërshëllimi i ajrit, nuk do të merrte dot frymë fare! Me sa duket ata merrnin frymë, sepse skelete dinosaurësh janë gjetur kudo në planet, edhe në Antarktidë dhe Alaskë. Dua të them se dinosaurët jetonin kudo. Prandaj si mund të marrë mjaft ajër një kafshë 24 m e gjatë? Ndoshta sot nuk do të mundte, jo sa për t’u bërë 24 m i gjatë! Por unë mendoj se përpara Përmbytjes, ata kishin këtë shtresë ajri ose uji ose akulli, e cila rriste presionin e ajrit. Plus, ata kishin oksigjen më të pasur. Kur njerëzit shpuan në qelibar (rrëshirë e tejdukshme e fosilizuar)...Sa nga ju e kanë parë filmin, "Jurassic Park"? E keni parasysh, ku shpuan ata për të nxjerrë jashtë gjakun e mushkonjës? Shpesh në qelibar, e cila është një limfë peme e ngurtësuar, ata gjenin flluska ajri brenda. Kur analizuan flluskat e ajrit, zbuluan se ato kishin 50% më shumë oksigjen nga ç’kemi ne sot. Sot ne thithim ajër me 21% oksigjen. Flluskat e qelibarit kanë 32% oksigjen. E dini se po të jetoje në një botë me dyfishin e presionit të ajrit dhe 50% më shumë oksigjen, vetëm të merrje frymë do të ishte fantastike? Adami do të thithte ajër "Uau! Sa qejf." "Eva, le të thithim dhe njëherë ajër." Toka kishte më shumë oksigjen në të shkuarën nga ç’ka tani. Ju fëmijëve, do t’ju mësojnë në tekstet shkollore se toka nuk kishte fare oksigjen në fillim, kur jeta evoluonte, gjë e cila quhet "atmosferë e reduktuar." Këto janë gjepura! Për më shumë do flasim në videon #4 se si filloi jeta. Nuk ka mundësi të ketë evoluar, me oksigjen ose pa oksigjen! Por, nëse dyfishon presionin e ajrit dhe rrit oksigjenin, jo vetëm që hemoglobina jote do të merrte oksigjen, si duhej, por edhe plazma do të ushqehej me oksigjen, që do të thotë se ti mund të vrapoje qindra km, pa u lodhur! Adami dhe Eva nuk kishin nevojë për makinë. Ata mund të vraponin drejt gjyshes. Vetëm se ata nuk kishin një gjyshe. Ose vjehrrë, me që ra fjala...prandaj ishte parajsa, por... Faktikisht, gruaja ime kishte një vjehrrë të shkëlqyer. Por, uh...Unë mendoj se përpara se të vinte Përmbytja gjërat ishin shumë, shumë më ndryshe. Me oksigjen më shumë, ti mund të shëroheshe shumë më shpejt. Sa nga ju e mbani mend bebin Jessica që ra në pus në Texas? 18 muajshe, këmba e saj e majtë rrëshqiti brenda një tubi, këmba e saj e djathtë u fut pas saj, këmbët e saj u shqyen ndërsa ajo rrëshqiste brenda një tubi çeliku më diametër 20 cm. Ajo hyri 6 m poshtë dhe ngeci atje për 2 ditë e gjysëm! Njerëzit shkatërruan të gjithë zonën përreth duke u përpjekur ta nxjerrin jashtë pusit atë foshnjë. Çdo 15 minuta e shikoje në edicionin e lajmeve, ju kujtohet? E dini se bebi Jessica është ende gjallë! Kur më në fund e nxorrën jashtë pusit, shumë pjesë të trupit të saj ishin mavijosur për shkak të mungesës së qarkullimit. Këmba e saj e djathtë ishte komplet e zezë, sepse ishte përdredhur rreth trupit nga mbrapa dhe kishte mbetur mbi fytyrë, duke u shqyer. Një nga doktorët tha që t’ja prisnin këmbën menjëherë! Një doktor tjetër tha, "Hej, përpara se ta presim këmbën fare, le të përpiqemi ta vendosim njëherë vajzën në një dhomë oksigjeni hiperbarike" Ku? Oksigjen hiperbarik! Ata e vendosën Jessica në një nga këto dhomat, e mbushën dhomën plot me oksigjen të pastër, dhe futën brenda deri në dyfishin e presionit normal. Brenda pak orësh këmba e saj u kthye në ngjyrën normale. Ata ndihmuan në qarkullimin e gjakut. Dhe kështu nuk ia prenë këmbën. Atyre iu desh të prisnin gjysmën e gishtit të saj të vogël. Nuk mund të bënin gjë për këtë. Më mirë të humbasësh një gjymtyrë se sa të humbasësh njeriun! Me që ra fjala, e dini si e thërrasin një vajzë me një këmbë më të gjatë se tjetrën? Ilene. Vetëm për një gjë të vogël. Në Pensacola, Florida, ka një dhomë hiperbarike. Kjo në Pensacola mban 30 njerëz njëherë. Shumë spitale po ndërtojnë dhoma të tilla. A ka Qendra Mjekësore e Universitetit të Tennessee një dhomë të tillë? Kanë? Sa e madhe është? Mban 1, 2 apo 3 persona brenda? Oh, një person. Gjermania perëndimore po i trajton pacientët me oksigjen hiperbarik, duke bërë që ata ta marrin veten plotësisht nga hemoragjitë cerebrale. Në Angli trajtojnë sklerozat e shumta. Trajtojnë të gjitha llojet e sëmundjeve me këto dhoma hiperbarike. Në Indi po trajtojnë lebrën dhe kanë arritur rezultate të pabesueshme. Ja një fëmijë që po trajtohet për paralizë cerebrale me oksigjen hiperbaik. Doktorët kanë zbuluar se nëse shtojnë më shumë oksigjen gjatë operacioneve kur personi është nën anestezi, vetëm gjysma e pacientëve marrin infeksion dhe vetëm gjysmës së njerëzve u përzihet; thjesht duke i dhënë pacientit në gjumë më shumë oksigjen. Interesante! Ka një dhomë në Nju Jork ku trajtojnë sëmundjet mendore me oksigjen hiperbarik. "Përdorimi i terapisë hiperbarike si një mjet shërues po rritet," thotë artikulli. Ja një dhomë për një person. E dinit se skuadra e futbollit të Dallasit ka një dhomë hiperbarike? Pse do të donte një dhomë hiperbarike një skuadër sportistësh profesionistë? Sepse ata kanë zbuluar se lojtarët e tyre të dëmtuar shërohen dy herë më shpejt. Nëse ti paguan një lojtar 1.000 $ për minutë për të luajtur me një top, ti do që ai të jetë atje duke luajtur me topin, që ai ta meritojë ato 1.000 $ e tij për minutë. Ja ku është dhe Zak filani nga skuadra e Dolphins. Thonë se, "Rreth tri herë në javë, gjatë sezonit të ndeshjeve, Zaku qetësohet për rreth një orë ose më shumë në një dhomë hiperbarike, në një “çantë” me përmasa 3x1 m të mbushur me oksigjen të pastër që ndihmon trupin të shërohet dhe ndihmon ndjenjën e të qënit mirë. Dhe ti mund të kesh “çantën” tënde hiperbarike, nëse do! Një miku im në Oregon ka një dhomë hiperbarike. Këtu është im bir, gruaja e tij dhe unë në një “bar me oksigjen” në Alaskë. Jo në një bar ku pihet alkool. Unë nuk kam futur ndonjëherë alkool në gojë në jetën time. Por aty ulesh për të ngrënë, dhe thith oksigjen të pastër. Thjesht paguan 5$ dhe thith oksigjen të pastër ndërsa ha drekë. Dhe kur mbaron, ta dini, ndiheni sikur do të shkoni të bëni pazar përsëri. Është një komplot, mund t’ua them me plot gojën! Gjithçka është një komplot që ti të shpenzosh më shumë para. Por ndihesh shkëlqyeshëm. Miku im në Oregon ka një dhomë hiperbarike. Kam qënë atje. Ai më pyeti, "Vëlla Hovind, të pëlqen ta provosh?" Unë i thashë, "Sigurisht!" Dhe ai më futi brenda, më dha një libër të lexoja dhe më tha, "Do ta mbyll derën dhe do të fus brenda ajër sa trefishi i presionit normal." Ata përdorin termat e zhytjes: do të zhytesh deri në 30 metra. Kurse aty je i ulur dhe i mbyllur në dhomë dhe s’ke ku të shkosh. Por është njësoj si të zhytesh në 30 m. Ai më tha, "Tani, do të të lë brenda për 1 orë." Isha atje brenda duke thithur oksigjen të pastër për 1 orë, duke lexuar librin, nën trefishin e presionit normal. Kur ai më nxorri, më pyeti, "Si ndihesh?" Unë i thashë, "Ndihem sikur po vrapoj rreth botës!" Është e pabesueshme! Tani, sa nga ju pleqtë mund t’i bëni gjërat saktë dhe shpejt? E kuptoni për çfarë po flas? Gjëja më emocionuese që ju mendoni është të dremisni pak, një të dielë pasdite, apo jo? Ta dini se në botën para Përmbytjes, nëse do të kishe dyfishin e presionit të ajrit dhe shumë oksigjen, do të ishe plot me energji, gjatë gjithë kohës! Në Japoni një person filloi të kultivonte domate në ambjent me dioksid karboni (CO2) me presion të lartë. E dini, bimët thithin CO2 dhe jo oksigjen. Domatet e tij u rritën më shpejt se normalisht. Ndërsa ishte vetëm 2 vjeçare, bima ishin 4,8 m e lartë dhe prodhonte 900 domate! Bimën e lëvizën në një qendër tregtare dhe ndërtuan një skelë për të mbajtur degë lart. Dhe njerëzit thanë, "Me siguri, kjo mund të prodhojë 10,000 domate." Kjo është një nga bimët e domates! Ajo shkoi deri në 12 m lartësi dhe prodhoi 15,000 domate vetëm nga një bimë. Ishte një bimë domateje e shartuar me qershi. Por përmasat e domateve ishin sa përmasat e një topi bejsbolli. Një person në Iowa u bë kurioz; pse zogjtë fillojnë të cicërojnë një orë përpara lindjes së diellit? Ai zbuloi se cicërima e zogjve është një lloj frekuence që hap poret në qelizat e gjetheve. E keni parasysh, kur e shikon gjethen nga pjesa e poshtme me një xham zmadhues, ajo ka disa vrima të vogla që hapen për të lejuar CO2 të hyjë. Kjo e zgjon gjethen në mëngjes. Ai zbuloi se kjo frekuencë gjendet disi në muzikën klasike. Kështu që ai filloi të luante Beethovenin, Bahun, dhe Shopenin në fushat e tij me misër. Fqinjët e tij mendonin, “Ai është çmendur". Me siguri do ketë shkarë fare, nuk i ka mbetur më asnjë fije tru. Gjithsesi, ata menduan se kishte rrjedhur, deri kur vunë re se misri i tij u rrit deri 4,5 m lartësi. Ai luajti këto pjesë për bimët e tij të kungullit dhe ato prodhuan 5 kunguj për çdo gjethe në vend të një. Ai luajti për pemën e arrës dhe ajo u rrit dy herë më shpejt se normalisht. Patatet e tij u bënë dy deri tri herë më të mëdha se madhësia normale. Pjeprat e tij kishin madhësinë e një topi futbolli. Njerëzit e quajtën këtë "Rritje Sonike”. Është një revistë e mirë e titulluar "Creation Illustrated". Kam një tek ajo tavolina atje. Ka 2 revista mbi krijimin: e rregullta "Creation Magazine;" kjo është vërtet e mirë, dhe kjo "Creation Illustrated," të cilën mund të gjesh dhe në faqen time të web [www.drdino.com] dhe thjesht kliko te pika për të shkuar te "Creation Illustrated." Do të të dërgojnë një kopje falas për ta parë. Kushton vetëm 20 $ në vit, nëse doni të abonoheni, por nëse shkoni në faqen time, drdino, mund të klikoni atje dhe të merrni një kopje falas. Në një numër të kaluar ka një artikull për këtë “Rritjen Sonike", i cili është vërtet i pabesueshëm; e keni tek ajo tavolina këtu. Abonohu për të në drdino.com. Njëherë debatova me Eugenie Scott. Ajo është presidentja e Qendrës Kombëtare për Arsimin Shkencor në Berserkely, Kaliforni. Qendra “kombëtare” është një ndërtesë me disa vitrina dhe 5 njerëz brenda. Qendra Kombëtare për Arsimin Shkencor. Dhe kështu debatova njëherë me Genie Scott. Ajo më tha, "Dr. Hovind, ka 80 shtresa të ndara qymyri në Perëndimin e Mesëm." Ka të drejtë. Më tha, "Nëse sheh sasinë e qymyrit në botë sot, tërë organizmat e ekosistemit, të gjitha bimët e botës sot nuk do të mund të shndërroheshin në kaq shumë hidrokarbure fosilesh". Ajo ka të drejtë përsëri. Ka kaq shumë qymyr në botë sot, saqë po të merrje çdo pemë, gjethe, bar dhe shkurre dhe ta ngjishje, nuk do dilte i gjithë qymyri. Ka sasi shumë të mëdha qymyri në tokë. Unë i thashë, "Genie, ke të drejtë." Ajo më tha, "Nuk e kupton, Hovind, duhet të ketë qënë një hapësirë e madhe kohore që gjithë ky qymyr të shtresohej." Oh jo, jo, jo. Këtu ajo e ka gabim. E kuptoni, ajo shikon botën sot dhe supozon se kështu ka qënë gjithmonë. Qymyri që gjejmë sot në tokë është rezultat i asaj Përmbytjeje, që varrosi botën përpara, kur ekzistonin shumë më tepër pemë. Në Montana është një minierë qymyri me një sipërfaqe prej 16.092 km2, dhe 60 m e trashë. Dikush më tha disa muaj më parë që kanë gjetur një shtresë prej 90 m të trashë. Kjo është një sasi e madhe; shumë e madhe! Dhe shpesh në këto shtresa qymyri janë gjetur gjëra të bëra nga njerëzit. Kjo këmbanë është gjetur brenda një cope qymyri. Kjo poçe metali është gjetur brenda një cope tjetër qymyri. Fundi i një këpuce gjetur brenda një cope qymyri! Më shumë për këtë do flasim në video #6, për formimin e qymyrit. Por Bibla thotë se kishte barëra (bimë) në të gjithë tokën. Nuk ka qënë si është sot. 70% e tokës është nën ujë, për hir të Zotit. Ok, nuk është e mbuluar me bimë. Toka ishte e mbuluar me bimë kur Perëndia e krijoi. E dini që janë gjetur gjethe në Antarktidë? 400 km nga Poli i Jugut, ende po gjejnë gjethe! Sot nuk ka fare pemë në Polin e Jugut. 70% e tokës sot është nën ujë. E dinit se vetëm 3% e kësaj toke është e banueshme për njerëzimin! Shumë vende janë shkretëtirë, të mbuluara me akull, tundra, male më lartësi të mëdha, ku askush nuk mund të jetojë. Tri përqind është e banueshme. Çfarë ne shohim sot, nuk është ajo çfarë Adami dhe Eva pa. Bibla thotë se Ai e krijoi atë për të qënë e banueshme. Prandaj dhe e krijoi! Ndoshta bota para Përmbytjes ishte (thjesht po marr një numër) rreth 80% tokë, dhe vetëm 20% ujë. Oqeanët nuk ishin atëherë! Uji ishte në koren e tokës ose në shtresën lart. Dhe kishte pemë në të dy Polet, përpara se të vinte Përmbytja. Kjo shtresë uji mbi tokë do të shërbente si pengesë për të bllokuar dritën ultra-vjollcë, rrezet X dhe gjëra të tjera të dëmshme që vijnë nga dielli. Dielli, përveç dritës prodhon dhe shumë gjëra të tjera. Prodhon rreze X, rreze gama dhe rreze beta; dhe të gjitha këto rreze vijnë këtu poshtë! Dhe janë shumë të dëmshme për trupin e njeriut. Rrezet X, në veçanti, janë të rrezikshme! Sa nga ju keni bërë ndonjëherë rreze X më parë? Kur isha i vogël kam thyer 9 kocka. Vëllai im theu 21! Ne luanim fort me shokët tanë. Një nga fqinjët e mi qëlloi vëllain e tij në këmbë me një hark. Ai tha, "Nuk e dija se ishte i mbushur." Si nuk mund ta dish që një hark nuk është i mbushur? Uh! Megjithatë, shkon në spital dhe atje t’i heqin të gjitha rrobat dhe të veshin këtë fustanin e shkurtër. Këtë “fustanin” e shkurtër, ku mbrapa është komplet e hapur dhe nuk mund të mbërthehet. Është pak e sikletshme. Më pas të thonë, "Tani, ec përgjatë korridorit, rreth “19 km”, dhe në fund do shohësh dhomën e rrezeve X (Radiografia)." Nëse do t’ja dalësh të shkosh atje, do të të thonë, "Oh, jemi shumë të lumtur që ia dolët. Mund të shtriheni tani në këtë tavolinë?" Dhe ata sapo e kanë nxjerrë tavolinën nga frigoriferi, pak minuta përpara se ju të shkonit atje. Sa nga ju kanë qenë në këtë tavolinë? E dini për çfarë po flas. Është akull e ftohtë. Vendosin këtë makinerinë mbi ju dhe doktori thotë, "Tani, merr frymë thellë...dhe mbaje për pak." Dhe del me vrap jashtë dhomës, me mbrojtësen e plumbit drejt dhomëzës së komandimit. Ti e pyet, "Doktor ejani këtu. Është e rrezikshme kjo makineri?" Ai thotë, "Jo, është e padëmshme." Ju gënjen. Ju e pyesni, "Doktor, si funksionon kjo makineri?" Ai të thotë, "Kur unë shtyp butonin, plumbat e rrezeve X dalin nga ajo makineri; dhe këto plumba do të përshkojnë trupin tuaj si plumbat e një automatiku. Dhe ty do të të mbushim me vrima. Miliarda vrima. Vrima shumë të imta rrezesh X. Faktikisht do të bëjmë një pasqyrim të asaj çfarë ka brenda trupit tuaj, [kjo është arsyeja pse shumë radiologë kanë një perspektivë negative të jetës]; do të të mbushim plot me vrima!" Por ai e di që është e dëmshme një ekspozim i gjatë ndaj rrezeve X. Prandaj ai ka atë mbrojtësen e plumbit dhe prandaj del me vrap jashtë. Ai nuk do të ekspozohet ndaj rrezeve X! Por shumë njerëz nuk e kuptojnë se dielli na godet çdo ditë me rreze X. Edhe tani ne goditemi nga rrezet X! Vetëm betoni pengon rrezet X dhe uji, por kjo çati e kishës nuk i pengon rrezet X. Ato vijnë nëpërmjet çatisë dhe shpojnë tejpërtej trupin tuaj. Dhe ndërsa jeni ulur atje, rrezet X ju godasin; ju nuk mund të bëni asgjë. Pas pak do t’ju them ç’mund të bëni. Dhe lëkura juaj ndjen forcën e plotë të këtyre rrezeve X. Trupi juaj duhet ta riparojë këtë dëmtim. Dua të them se ju riparoni miliona vrima në lëkurën tuaj çdo ditë. Miliona. Dhe pas 50 ose 60 vitesh...ose 70 – 80 me siguri, njerëzit rreth jush fillojnë të vënë re se ti po humbet betejën për kontrollin e dëmtimeve. Lëkura juaj fillon të rrudhet! Ju thoni, "Vëlla Hovind, nuk dua të plakem dhe të rrudhem." OK, nëse nuk doni të rrudheni, ekzistojnë tri gjëra që ju mund të bëni. Së pari, mund të vdisni më shpejt. Së dyti, mund të mbani një mburojë plumbi, ose një çadër betoni mbi kokën tuaj gjithë kohës. Mos e ekspozo veten ndaj rrezeve X. Ose, së treti, mund të bëni çfarë ka bërë Elisabet Tejlor. Sa nga ju kanë dëgjuar ndonjëherë për Elisabet Tejlor, yllin e kinemasë? Dikush më tha vite më parë se ajo ka një vrimë në ballë. Çdo mëngjes ajo e mbush atë me pudër dhe e mbulon me grimin dhe lyerjen. Është shumë e vështirë ta vësh re, por... faktikisht është top sekret! Njëherë isha në një supermarket Wal-Mart, duke parë vërdallë. Prane meje kisha disa revista dhe njëra prej tyre kishte një foto të Elisabet Tejlor në kopertinë. Ajo martohej për të dyzetën herë, apo diçka të tillë. Dhe mendova ta këqyrja këtë punën e vrimës. Kisha dëgjuar për të, por tani doja ta shikoja me sytë e mi. Kështu që nxorra thikën time zvicerane, e cila ka një xham zmadhues dhe mora revistën dhe fillova të vëzhgoja ballin e saj. Njerëzit kalonin pranë dhe më shikonin të habitur. U thashë, "Hej, çfarë problemi keni? Thjesht po shikoj një revistë, nuk e shikoni? Shkoni bëni pazarin!" E pashë për pak kohë dhe në fund e kuptova çfarë vrime ishte. Isha krenar me veten. Kjo zonjë ka patur shumë operacione ndër vite dhe është përpjekur të heqë rrudhat. Hej, shkoni në Wal-Mart (ajo ndoshta martohet përsëri këtë javë); mund të shikoni ndonjë foto të saj. Ju thoni, "Vëlla Hovind, nuk dua të plakem dhe rrudhem." Më vjen keq. Nëse plakeni, do të rrudheni. Mund të bëheni gati për këtë po të doni. Por kjo nuk ndodhte përpara Përmbytjes. Bibla thotë se para Përmbytjes, njerëzit jetonin mbi 900 vjet dhe ndoshta nuk bëheshin me rrudha. Njëherë dikush pretendonte se besonte në krijimin. Ai thoshte, "Njerëzit nuk jetonin vërtet mbi 900 vjet. Ata numëronin çdo muaj si një vit. Ata përdornin kalendarin hënor dhe orët e ditës duhet t’i ndaje në 12 orë." Uau, kjo është një mrekulli më e madhe. Enoku ishte 65 vjeç kur i lindi Methuselahu. Dy nga këta ishin 65 vjeç. Le t’i shohim, pjestuar për 12 – kjo do të thotë se ai ishte 5 vjeç e gjysëm kur u bë baba. Seriozisht, e vë në dyshim, OK. Nuk do ta besoja kurrë këtë. Jo, ata vërtet jetoni 900 vjet. Dhe rriteshin shumë! Këtu është Robert Wadlow, njeriu më i gjatë i këtij shekulli – 2.74 m. Numri i tij i këpucës ishte 37; një njeri shumë i gjatë! OK. Robert Wadlow do të ishte vetëm pak cm më i shkurtër se Goliathi, i cili ishte rreth 2.89 m. Robert Wadlow, në moshën 12 vjeçare ishte skautisti më i gjatë në botë. Ja në moshën 12 vjeçare me shokët e tij skautistë. Këtë gjatësi prej 2.8 m ne do ta konsideronim gjigante, apo jo! Por unë mendoj se përpara Përmbytjes, njerëzit ishin dhe më të gjatë. Këtu kemi skeletin e një burri 3.5 m të gjatë. Të gjatë, jo të lartë. Tani ai është i shtrirë. 3.5 m. Do t’ju pëlqentë të kishit ndonjë prej këtyre në skuadrën tuaj të basketbollit? Universiteti i Tennessee do të ishte kampioni që tani e tutje, apo jo? 3.5 m! Shpesh gratë mërziten me mua. Dhe thonë, "Tani, Hovind, ju thatë se ai ishte skeleti i një burri. Ndoshta ka qënë një grua!" Unë kam dhënë biologji dhe anatomi në shkollë. Ndodh që unë e dalloj ndryshimin midis një skeleti mashkulli dhe një femre. Nuk është te numri i brinjëve. Vetëm Adami kishte një brinjë më pak. Dhe kjo vetëm për një kohë të shkurtër. Sepse vetëm një kockë mund të rritet sërish në trupin e njeriut nëse ti e heq. Brinja juaj e poshtme do të rritet përsëri nëse e hiqni. E keni parasysh, bishti i hardhucës rritet nëse ia pret. Brinja juaj e poshtme do të rritet përsëri nëse e hiqni. Bëni mirë të mendoni se Perëndia e dinte ç’po bënte, dhe e dinte shumë mirë! Por gjithsesi, ka 2 mënyra për të kuptuar ndryshimin midis një skeleti mashkulli dhe një skeleti femre. Një mënyrë është ta shikosh te këmbët. Nëse ato janë drejtuar drejt dyqaneve, është grua! Mënyra tjetër është të shikosh procesin e artikulimit të vendit ku lidhen nofullat. Nëse nyjet atje janë shumë të konsumuara, është grua! Një zonjë tha se kjo ndodh për shkak se ato duhet të na thonë ne burrave çdo gjë dy herë. Ne nuk dëgjojmë herën e parë! Dakord, jemi fajtorë, fajtorë! Njeriu më i gjatë sot është 2.5 m kur është bërë kjo foto. Më kanë thënë se tani është 2.65 m dhe jeton në Ukrainë: një djalosh i gjatë. 2.65 m; duar të mëdha! Këtu ai po mundohet të përdorë një celular. Shumë e vështirë, apo jo! Perandori romak Maksimus ishte 2.62 m i gjatë; 2,000 vjet më parë; prej nga vjen dhe fjala "maksimum". Në Indiana është gjetur një skelet 2.95 m i gjatë. Në qytetin e Virxhinias [Nevada] janë gjetur 2 skeletë 2.74 m të gjatë. Në një varr në një kodër në Luiziana janë gjetur 20 skeletë; të gjithë 2.74 m të gjatë! Në Nevada, në Liqenin Humboldt është gjetur një skelet 3 m i gjatë. Dhe në Guam ekziston një legjendë se gjigantët kanë jetuar në Ishullin e Guam dhe këta gjigantë ndërtuan këta shkëmbinj të mëdhenj “të vonshëm” atje. Në Indiana tetë gjigantë u gjetën dhe varionin nga 2.4 – 2.74 m të gjatë. Ata kishin veshur armatim të rëndë bakri. Muzeu nuk ishte i interesuar për ata. Pse nuk do të ishte i interesuar një muze që të mbante atje skeletë 2.74 m të gjatë? Mos ndoshta se ekziston një teori që thotë se ne kemi filluar të vegjël dhe po bëhemi të mëdhenj? Kjo teori na bën të ndihemi të rëndësishëm, sigurisht. Ne po evolojmë. "Ju do të jeni si Perëndia." Ju po bëheni më të mirë! Mund të jetë që e vërteta është pikërisht e kundërta e kësaj? Njerëzit ishin shumë më të mëdhenj para Përmbytjes, dhe tani po bëhemi më të vegjël? Dhe ndoshta ata po përpiqen ta fshehin këtë! Një skelet 3.65 m i gjatë është gjetur në Lompoc Rancho, Kaliforni. Një tjetër 3.65 m i gjatë është gjetur në Tucson, Arizona. Ky kishte gjashtë gishta dhe një model flokësh në formën e zogut. Kur Cortes shkoi në Meksiko dhe pushtoi një pjesë të saj, njerëzit që jetonin atje thanë, "Oh, në këtë kontinent kanë jetuar gjigantë." Ata nxorrën një kockë nga njëri prej këtyre. Vetëm kocka e kofshës ishte e gjatë sa Cortes! Thjesht kocka e kofshës! Dhe Cortes tha, "Unë jam një njeri me gjatësi normale, por kjo kockë ishte e gjatë sa jam unë në këmbë." Ky është një bllok shkëmbi gjigant. Kush në tokë i lëvizte këto gjëra? Kini parasysh, kjo është një deve përpara tij, sa për përmasa. Kush i priste dhe i lëvizte këto gjëra? Kjo është një kokë sëpate 18 kg. Vërtite pak një vare 5 kg për pak minuta dhe e kuptoni pse pyes veten unë kush do ta vërtiste një kokë sëpate 18 kg. Ky është një gur i krijuar për t’u mbajtur midis gishtit të madh dhe gishtit tregues për të prerë gjërat me cifla. Instituti Smithsonian (institut për kërkime dhe shkencë) është përgjegjës për fshjehjen e shumë prej zbulimeve të njerëzve gjigantë. Ata nuk duan që njerëzit të dinë për këta gjigantë, sepse kjo është kundër teorisë së evolucionit. Kjo kafkë ka qënë në muze në Winnemucca, Nevada deri pak vite më parë, dhe tani e kanë hequr. Tani e kanë lënë në bodrum. Duhet të pyesësh në veçanti për ta parë. Një kafkë e një njeriu gjigant! Këtu kemi një kockë gishti të madh të një njeriu normal; poshtë është kocka e gishtit të madh të një gjiganti. Kjo është pjesë e një skeleti të gjetur në një varr në Turqi, shumë pranë malit Ararat. Qeveria e Turqisë thotë se kanë gjetur varrin e Noeut. Skeleti ishte 3.65 m i gjatë. Kjo do të bënte që kubiti i tij të ishte pak më i madh apo jo? Njerëzit thonë se një njeri dhe tri djem nuk mund të ndërtojnë dot kurrë një anije të përmasave të tilla. Uh, por ju nuk i keni parë ata djem! "Hej trim, ma sill pak atë pemën." "Sigurisht baba, ku e do ta vendos?" Në muzeun tonë kemi një riprodhim të një kocke kofshe nga një njeri që duhet të ketë qënë rreth 3.95 m i gjatë. Kur të takosh një person të tillë, thirre “zotëri". Te tavolina atje është një artikull për këtë, nëse do të lexosh më shumë për këtë njeri. Këto kocka nofullash janë vendosur në vitrinë në një hotel në Turqi; 16.5 cm rreth nyjeve ku lidhen nofullat. Gjithsecili prej jush mund të fusë kokën brenda nofullës dhe të sillet vërdallë me të. Në Wausaukee, Wisconsin kanë gjetur një kafkë njeriu sa trefishi i madhësisë të njerëzve normalë. Është gjetur në një varrezë indiane në një kodër. Në ato ditë ka pasur gjigantë në tokë. Kjo është ajo çfarë thotë Bibla. Ka patur gjigantë këtu. Bibla thotë që ne jemi krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë. Tani, nëse ne jemi krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë, pse paguajmë që t’u mësojmë fëmijëve se ky është stërgjyshi? Cila është e vërteta për njerëzit e shpellave? Në çfarë kategorie bëjnë pjesë njerëzit e shpellave këtu? Dua të them, nëse Bibla është e vërtetë dhe toka është vetëm 6,000 vjeçare, po njerëzit e shpellave? Për këtë do të flasim pas një pushimi të shkurtër. Pas pak, njerëzit e shpellave. FUND i Seminarit 2a – Dr. Kent Hovind - www.drdino.com - Shqip (Albanian) FILLIMI i Seminarit 2b – Dr. Kent Hovind – www.drdino.com – përkthyer në shqip nga Eldian Nasto Në pjesën B të Seminarit 2 do të flasim për njerëzit e shpellave dhe për disa çështje të tjera. Bibla thotë te Zanafilla 1, Perëndia tha: Le ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës tonë. Nëse jemi bërë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, pse i mësojmë fëmijëve që stërgjyshi ishte një majmun? Evolucioni mëson se ne po përmirësohemi dhe ndonjë ditë do të bëhemi perëndi. Faktet tregojnë se ne po përkeqësohemi. Gjërat po shkatërrohen. Ne kemi një ngarkesë të pabesueshme gjenetike. Ne jemi mendërisht dhe fizikisht mangët krahasuar me Adamin dhe Evën. Gjërat nuk po përmirësohen, por në tekstet shkollore mësohet, "Ky është stërgjyshi". Cila është e vërteta për njerëzit e shpellave? Është e mundur për një krijesë të ngjashme me një majmun të kthehet në njeri? Epo, kjo varet çfarë nënkupton me njeriun e shpellave. Ka ende njerëz sot që jetojnë në shpella. Ne nuk i quajmë ata gjysëm-majmun, gjysëm-njeri. Ja ku është këtu njeriu i shpellave më i kërkuar në botë, Osama bin Laden. Ja dhe një ish njeri shpellash. Mendoj se dikush po përpiqet të na bëjë majmun me zor. Ishte parardhësi yt një krijesë si majmun? Nuk mendoj. Le të flasim për disa të ashtuquajtur njerëz shpellash. Mund të flasim me orë të tëra për këtë gjë, por kemi dhe gjëra të tjera për të folur. Njeriu i Nebraskës u përdor për vite me radhë si evidencë për evolucionin. Ajo që u gjend për njeriun e Nebraskës ishte thjesht një dhëmb. Ja ku është i tërë njeriu i Nebraskës...këtu. Një dhëmb! Më pas ndërtuan një njeri të tërë nga ai dhëmb, dhe më vonë i bënë edhe një grua. Duhet të jesh vërtet i zoti të dish ta bësh si ngjante gruaja e tij vetëm nga dhëmbi i tij. Por këta janë profesionistë; mos e vër në pikëpyetje këtë. Ata e dinë për çfarë po flasin. Më vonë zbuluan se dhëmbi në të vërtetë i përkiste një derri. Ja ku është njeriu i vërtetë i Nebraskës! Po njeriu Piltdown, i quajtur kështu sipas gropës me zhavorr ku u gjet, në Piltdown, Angli. Disa morën një kafkë njeriu dhe një nofull majmuni; i bashkuan bashkë dhe mashtruan të gjithë njerëzit e tjerë. Në 1912 zbuluan njeriun Piltdown. E nxorrën në gazetën "New York Times". "Teoria e Darvinit doli e vërtetë nga Njeriu Piltdown." Do të përdorej më 1925 si provë për evolucionin në gjyqin e majmunit Scopes por gjykatësi tha, "Pyetja nuk është, a ka prova për evolucionin; pyetja është a dhunoi ai ligjin e mësimdhënies?" Kështu që ai u shpall fajtor për thyerje ligji. Mësuesi ishte John T. Scopes, këtu afër në Dayton, Tennessee. Por Njeriu Piltdown ishte një mashtrim. Dikush kishte marrë nofullën e një majmuni dhe kafkën e një njeriu, thyen nyjet e nofullave, bënë që të përshtateshin me njëra – tjetrën dhe mashtruan të gjithë njerëzit! Dhëmbët e poshtëm i lëmuan! Për 40 vjet kjo ndodhej në tekstet shkollore si provë për evolucionin. Ishte një mashtrim; mashtrim që u zbulua në 1953. Njeriu i Neandertalit ndodhet ende në tekstet shkollore që përdorni këtu në qytetin tuaj në Knoxville, Tennessee! Por kjo është provuar vite më parë që ai nuk mund të jetë një hallkë lidhëse. Histori e gjatë ajo e luginës Neander, që mori emrin sipas Joachim Neander, i cili shkroi atë këngën, "Praise to the Lord the Almighty the King of Creation". Një njeri shumë i perëndishëm. Më herët në 1856, u gjet një skelet i ngurtësuar. Një njeri i ngurtësuar në këtë luginë (Lugina Neander), dhe ata i vunë emrin njeriu i Neandertalit. Shpina ishte e kërrusur. Epo, majmunët ecin me katër këmbë; dhe njeriu ecën me dy; dhe kur teoria e Darvinit u bë e njohur, ata ngjallën njeriun e Neandertalit dhe thanë, "Oh uau, ndoshta ai ka evoluar dalëngadalë dhe po ngrihet në këmbë." Ata e dinin që në fillim fare, që ai ishte një burrë plak me artrit, i cili ngadalë po kërruset. Ai nuk po ngrihet në këmbë. Ai po bie poshtë, por ende po e mbajnë në tekstet shkollore. Janë gjetur rreth 300 Neandertalë. Trutë e tyre janë më të mëdhenj se tanët. Struktura e tyre kockore ishte pabesueshmërisht e fortë. Ata thanë që kishin aq shumë muskuj, saqë një Neandertal normal mund të ngrinte lojtarin e portës në sportin e hokej dhe ta flakte tutje prapa porte. Fuqi fenomenale e Neandertalëve! 9 artistëve të ndryshëm u dhanë të njëjtën kafkë dhe u thanë, "Si ishte ky kur ka qënë i gjallë?" Morën 9 përgjigje të ndryshme. Ata u thanë, "Si do të donit ju që ai të ngjante? Ne jemi artistë, siç e dini. Do të donit të ishte i ngjashëm me majmunin apo me njeriun? Na thoni si e doni dhe ne do ta bëjmë." Jack Cuozzo, një miku im nga Nju Xhersi, është dentist që prej 32 vjetësh. Ai erdhi dhe foli në konferencën tonë para disa javësh në kampin që kishim në Pensacola. Ai kishte studiuar kafkat e Neandertalit në Evropë. Dhe tha, "Këta Neandertalë janë thjesht njerëz normalë që kanë jetuar në një epokë vërtet të mrekullueshme." E kuptoni, përpara Përmbytjes njerëzit jetonin 900 vjet. Por pas Përmbytjes, jetëgjatësia u shkurtua në 400, më pas në 200 dhe më vonë në 100 vjet; por kjo përsëri është një periudhë e gjatë. Dhe është një fakt i thjeshtë që kreshtat e vetullave nuk pushojnë kurrë së rrituri. Prandaj, nëse do të jetoje 300 apo 400 vjet, kreshtat e vetullave do të vazhdonin të rriteshin akoma! Te njerëzit që i përdorin nofullat e tyre shumë sot, siç janë aborigjenët në Australi, të cilët i përdorin ato si morsetë (ata nuk mbajnë me vete kuti me vegla), kreshtat e vetullave të tyre rriten shumë, për shkak të muskujve përtypës. Muskuli tërhq kockën. Neandertalët janë njerëz më se normalë që kanë jetuar deri 200 apo 300 vjet. Kështu janë. Truri i tyre është më i madh se yni. Ata nuk janë aspak më poshtë se njerëzit normalë! Ata janë thjesht njerëz vërtet të vjetër. Ja ku është një aborigjen atje tutje në të majtë. E shikoni kreshtën e vetullës që del shumë përpara. Kjo vjen nga përtypja ose nga përdorimi i tepërt i muskujve të nofullave. Ka shumë forma të ndryshme kokash. Mund t’i vini në rresht njerëzit në Knoxville, Tennessee dhe të vini në provë evolucionin, thjesht nga forma e kafkës. Shkoni në qytet; do ta kuptoni për çfarë po flas. Ja dhe njeriu Cro-Magnon, që ende përdoret në tekstet shkollore dhe megjithatë ai është një njeri krejt normal. Si është e mundur që ai konsiderohet akoma si hallka lidhëse? Kanë vendosur një të ashtuquajtur homo sapiens si njeri modern. Ai është futur në listën e Cro-Magnon. Nuk është aspak një hallkë lidhëse! Një tjetër që kanë atje tani është Australopithecus africanus. Por ai doli i rremë në 1973. Tridhjetë vjet më parë ka dalë i rremë që nuk është i tillë! Pse e mbajnë akoma në tekstet shkollore si provë për evolucionin? Kanë gjetur Australopithecus afarensis, e njohur më mirë si Lucy. Sa nga ju keni dëgjuar ndonjëherë për Lucy më përpara? Donald Johanson e gjeti Lucy, në 1974, në Etiopi. Kishte shkuar atje me një fond për të kërkuar hallka lidhëse. Dikush i dha atij para, dhe i thanë shko dhe gji një hallkë lidhëse; nëse nuk gjen ndonjë, nuk do të kesh më para. Dy javë përpara se të skadonte granti i tij i parave, ai zbuloi Lucy. Tepër i motivuar, dyshoj; dhe ky po, që do të ishte dyshim tamam, në fije të perit. Lucy ishte 0.9 m e gjatë; sigurisht që ishte një lloj shimpanzeje. Kockat e kafkës i kishte të shtypura plotësisht. Nuk mund ta dalloje fare nga kafka, por kur i bashkuan copat bashkë për tekstet shkollore të fëmijëve tuaj, e bënë gjysëm njeri, gjysëm majmun. I vunë emrin Lucy, sepse kur e zbuluan po këndonin këtë këngën, "Lucy in the sky with diamonds". Një këngë shumë popullore në atë kohë. Këngë e cila ka inicialet LSD, me të cilën ndoshta ishin droguar kur e gjetën këtë gjënë. Por, nyja e gjurit, së cilës në revistën "National Pornographic...Geographic" i kishin vënë etiketën si gjuri i Lucy, në të vërtetë ishte gjetur 2.4 km më larg dhe 61 m më thellë. "National Geographic" i vuri etiketën si gjuri i Lucy. Nuk është gjuri i Lucy! E keni idenë, 2.4 km larg. Ky është komplet një kundërshtim akoma për atë nyje gjuri. Por nyja e gjurit është prova më e mirë që ata kanë se Lucy po bëhej një njeri. Sepse një majmun e ka kërcirin dhe kofshën në vijë të drejtë me njëra - tjetrën. Këmba e një njeriu shkon lart te gjuri dhe merr pak kthesë anësh, sepse ijet tuaja janë më të gjëra se gjunjët. Gjuri i Lucy merrte pak kthesë anësh. Edhe femuri gjithashtu kthehej pak. Dhe Donald tha, "E shikoni, kjo provon se ajo po bëhej njeri." Jo, çdo majmun që ngjitet nëpër pemë e ka femurin të kthyer. Ajo që gjeti ai ishte një majmun që ngjitej nëpër pemë. Nuk është provë se po kthehej në njeri. Ai tha, "Epo, kockat janë paksa më të mëdha se ato të një majmuni normal." Kjo është e vërtetë. Por nuk provon se ai po bëhej njeri. Kockat e një tipi kali Clydesdale janë paksa më të mëdha se ato të një kali normal. Kjo nuk do të thotë se ai po kthehet në kamion, për hir të Zotit, ok. Çfarë gjeti ai, ishte një shimpanze shumë rezistente. Dhe ndoshta shimpanzetë para Përmbytjes, si dhe çdo krijesë tjetër, ishin ndoshta më shumë rezistente, nëse kanë jetuar më gjatë dhe më të shëndetshme. Këtë gjeti ai. Edhe sot ka kuaj të mëdhenj dhe kuaj të vegjël, meqë ra fjala. Kopshti zoologjik i St. Louis vendosi këmbë njeriu në vitrinën e tyre të Lucy. Nuk është gjetur as edhe një kockë, këmbe ose dore. As edhe një. Edhe çdo austrolopitecus tjetër që është gjetur ka gishta këmbe të përdredhur. Profesor Menton në Universitetin e Uashingtonit tha, "Statuja është një përfaqësim tërësisht i gabuar." Kjo është një fjalë shumë e zbukuruar për fjalën gënjeshtër. Unë preferoj fjalë më të shkurtra. Është një rrenë. Drejtori i kopshtit zoologjik tha, "Zyrtarët e kopshtit nuk kanë pse të ulin kokën. Nuk mund të aktualizojmë çdo statujë duke u bazuar në çdo pjesë të re prove. Ne merremi me të tërë statujën dhe me përshtypjen që ajo krijon, dhe ne mendojmë se kjo përshtypje që ajo krijon është e saktë." Bruce, mos po thua se ti do të gënjeje çdo fëmijë që vjen në kopshtin tënd zoologjik vetëm për t’u krijuar atyre një përshtypje që evolucioni është i vërtetë? Po thua se teoria jote është më e rëndësishme se faktet? Saktë. Kur fëmijët shkojnë nëpër këto qendra shkencore dhe kopshte zoologjike i mashtrojnë, dhe i bëjnë të besojnë në këtë teorinë e evolucionit! Edhe në tekstet shkollore ka mashtrime; rreth 60 mashtrime në çdo libër! Për më shumë do flasim në videon #4, "Mashtrimet në tekstet shkollore." Në Afrikë kanë gjetur gjurmë këmbësh njerëzish normalë në një shtresë hiri që ishte ngurtësuar tashmë. Gjurmë këmbësh njerëzish më se normalë! Por këto gjurmë këmbësh në hi u supozuan se ishin 3.750.000 vjeçare. Studiuan këto gjurmë dhe thanë, "Uau, këto gjurmë janë saktësisht si tonat sot." Russell Tuttle, në Universitetin e Çikagos, i studioi me kujdes këto gjurmë. Shkoi dhe gjeti një vend ku njerëzit nuk vishnin kurrë këpucë. Njerëzit atje nuk kishin veshur ndonjëherë këpucë! Dhe ai studioi gjurmët e tyre të gishtave. I bëri ata të vraponin në baltë, të ecnin shpejt në baltë, të ecnin ngadalë në baltë, dhe të kërcenin në baltë. Ai tha se gjurmët e këtyre njerëzve që nuk kishin veshur kurrë këpucë janë tamam si gjurmët e gjetura në Laetoli, Afrikë. Identike. Dhe më pas tha, "Nëse gjurmët e Laetolit nuk do të ishin kaq të vjetra, do të dilnim në përfundimin se ato ishin bërë nga ndonjë njeri gjeni normal." Me fjalë të tjera, po t’i kishim bërë më mirë llogaritë, do të mendonim se një njeri i ka bërë këto! Epo, si ta dinim më mirë këtë? "Oh, sepse shkëmbi është shumë i vjetër." Ky është një shembull sesi teoria e evolucionit është një pengesë për logjikën normale dhe kërkimin shkencor. Është një nga pengesat më të mëdha për shkencën. Nuk është pjesë e shkencës. Është kundër-produktive për shkencën. Dhe "National Geographic" vendos tipare të përziera njeri/majmun në këto krijesa që ecin nëpër këtë shtresë hiri. Kini parasysh se asnjë kockë nuk është gjetur. As edhe një. Nëse gjen gjurmë këmbësh njerëzish më se normalë, si do të justifikoheshe duke vendosur krijesa si majmun, me lëkurë të errët, që ecin në vizatimet e tua? Dhe nëse do të isha një amerikano-afrikan, do të mërzitesha që ata gjithmonë përdorin ngjyrën e zezë për lëkurën e këtyre hallkave lidhëse! Tamam për të të ofenduar, e keni parasysh, lëkura më e zezë ka evoluar më pak! Këtë gjë po përpiqen të thonë këtu. Po këtë ndarjen e gishtit të madh pse e kanë shtuar? Vini re që gishti i madh është tepër i ndarë nga të tjerët në fotografi. E kanë bërë me qëllim sepse është një problem shumë serioz të kalosh nga një këmbë majmuni në një këmbë njeriu. Majmunët kanë gishtin e tyre të madh më të ndarë nga të tjerët, tamam si gishti i madh i dorës. E kanë kështu sepse ata mund të varen në një degë peme edhe me këmbët e prapme. Ne s’e bëjmë dot këtë! Nëse do të ushtrohesh në këtë pikë, të sugjeroj të fillosh praktikën tek një degë e ulët. Sepse do të vrasësh kokën. Por këtu kemi "dy-këmbësh 4 milion vjeçar." Dhe u dhanë këtyre të ashtuquajturave hallka lidhëse këmbë njeriu. Sepse këmba është një problem serioz për evolucionistët. Charles Oxnard e studioi Lucy dhe tha, "Kockat e Lucy përfaqësojnë një kafshë që nuk është në një linjë me njerëzit." Nuk është një hallkë lidhëse. Ai bëri një analizë të ndryshueshme të kockave në kompjuter. Ja ku janë këto krijesa, këto krijesa të vogla si majmun që ecin drejt në këmbë ende gjallë sot në Sumatra. Lucy mund të përfaqësojë një kafshë që është ende gjallë sot. Njeriu Peking u përdor për vite me radhë si provë për evolucionin. Çdo gjë u zhduk gjatë Luftës së Dytë Botërore; por më pas u gjet një shpellë, me disa kafka majmunësh të shtypura brenda. Kafkat ishin copëtuar fare, dhe aty brenda gjetën dhe disa vegla njerëzish. Dhe ndonjë shkencëtar brilant tha, "Uau, këta majmunë po mësojnë si të bëjnë vegla." Oh po, dhe po i praktikojnë në kokat e tyre. Kjo është e bukur. Këtu mbaje. Kurse për 10 skeletët njerëzish normalë që gjetën në të njëjtën shpellë nuk i thanë askujt. Skeletë njerëzish. Duhet ta dini, që në disa kultura njerëzit kanë qejf të hanë trutë e majmunëve. E keni parë filmin "Indiana Jones"? Gjetën një shpellë ku njerëzit po hanin majmunë. Aty ata bënin dhe festa gjithashtu, ose gjëra të ngjashme. Nuk është një hallkë lidhëse. Homo erectus është ende nëpër tekstet shkollore. Homo erectus quhej më parë njeriu Java dhe më pas e ndryshuan atë në Pithecanthropus erectus, dhe tani e quajtën Homo erectus. Është gjetur nga Dr. Dubois, një anatomist hollandez, që shkoi në Indonezi qëllimisht për të gjetur hallkat lidhëse. Punësoi disa të burgosur që të shkonin të gërmonin për të. Ai as nuk ishte atje, kur ata e gjetën këtë. Çfarë gjetën ata ishte pjesa e sipërme e kafkës së një majmuni, tri dhëmbë njeriu, dhe një vit më vonë, një kockë kofshe 15 m më larg. Dubois i bashkoi të gjitha bashkë dhe tha, "Këtu kemi një hallkë lidhëse." Ti as nuk di t’i përshtatësh bashkë këto kocka kafshësh. Tri dhëmbë, një kockë kofshe, dhe pjesën e sipërme të kafkës së një majmuni! Kjo do të përdorej edhe në 1925 si provë për evolucionin në gjyqin e majmunit Scopes. Njeriu Java! Anatomisti i famshëm Virchow tha, "Për mendimin tim, kjo krijesë është një kafshë, një gibon gjigant në fakt. Kocka e kofshës nuk ka as lidhjen më të vogël me kafkën." Dubois e fshehu faktin se kishte gjetur dy kafka njerëzish në të njëjtën zonë. Ai i fshehu ato nën krevatin e tij në tokë, si Edgar Allen Poe; e dini atë poemën, "Zemra llafazane” Vetëm se kjo ishte "koka llafazane”. Nuk ka asnjë provë sesi njeriu ka evoluar. Prova e fosileve për evolucionin e njerëzve është fragmentare. Prova e fosileve për evolucionin e shimpanzeve gjithashtu mungon. Nuk ka prova sesi shimpanzetë evoluan. Dhe akoma kemi artikuj për evolucionin nëpër revista. "Ku po shkojmë?" Jua them unë. Po shkoni drejt e në ferr nëse nuk pranoni Krishtin. Kaq e thjeshtë është. Nuk do shumë mend. Në Spanjë do të bëhej një ekspozitë e madhe për njeriun Orce. O-r-c-e, njeriu Orce. Do të bënin një festë të madhe për zbulimin që i kishin bërë njeriut Orce. Deri kur zbuluan se ajo ishte në të vërtetë një copë nga një fragment kafke gomari, 4 muajsh. Ky do të ishte hallka lidhëse. Brinjës së një delfini iu vu emërtimi si një “klavikul njerëzore" në një muze për një kohë të gjatë, derisa dikush tha, "Uh, kjo është brinja e një delfini jo klavikula e një njeriu." Njeriu Hobbit ishte zbuluar këtu në 2004. Ai ishte një njeri i vogël, tepër i vogël. Ndoshta rezultat i një shkurtabiqi mikrocefal dytësor. Thjesht një njeri normal, rreth 1 m i gjatë! Njerëz të tillë ka ende dhe sot vërdallë në planet. Ekziston një libër i mirë për të ashtuquajturit njerëzit e shpellave, nëse ke dëshirë të dish më shumë. Nëse ty po të mësojnë këto gjëra në shkollë, merr librin e Marvin L. Lubenow, "Bones of Contention" (Kockat e pretendimit) Libër i shkëlqyeshëm, vendos gjithçka në perspektivë për ty. Hallka e vetme lidhëse që unë mund të gjej është pikërisht lart, midis veshëve të këtyre njerëzve. Më kuptoni, diçka mungon! Disa nga këta profesorë e kalojnë të gjithë kohën e tyre të lirë duke gërmuar në tokë, duke kërkuar kocka. Edhe qeni im bën të njëjtën gjë, por ne nuk i detyrojmë taksapaguesit të paguajnë pagën e tij kur ai vepron kështu. Tani shumë shtete kanë ligje, të cilat kërkojnë që tekstet shkollore të jenë të sakta. Florida ka një ligj të tillë; Kalifornia gjithashtu; Teksas, Uiskonsin, Alabama. Ligji thotë se tekstet shkollore duhet të jenë të saktë. Minnesota thotë, "Mësuesit nuk duhet ta anashkalojnë ose ta shtrembërojnë qëllimisht materialin e lëndës." Por tekstet shkollore të Minnesotës ende mësojnë të gjitha këto gjëra si prova për evolucionin, në një kohë kur të gjitha gjërat me rreth të kuq janë provuar se nuk mund të jenë hallka lidhëse. Meqë ra fjala, tekstet shkollore në Minnesota (dhe në shumë vende të tjera tani) në vend që t’i thërrasin njerëzit "homo sapiens", si i kemi thirrur deri tani, ata i quajnë "homo sapiens sapiens." Uau, ç’do të thotë kjo? Epo, sapiens do të thotë "i ditur". Pra, ne jemi njeriu i ditur, i ditur. E shikoni, Bibla thotë, "Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë." Dhe nëse mendon se gjyshi yt lëkundej në një pemë, i varur në bishtin e tij, je budalla, plotësisht budalla. Ky tekst shkollor thotë, "Ai është babai i ne të gjithëve." Ah, ky është budallallëk. Ti nuk e di se ai është gjyshi i të gjithëve. Ti gjen kocka në tokë dhe nuk e di se ai është gjyshi i të gjithëve. Thuhet nga Smithsonianët, "Mamaja e të gjithë gjitarëve". Nëse gjen kocka, ti nuk e di nëse është mamaja e gjithçkaje. Më kuptoni, nëse gjeni një fosil në tokë, gjithçka që ti di është që ai ka vdekur. Ti nuk mund ta provosh se ka patur ndonjë fëmijë dhe sigurisht nuk mund të provosh se kishte fëmijë të ndryshëm. Dhe pse do të mendoje se një kockë që ti ke gjetur në tokë mund të bënte diçka që kafshët sot nuk mund ta bëjnë, pra, që të bëjë diçka ndryshe dhe jo një pjellë të ngjashme me veten? Asnjë fosil nuk do të vlente si provë për evolucionin në një gjykatë. Atëherë ku mund ta përshtasim “Epokën e Gurit” në Bibël? Ka patur ndonjëherë ndonjë Epokë Guri? Menjëherë pas Përmbytjes Noeu nuk mund t’i thoshte nipit të tij të shkonte në dyqan dhe të blinte një lopatë. Nuk kishte dyqane dhe magazina. Atëherë njerëzimi ishte shkatërruar o njerëz. Ata dolën nga arka dhe panë se gjithçka jashtë ishte shkatërruar. Duhej ta rindërtoje totalisht qytetërimin. Në atë kohë kishin një situatë si ajo e “ishullit Gilligan". Kishte dhe shumë njerëz të zgjuar. Ndoshta, "ishulli i Gilligan" nuk kishte shumë njerëz të zgjuar. Ndoshta vetëm një. Kështu që atyre iu desh të rindërtonin gjithçka nga zero dhe duhej të bënin vegla guri. Sepse ato janë më të shpejta sesa të gërmojë për të gjetur mineral hekuri, ta shkrije atë dhe të bëje një vegël prej hekuri! Më kuptoni, ndërkohë që ty do të të duheshin tri javë për të bërë një sëpatë, ti do të kishe vdekur nga uria. Prandaj atyre iu desh të bënin vegla guri. Dhe njerëzit që janë përjashtuar nga shoqëria udhëtojnë vërdallë në tufa apo grupe të vogla duke ndjekur kafshët që migronin. Dhe nuk do të dëshironin të mbanin me vete vegla guri 25 kg. Është më shpejtë të bësh veglat e tua prej guri në vend. Ndjek mamuthët derisa t’i kapësh (ose buajt) dhe pastaj shpejt bën veglat gati. Vret buallin ose mamuthin, e ther, dhe më pas i lë veglat aty për të shkuar në një vend tjetër. Dhe ne sot gjejmë këto vegla guri dhe themi, "Uau, shikoni këtë majën e kësaj kokës së shtizës." Uau, me formë të përsosur, e krijuar bukur; ky person që e ka bërë paska qënë i zgjuar; i përkiska një qytetërimi të avancuar! Më pas gjejnë kokën e një shtize që duket paksa jo e saktë, e keni parasysh. Nuk është fort e mprehtë. Dhe thonë: Uau, ky person paska qënë pre-human, jo aq i zgjuar. Ndoshta kjo të krijon një përshtypje komplet të gabuar për njerëzimin. Ndoshta ajo që nuk duket shumë e saktë është bërë nga ndonjë person që e ka patur me ngut, sepse mamuthi po i ikte. Ai thjesht nuk kishte kohë të ulej dhe të luante me majën e shtizës së tij për një orë. Ai do që ta qëllojë mamuthin tani, pa i ikur. Prandaj mund të jetë një shembull se sa kohë ata i kanë kushtuar kësaj vegle. Dhe jo një shembull i inteligjencës së tyre, dakord? Jo vetëm njerëzit jetonin më gjatë përpara Përmbytjes, por edhe kafshët jetonin më gjatë. Dhe rriteshin më shumë. Ndoshta shumë më shumë. Këtu kemi një rinoceront pa bririn, 5.5 m të gjatë. Një rinoceront i madh! Njerëzit thonë që ai është një kafshë prehistorike. Jo, e dinit që fjala "prehistorik" as nuk ka ekzistuar fare, deri 100 vjet më parë? Në qendrën tonë shkencore ne koleksionojmë fjalorë të vjetër. Nëse keni ndonjë fjalor të vjetër nga vitet 1700 ose 1800, do të kishim dëshirë t’i kishim. Unë kam një fjalor nga viti 1766; fjala "prehistorik" nuk është atje. Kam dhe një fjalor nga viti 1860; as aty nuk ekziston fjala "prehistorik". Pra, kjo fjalë, "prehistorik" nuk ka ekzistuar në vitin 1860. Ja dhe një fjalor i vitit 1892; fjala "prehistorik" nuk është as këtu. E shikoni, ka gjëra që janë para Përmbytjes, por nuk ka gjëra të tilla si "prehistorike". Ne kemi historinë që nga dita e parë, "Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën." Nuk mund të ketë gjë përpara saj. Prandaj nuk ekzistojnë gjëra "prehistorike". Por përpara se të vinte Përmbytja, kjo shtresë uji rriste presionin e ajrit, gjë e cila bën që gjërat të sillen shumë ndryshe. Bën që insektet të rriten shumë më shumë. Më kuptoni, insektet janë të kufizuara në madhësi, bazuar në sasinë e oksigjenit që ato mund të marrin. Insektet që jetojnë në ujëra me shumë oksigjen bëhen 1,000 herë më të rënda se ato që nuk jetojnë në ambjente të tilla. Ka të bëjë me sipërfaqen (fizike) në raport me vëllimin trupor. Pa ju mërzitur juve për gjysëm ore, sa më i madh të jetë një insekt aq më shumë sipërfaqe (fizike) do të ketë ai. Por jo krahasuar me vëllimin e tij. Sipërfaqja, në raport me vëllimin, pakësohet. Siç mund ta shihni dhe grafikun këtu. Kështu, ndërsa një insekt bëhet më i madh, nuk ka lëkurë të mjaftueshme. Sepse insektet marrin frymë përmes lëkurës së tyre. Megjithatë, përsëri janë gjetur fosile insektesh gjigante; si kjo pilivesë me një hapje krahësh prej 1.3 m. Si do ta godisje një prej këtyre që fluturonte me një shpejtësi prej 110 km/orë? Ai do të ta thyente xhamin e parë të makinës dhe kofanon dhe do të vinte të ulej bashkë me ty në vendin e parë. Në këtë planet janë gjetur pilivesa të mëdha të fosilizuara. Sot ato kanë një hapje krahësh prej 10 – 13 cm, d.m.th, jo shumë të mëdha. Para Përmbytjes, ato ishin të stërmëdha. Buburrecat rriten goxha sot. Ne i rrisim ato në muzeun tonë në Pensacola; buburreca fërshëllyes nga Madagaskari. Por a kishe dëgjuar se janë gjetur edhe buburreca gjigantë? Fosile buburrecash 45 cm të gjata. Në ato ditë nuk thërrisje Orkin! Duhet të thërrisje Gardën Kombëtare që të vinin dhe t’i shfarosnin ato, dakord? Është gjetur një fosil gjigant shumëkëmbëshi 2.6 m i gjatë. Janë gjetur karkaleca të fosilizuar me një gjatësi prej 60 cm. Me njërin prej tyre mund të shtyje një vakt. Një merimangë e madhe e fosilizuar me një hapje këmbësh 0.9 m të gjatë; janë gjetur fosile bimësh si bishta macesh 18 m të gjata. Një gomar 2.75 m i lartë, nga Teksasi, sigurisht. Çdo gjë është më e madhe në Teksas. Gjitarë gjigantë të ngadalshëm kanë jetuar në këtë planet. Ty do të të thuhet se ata kanë ekzistuar miliona vjet më parë. Jo, nuk është kështu; kanë ekzistuar thjesht përpara se të vinte Përmbytja. Janë gjetur buaj me hapje brirësh deri 3.7 m. Drerë më brirë 3.7 m të gjata. Disa nga ju, gjuetarë drerësh, tani po mendoni, "Uau, ai do të dukej bukur në mur!" Sa nga ju do dilnit vërdallë dhe do të përpiqeshit të qëllonit babain e Bambit? Jini të ndershëm. Ja më në fund! Mirë, mirë, dhe pastaj ta hanit. Janë gjetur gjithashtu fosile kangurësh 3 m të lartë, dhe një fosil wombat (gjitar i vogël australian) sa një makinë Mini. Këtu kemi fosilin e një derri indi që ka qënë 680 kg. Një derr i madh indi. Janë gjetur zogj 4 m të lartë. Këtu kemi vezën e një aepyornis (zog gjigant i zhdukur tashmë). Ajo prapa saj është veza e një struci, e cila është gjithashtu e stërmadhe. Janë gjetur fosile të një pate prehistorike që ishte e lartë sa një elefant dhe peshonte gjysëm toni. Si do të donit ta kishit atë për darkën e Falenderimeve? I thoni Timit të vogël për këtë patë! Janë gjetur fosile kastorësh 2.4 m të gjatë. Këtu është një person që mban një nofull të një kastori rreth 2 – 2.5 m i gjatë. Ja dhe një kastor 2 m i gjetur në Ohio. E kuptoni, nëse përpara Përmbytjes kanë ekzistuar pemë të mëdha, duhet të ekzistonin gjithashtu edhe kastorë më të mëdhenj për t’i brejtur ato. Perëndia mbante gjithçka në balancë atëherë. Salamandrat sot shkojnë nga 12 – 20 cm gjatësi. E dinit se janë gjetur fosile salamandrash që kanë qënë 2 m të gjata? Duke rritur presionin e ajrit do të thotë se në ujë futet më shumë gaz dhe peshqit duhet të marrin frymë në ujë, përmes flegrave të tyre. Prandaj nëse do të kishe më shumë gaz në ujë nga presioni i madh i ajrit, me këtë, peshku bëhet dhe më i madh. Dhe mund të zësh më shumë peshq për metër kub. Sot, nëse një peshkaqen ka një dhëmb rreth 2.5 cm të gjatë, kjo tregon se peshkaqeni është ndoshta rreth 4.5 m i gjatë. E dinit se janë gjetur fosile dhëmbësh peshkaqeni, që tregojnë se peshkaqenët shkonin deri në 25 m gjatësi në këtë planet? Mund të imagjinoni dot një peshkaqen 25 m të gjatë? Filmi "Jaws" (Nofullat) kishte një peshkaqen 7.6 m të gjatë. Duhet të përdorësh “Morsetat” si karrem për të kapur ndonjë prej këtyre peshkaqenëve të stërmëdhenj përbindësha. Dr. Baugh po rrit piranja në një akuarium me një fushë të fortë magnetike përreth tij. Thjesht duke rritur fushën magnetike ndodh diçka, sepse piranjat e tij janë 4 herë më të mëdha se normalet. Kur rriste miza frutash në një dhomë hiperbarike, ato jetonin 10 herë më gjatë se normalisht. Thjesht duker rritur presionin e ajrit! Nëse kombinon presionin e ajrit, rrezet e diellit të filtruara dhe fushë më të fortë magnetike, ndoshta do të kesh kushtet e Kopshtit të Edenit. Deri tani ndoshta kemi humbur këto tri gjëra. Apo ndoshta më tepër. Breshkat rriteshin mjaft. Në të majtë është një breshkë e madhe. Kocat e detit janë gjetur 3.2 km mbi nivelin e detit. Koca deti 3.3 m të gjata, që peshojnë 270 kg, janë gjetur 3.200 m mbi nivelin e detit në malet e Andeve! Kur njerëzit janë ngjitur në malin Everest, kanë gjetur molusqe të ngurtësuara atje në majë. Gjëja interesante për këto molusqe është se ato ishin kthyer në gur dhe ishin të mbyllura. Thjesht dua të vë në dukje se mali Everest është shumë larg nga plazhet, para së gjithash. Rreth 700 km larg plazhit dhe molusqet nuk i ngjisin kollaj malet. Dhe kur një molusk ngordh, ai hapet! Mund të ecësh përgjatë bregut të detit dhe të gjesh miliona guacka deti. Me zor do të gjesh ndonjë të pahapur, dhe nuk do t’i gjesh kurrë të mbyllura nëse kanë ngordhur. Ato hapen menjëherë. Si është e mundur që në majë të malit Everest gjen molusqe të mbyllura të ngurtësuara? Unë mendoj se ka patur një Përmbytje; por nuk mendoj se Përmbytja ka qënë mbi malin Everest. Mali Everest nuk ka qënë atëherë. Psalmi 104 na thotë se malet u ngritën gjatë pjesës së fundit të Përmbytjes. Majat e maleve u formuan gjatë fundit të Përmbytjes. Ndoshta ishte si rezultat i çarjes së kores së tokës që u hap dhe shpërtheu lart në copa. Dhe copat do të ngriheshin lart dhe lëkundeshin para dhe mbrapa. Për të gjithë këtë do të flasim në videon #6. Zvarranikët nuk rreshtin kurrë së rrituri. Është fakt i thjeshtë. Shumë nga zvarranikët nuk rreshtin kurrë së rrituri: ata rriten gjatë gjithë jetës së tyre. Njerëzit rreshtin së rrituri. Kur je 16 ose 18 vjeç, do të ndalosh së rrituri, të paktën vertikalisht. Disa rriten horizontalisht më pas. Por zvarranikët nuk rreshtin kurrë së rrituri. Ç’do t’i ndodhte një zvarraniku nëse e vendos atë në Kopshtin e Edenit dhe e lë të jetojë deri në 900 vjet? Do të kishe një hardhucë të madhe – një hardhucë vërtet e madhe! Dinosaurët ishin hardhuca të mëdha që jetonin me Adamin dhe Evën përpara se të vinte Përmbytja. Mund të marrësh këta kameleonët Jackson tani në dyqanin ku shiten kafshë. Si do të dukej ai po të peshonte rreth 15 ton? Ndoshta ndonjë lloj tribrirëshi. Dinosaur do të thotë hardhucë e tmerrshme, dhe dinosaurët jetonin me njerëzit gjatë gjithë kohës. Njerëzit thjesht i quanin ndryshe atëherë, dhe për më shumë për dinosaurët do të flasim në videon #3. Janë gjetur bashkë kocka dinosauri dhe kocka njerëzish. Kocka dinosauri janë gjetur në të njëjtën shtresë shkëmbore si këto duar njerëzish të fosilizuara. Kocka dinosauri dhe kocka gjitarësh janë gjetur bashkë! Këtu kemi një gur Inka që tregon një njeri të hipur mbi një dinosaur. Dr. Baugh ka disa gurë të tillë në muzeun e tij. Ne në muzeun tonë kemi tetë gurë të tillë Inka. Mendoj se kemi koleksionin më të madh në Amerikë të këtyre gurëve Inka nga Peruja. Shumë prej tyre kanë të gdhendur dinosaurë. Më shumë për këtë do të flasim në Seminarin 3, për dinosaurët dhe Biblën. Gjurmë dinosauri dhe gjurmë njerëzish janë gjetur bashkë në Glen Rose, Teksas. E di që ka një kundërshtim për këtë. Unë kam qënë atje 5 herë. Kam dëgjuar të gjitha kritikat për këtë, dhe kam shkuar vetë atje për ta kontrolluar. Por shkoni në Dallas, Teksas, shkoni 45 milje (72 km) në jug për në Glen Rose. Dhe do të gjeni se lumi Paluxy rrjedh përmes këtij qyteti të vogël. Ai është plot me gur gëlqerorë. E gjithë zona është gëlqerore, pak a shumë si këtu në Knoxville. Ai lum i pret përmes këto shtresa gëlqerore. Në vitin 1908 ndodhi një përmbytje. Lumi ecte me 5 m për milje, por kjo përmbytje ishte e pabesueshme. Mendoj se ishte 9 m mbi nivelin e zakonshëm të përmbytjeve ose diçka e ngjashme. Thjesht një përmbytje e habitshme në 1908. E shkëputi fundin e shtratit të lumit, dhe e hoqi shtresën gëlqerore. Një shtresë gëlqerore prej 0.6 m u shkëput. Poshtë saj ishte një shtresë tjetër gëlqerore, dhe kur lumi u tha verën tjetër, njerëzit zbuluan atje qindra gjurmë dinosaurësh. Gjurmë dinosaurësh. Ai vend quhet Parku Shtetëror i Luginës së Dinosaurve (Dinosaur Valley State Park). Ka një libër te tavolina atje, nëse do të lexosh më shumë për këtë. Me daltë nxorrën shumë prej këtyre gjurmëve dhe i çuan në muze për t’i ruajtur që të mos gërryheshin nga lumi. Hoqën blloqe të mëdha në vitet 1930 dhe i vendosën nën skeletët e dinosaurve. Gjurmët janë të mëdha. Ja një fëmijë i vogël që po bën banjë në njërën prej tyre. Por shpesh në këtë zonë janë gjetur edhe gjurmë njerëzish bashkë me gjurmë dinosaurësh. Gjurmët e njerëzve dhe të dinosaurve bashkë! Mund të kalojmë gjithë ditën duke folur për këtë. Janë shkruar me mijëra raporte për këtë. Disa e besojnë dhe disa jo. Ja një shteg gjurmësh njerëzish që kryqëzohen me një shteg gjurmësh dinosauri. Dhe gjurmët e njerëzve, disa prej tyre, janë numër goxha i madh. Shpesh, rastësisht ato janë gjetur brenda gjurmëve të dinosaurve. Epo, nëse vrapon nëpër baltë për t’i shpëtuar Përmbytjes, është e logjikshme që ai është vendi i duhur ku duhet të shkelësh, tamam aty ku dikush tjetër ka shkelur. Është tamam si të ecësh përmes borës së trashë. Dhe mendoj se shumë njerëz krijojnë ide të gabuara. Ata mendojnë se Noeu hyri në arkë, filloi shiu dhe të gjithë njerëzit vdiqën në 10 minutat e para. Ndoshta u deshën 6 muaj për të vrarë gjithçka në këtë planet. Ata do të vraponin duke kërkuar një vend më të lartë. Uji vazhdonte dilte. E kuptoni, shiu zgjati 40 ditë, por Bibla thotë se uji vazhdoi të dilte për 150 ditë rresht. Sepse shumica e ujit vinte nga brendësia e kores së tokës, përmes burimeve të thellësive. Shiu nuk bëri gati asgjë për Përmbytjen. Ishte uji nga brendësia e tokës që shkaktoi Përmbytjen. Ndoshta u deshën 6 muaj për të vrarë gjithçka. Prandaj atyre iu desh të vraponin; kur dallga bie, ata do të vraponin për të gjetur një vend më të lartë. Dhe shumë shpejt, iu desh të luftonin me njëri – tjetrin për këto vende të larta, që po bëheshin gjithmonë e më të rralla. Por gjurmët e këmbëve janë të një madhësie goxha të madhe. Ne shesim forma të derdhura si këto, nëse ke dëshirë të kesh një. Mund ta gjeni në faqen tonë të internetit www.drdino.com Mund të shikosh gjurmë këmbësh njeriu me numër 60. Njëherë kishim një person të bëshëm që u përpoq ta mbushte atë; por nuk mundte. Numri i këmbës së tij ishte 46. Njerëzit nxorrën shtresa shkëmbore dhe gjetën akoma më shumë gjurmë nën shtresën gëlqerore të patrazuar. Njëra nga gjurmët më pas u sharrua tërthorazi te gishtat e mëdhenj. Panë kokrrizat e fundit dhe mund ta shikoje ku ishte shtypur poshtë, pasi kishte ndryshuar linjat e petëzimit. Di që ka argumenta për këtë. Kam lexuar, besoj, çdo gjë për këtë temë. Sigurisht që kam lexuar shumë. Jam shumë i sigurt se ato janë të pranueshme. Gjurmët e këmbëve kanë një hap prej 1.8 deri 2.1 m distancë. Kjo do të kërkonte që një njeri gjigant të bënte këto hapa me distancë 1.8 deri 2.1 m gjithmonë. Një miku im ishte atje kur po zbulonin këto gjurmët. Ai më shkroi këtë letër. Tani ai është një ndihmës pastor në Kishën Baptiste Jugore në Arizona. Ai më tha, "Dr. Hovind, unë jam rritur në Glen Rose. Kam qënë gjatë një gërmimi me Dr. Carl Baugh, ...ne ndoqëm gjurmët e një njeriu pranë gjurmëve të një dinosauri. Dukej sikur njeriu dhe dinosauri po ecnin bashkë. NOVA TV ishte atje për të filmuar gërmimin. Atje ishte edhe një evolucionist, i cili po debatonte me Dr. Baugh gjatë gjithë kohës. NOVA nuk filmoi shumë nga gjurmët ose gërmimin tonë, por intervistoi evolucionistin. Ai u tha atyre se nuk kishte parë asgjë aty që të hidhte poshtë evolucionin. Çfarë ai nuk u tha kamerave, ishte që ai kishte refuzuar të kthehej në anën tjetër dhe të shikonte gjurmët ku ne po punonim." "Kur gjenim një gjurmë, njerëzit i binin shpatullave atij dhe i thonin, 'Uh, zotëri, duhet të shikosh këtë,' dhe ai thoshte, 'Jo, nuk dua ta shoh.' Ai qëndroi i kthyer me kurriz përkundrejt gërmimit dhe gjurmëve kur bënte këto deklarata. NOVA e dinte se ky njeri nuk i kishte parë gjurmët, por nuk thanë gjë për këtë." E shikoni, NOVA, me sa duket është e përkushtuar ndaj një teorie të quajtur evolucion, dhe çdo gjë që është kundër teorisë thjesht nuk duhet të transmetohet në TV. Pikë! Teoria duhet të mbrohet nga kritika. Një person tha, "Epo, nëse kanë gjetur gjurmë këmbësh njeriu dhe gjurmë dinosauri, kjo provon se ka ekzistuar një dinosaur me këmbët si të njeriut." Epo, kjo po që qënka një mënyrë brilante për t’i parë gjërat, apo jo? Një tjetër shembull ku evolucioni është një pengesë për kërkimin shkencor! "Epo, ata që besojnë në krijimin pohojnë se njerëzit dhe dinosaurët kanë jetuar në të njëjtën kohë. Nëse ky pohim shumë i rëndësishëm do të ishte i vërtetë, emrat e zbuluesve të tij do të gjëmonin gjatë korridoreve të kohës, si individë që bënë një nga zbulimet më të famshme të shekullit 20." Vetëm në qoftë se nuk do të kishte patur një terr mediatik, kjo do të ishte e vërtetë. OK? Ka shumë libra të mirë për këtë. Gjithashtu gjetën një çekiç, një çekiç të fosilizuar njerëzor... një çekiç të bërë nga njeriu. Njerëzit thanë, "Nuk ka patur hekur përpara Përmbytjes." Oh, sigurisht që ka patur. Bibla thotë se Tubal-kaini ishte një krijues i çfarëdo lloj veglash prej bronzi dhe hekuri. Mund të marrësh një kopje të atij çekiçi nëse do ta mbash mbi tavolinën tënde të punës. Kontrollo katalogun tonë në faqen tonë të Web-it, www.drdino.com. Kjo këmbanë është gjetur brenda një cope qymyri. Ata e njihnin hekurin dhe metalet përpara se të vinte Përmbytja. Ishin tmerrësisht të zgjuar. Fëmijëve tuaj do t’u mësojnë në shkollë se kolona gjeologjike përfaqëson historinë e tokës, dhe se epoka e karbonit është kur është formuar qymyri. Këto janë gjepura. Qymyri u formua në kohën e Përmbytjes, sepse bota u varros. Kanë gjetur një zinxhir ari brenda një cope qymyri në vitin 1881 në Illinois. Kjo poçe hekuri është gjetur gjithashtu brenda një cope qymyri. Kjo gjë është gjetur brenda një shkëmbi solid që supozohet se është 600 milion vjeçar. Këtu jam unë në Nampa, Idaho, duke mbajtur atë që quhet imazhi i Nampa-s. Një shpues i mirë gjeti këtë kukull të vogël rreth 100 m poshtë, kur po shponte për një pus. Ndoshta një kukull para Përmbytjes. Kjo gjë si bateri është gjetur në Irak; mendohet se është bateri 2,000 vjeçare. Që para shumë kohësh njerëzit e njihnin elektricitetin. Egjiptianët dinin për elektricitetin. Ata e dinin si të galvanizonin gjërat. Punëtorët gjetën kocka njerëzish dhe një kokë shtize bakri në një damar minerali argjendi. Vegla guri të përparuara janë gjetur në një minierë ari në Kaliforni. Po gërmonin në mes të malit, për një pus në një minierë qymyri, nën shtresa llave që mendohet se janë 55 milionë vjeçare. Dhe atje brenda gjetën këto veglat e bëra nga njeriu! Profesor Holmes nga Instituti Smithsonian ishte një nga kritikët më të zhurmshëm të gjetjeve në Kaliforni. Ai tha, "Ndoshta, nëse profesor Whitney do ta kishte vlerësuar plotësisht historinë e evolucionit njerëzor, sa kuptohet sot, ai do të kishte hezituar të shpallte përfundimet, pavarësisht rreshtimit madhështor të dëshmisë." Mos po thotë se ai nuk duhet ta kishte shpallur këtë gjetje, sepse është kundra një teorie? Këtë gjë po thotë? Kjo është pikërisht ajo që po thotë ai. Dhe njerëz, unë po ju them, ka njerëz që janë kaq të përkushtuar ndaj asaj teorisë idiote të evolucionit, saqë do të bllokonin në mendjen e tyre ose nga printeri, nëse do të mundeshin, çdo gjë që është kundra saj. Ata e mbrojnë teorinë me zjarr fetar. Instituti Smithsonian është shumë përgjegjës për fshehjen e shumë provave kundër evolucionit. Në 1950 Thomas Lee nga Muzeu Kombëtar i Kanadasë gjeti vegla guri në një depozitë zhavorri. Problemi ishte se depozitimi i zhavorrit ishte datuar rreth 65,000 deri 125,000 vjeçar. Kjo është një epokë tepër e hershme për Kanadanë që të popullohej. Kështu që, drejtori i muzeut u përjashtua nga puna, sepse refuzoi të përjashtonte nga puna atë që e kishte zbuluar. Tonelata fakte shkencore u zhdukën në koshat e plehrave të magazinës. Zbulimi duhet të zhdukej. Do të kishte detyruar rishkrimin e gati të gjithë librave që kishin të bënin me këtë. "Ne nuk mund të të mbajmë ty, që gjen diçka e cila është kundra teorisë tonë, sepse të gjithë librat që kemi printuar flasin se sa e mrekullueshme është kjo teori. Dhe tani, ti do të na bësh të rishkruajmë të gjithë këta libra; prandaj je i përjashtuar nga puna." Kjo monedhë u gjet nga një shpues i mirë në Illinois mbi 30 m nën sipërfaqe. Kurrë nuk u analizua. Përmbytja e varrosi botën atëherë. Perëndia, jo vetëm që u tha atyre çfarë të bënin dhe si të jetonin para Përmbytjes, por Ai u tha atyre dhe çfarë të hanin. Ai u dha atyre një dietë të përsosur. Perëndia tha: Dua që të hani bimët. Fëmijë, hajini perimet, frutat dhe farat (Zanafilla 1:29). Ne nuk veprojmë kështu sot. Ne hamë hamburgera, patatina dhe pijmë Koka Kola. Perëndia tha të hanim frutat, perimet dhe farat. Kur ha frutin duhet të hash dhe farën. Kur ha një pjeshkë, haje dhe farën e saj. Do thuash që fara është e fortë. Çaje me një çekiç. Fara është brenda bërthamës, ok. Dhe meqë ra fjala, është një libër i mirë. Një zonjë pa seminarin tim, u entuziazmua, filloi dietën e Kopshtit të Edenit dhe bëri një kthesë rrënjësore në shëndetin e saj. Më pas, shkruajti një libër për këtë, duke ndjekur dietën e Edenit. Nëse do ta lexosh, titullohet "Your Right to Be Beautiful". Por, duhet të hani farat. Fillimisht sigurohuni të keni fara të rritura në mënyrë organike, dhe jo nga ato të rritura me steroide dhe pesticide. Farat përmbajnë një substancë të hidhur që quhet cianid. Kjo do t’ju japë një rrudhë që do të zgjasë rreth 1 orë e gjysëm. Disa nga ju të moshuarit më shikoni sikur doni të më thoni, "Rrudhë, rrudhë, për çfarë është kjo? Hej, më kujtohet kjo." Babai im më thotë, se po plakem kur vij vërdallë nëpër dhomë për t’i dhënë gruas një puthje, dhe më pas harron për çfarë ka ardhur. Epo, ti po plakesh baba. Por këto fara përmbajnë një vitaminë të quajtur B-17, e cila është gjysëm cianid. Ti do thuash, oh, ky është helm. Oh jo, nuk është kështu! Hidrogjeni është shpërthyes; pyetini njerëzit që kishin hipur në Hindenburg. Ata e zbuluan. Dhe oksigjeni ndihmon djegien. Tani, cili nga ju kur është i vetëdijshëm do të spruconte hidrogjen dhe oksigjen në zjarr për ta shuar atë? Çdo zjarrfikës në botë! Çfarë del nëse përzien hidrogjenin dhe oksigjenin? Ujë. Natriumi është helmues, klori është helmues. I përzien bashkë dhe del kripa, e cila është e mrekullueshme. Kështu edhe cianidi i gjetur në farat përzihet me benzaldehyde (C6H5CHO). Të dyja janë helmuese, por bashkë janë të padëmshme. Deri në momentin kur godasin një qelizë kanceroze! Është një libër për këtë temë që quhet "World without Cancer". Ka dhe shumë faqe interneti për këtë temë, nëse doni të lexoni më shumë. Ka shumë gjëra dhe në faqen time të internetit, www.drdino.com. Në Pakistanin verior ekziston një fis njerëzish të quajtur Hunza. Njerëzit e këtij fisi Hunza nuk sëmuren kurrë me kancer. Kur u zbulua ky fis, mosha e tyre mesatare ishte 160 vjeç. Ky fis ndodhet në një nga luginat atje lart në malet Himalaja. Kjo çoi në legjendën Shangri-La. Sa nga ju kanë dëgjuar për luginën Shangri-La, luginën ku jetohet përgjithmonë? Ata nuk është se jetojnë përgjithmonë, por vetëm kanë jetuar shumë gjatë. Ushqimi i preferuar i njerëzve Hunza janë farat e kajsisë. Sot ata jetojnë mesatarisht deri 90 vjet. Ata kanë patur shumë kontakte me shtete të tjera në botë. Por farat e kajsisë janë shumë interesante. Njerëzit atje marrin farat e kajsisë, i shtypin dhe nxjerrin vaj prej tyre. Me këtë vaj ata lyhen dhe gratë nuk bëhen me rrudha. Ata duken vërtet shumë të pashëm në moshën 70 apo 80 vjeçare. Njerëzit Hunza i hanë farat e kajsisë ashtu si ne hamë kikirikët. I kanë shumë qejf; dhe asnjëherë nuk sëmuren me kancer. E dini se njerëzit që trajtohen me terapi ushqimore për të kuruar kancerin kanë një përqindje më të madhe mbijetese. Nuk është se mbijetojnë të gjithë, e kuptoj, dakord. Por kjo sjell një mundësi 10 herë më të madhe për të jetuar, sesa trajtimi me terapi tradicionale. Ka shumë libra të mirë për këtë temë. Jason Vale mëson se duhet të hani farat e kajsisë për të kuruar kancerin. Dhe ai ka thënë, "Kanceri nuk mund të mbijetojë në trupin e një personi që konsumon farat e kajsisë." Jason Vale thjesht rekomandoi që njerëzit të hanë farat e kajsisë. Dhe e arrestuarn dhe e futën në burg. Është ende në burg, sepse u tha njerëzve të hanin farat e kajsisë. Sepse Agjensia për Mbikëqyrjen e Ushqimeve dhe Ilaçeve do që njerëzit të marrin drogë për t’u bërë mirë, dhe jo të hanë fara. Sepse ata nuk mund të vënë rregulla për farat. Nuk mund të bëjnë para prej tyre. Gjithçka ka lidhje me paranë, kini parasysh. " Follow the yellow brick road” (Ndiqni shtegun me pllaka të verdha), (ar) shtegu i parasë. Për vite me radhë marinarët vdisnin nga një sëmundje e tmerrshme e quajtur skorbut. Marina britanike humbi një milion marinarë për shkak të saj. A e dini si e kuruan njerëzit këtë sëmundje? Me vitaminën C. Ata as nuk e njihnin fare vitaminën C. Ata thjesht e dinin se po të haje limona, nuk do të sëmureshe me këtë sëmundje. Prandaj dhe i quajtën këta njerëz “të limonizuar” (zhargon: detar britanik – shënim i përkthyesit), apo jo? Merrni limona me vete! Shumë sëmundje që kemi sot janë për shkak të mungesës së një vitamine. Ty nuk të vret ajo që ha. Të vret ajo që nuk ha. Nëse nuk merr mjaftueshëm vitamin B, do të sëmuresh me distrofi muskulare, pelagra (sëmundje çrregulluese e sistemit nervor nga mungesa e niacinës B3 – C6H5NO2), apo strabizëm. Të gjitha këto janë sëmundje për shkak të mungesës së vitaminave. Bibla thotë se Perëndia i dha njeriut të hante barishte dhe bukë për forcuar zemrën e tij. E dinit se buka të forconte zemrën më parë? Por mos harroni një gjë, "dashuria për para është rrënja e gjithë të këqijave." Njerëzit e dinin këtë vite më parë, se nëse do hiqje vitaminën E (lecithin – lipide fosforike), dhe acidet e yndyrshme omega-3 (njerëzit i heqin ato nga gruri dhe e bëjnë bukën me miell të bardhë), buka mund të duronte për muaj me radhë. Por njerëzit filluan të vdisnin nga ataku i zemrës, frymëmarrja dhe probleme me qarkullimin e gjakut. E shikoni, është formulë e thjeshtë: sa më e bardhë të jetë buka, aq më shpejt do të vdesësh. Nuk është se buka e bardhë ju vret. Nuk ju vret buka. Më kuptoni, Perëndia bëri bukën për të forcuar zemrën tuaj. Mbani mend se Bibla flet për "bukën tonë të përditshme." Por njerëzve që bënin bukën për ta shitur, u erdhi në majë të hundës që gjysma e saj shkonte dëm nëpër rafte dhe nuk mund ta shisnin. Kështu që iu desh të shpiknin një mënyrë që buka e tyre të duronte më shumë dhe të rrisnin përfitimet. Gjithçka ka të bëjë me paranë. Ndiq shtegun me pllaka të verdha. Ekzistojnë dy filozofi për shëndetin. Njëra është e bazuar në evolucionin dhe thotë se trupi juaj nuk është asgjë tjetër veçse elementë kimikë që u bashkuan rastësisht, gjatë miliarda viteve. Kështu që për të trajtuar sëmundjet, duhet të marrësh më shumë kimikate. Kjo quhet terapia e drogës. Nëse ke dhimbje koke, ti thua "Doktor, kam dhimbje koke." Dhe ai të thotë, "Merr një aspirinë." Pa prit pak tani. Çfarë e shkaktoi dhimbjen tënde të kokës? Ishte mungesë aspirine që shkaktoi dhimbjen e kokës? Vuan gjë nga mungesa e aspirinës ti? A nuk po trajton në të vërtetë simptomën dhe jo shkakun? Mendohu për këtë. Kur nget makinën në autostradë dhe të ndizet drita e vajit në makinë, ke dy mundësi. Gji problemin dhe rregulloje, ose stako dritën që është ndezur. Ti thua se nuk do ta stakoje kurrë dritën. Do të ishte budallallëk. Po, e di se do të ishte budallallëk. Drita nuk ëshë problemi; drita po përpiqet t’ju tregojë për një problem. Dhe, besoje ose jo, dhimbja jote e kokës nuk është problemi yt. Dhimbja juaj e kokës po përpiqet t’ju tregojë për një problem. Ndoshta mungesë magneziumi ose ndoshta proteinash, nuk e di. Por shumica e drogave që ne marrim sot janë thjesht për të stakuar dritat. Ato nuk zgjidhin problemet. Ato thjesht shërojnë simptomat. Dhe shpesh kjo është e nevojshme. Unë nuk jam kundër drogave gjithmonë, por unë po ju them njerëz, që ne jemi çmendur. Kompanitë farmaceutike nuk fitojnë kur ti je mirë, dhe dashuria për para është rrënja e gjithë të këqijave. Shumica e sëmundjeve janë sëmundje mungesash. Ti ke mungesë të ndonjë vitamine, ose minerali, ose vaji. Ka 16 lloje vitaminash, 60 lloje mineralesh dhe 3 lloje vajrash që trupi juaj ka nevojë çdo ditë. Furnizohu me këto. Ekziston një libër i mirë nga Bill Sardi, që është një mik imi nga Kalifornia, i titulluar "The Power of Healing, The Power of God". Aktualisht nuk gjendet te ajo tavolina atje, por ti mund ta porositësh. Mund të studiosh më shumë për shëndetin, ose të kesh librin tjetër, "The Bible Prescription for Health and Longevity" nga Bill Sardi. Dhe përpara se të entuziazmohesh për fluorin në ujin tënd, ndoshta dëshiron të dish të vërtetën për fluorin që njerëzit hedhin në sistemin tonë të ujit të pijshëm dhe sa i rrezikshëm është ai. Në vitin 1845, një doktor në Vjenë, Austri, u tmerrua sepse 30% e grave që lindnin fëmijë në spitale vdisnin. Tridhjetë përqind! Doktori vuri re se doktorët që ekzaminonin trupat e grave që vdisnin, më pas, pa i larë duart e tyre, shkonin të ekzaminonin një nënë tjetër që priste fëmijën e saj. Ata nuk i njihnin në atë kohë organizmat mikroskopike. Por Dr. Semmelweis insistoi që doktorët në spitalin e tij të lanin duart e tyre pasi ekzaminonin një trup të vdekur. Përqindja e vdekjeve ra në 2%. E di ndokush çfarë i ndodhi dr. Semmelweis për shkak të zbulimit të tij të madh? E pezulluan nga puna. Tri spitale njëri pas tjetrit e përjashtuan nga puna. Në fund fare ai përfundoi në një psikiatri ku një pacient e vrau. Vetëm sepse insistoi që të laheshin duart! 3.000 vjet më parë në librin e Levitikut, Perëndia i kishte thënë Moisiut t’u thoshte njerëzve që kur prek një trup të vdekur, je i papastër. T’i lanin duart dhe trupat e tyre, përpara se të preknin dikë tjetër. Perëndia e ka thënë këtë 3.000 vjet përpara se shkenca ta kuptonte. Filozofia tjetër për mjekësinë bazohet në krijimin, që thotë se trupi juaj është projektuar nga Perëndia. Dhe Ai na dha ushqimin për nevojat tona: vitaminat, mineralet, etj. Quhet terapia e të ushqyerit. Më shumë për këtë temë kemi në serinë tonë të videove të quajtur "Bibla dhe Shëndeti". Shikojini ato nëse doni të mësoni më shumë për këtë temë. E kuptoni, përqindja e njerëzve që vdesin çdo vit ngaqë hanë barishte është zero. Çdo vit tri njerëz vdesin nga marrja e vitaminave. Çdo vit 320 njerëz vdesin nga marrja tej mase e drogave (ilaçeve). Rreth 9.000 njerëz vdesin nga sëmundje të lidhura me ushqimin. Dhe çdo vit 90.000 deri në 110.000 njerëz vdesin nga marrja e drogave (ilaçeve) sipas recetave të doktorëve. Këtu nuk përfshihen ata që marrin ilaçe sipas recetave të gabuara të mjekëve! Këta janë ata njerëz të cilëve doktorët u thonë të marrin këto ilaçe, ata i marrin dhe vdesin. Gati dyfishi i atyre që vdiqën në luftën 10 vjeçare të Vietnamit vdesin çdo vit nga ilaçe sipas recetave të duhura. Ekzistojnë dy filozofi qeverisjesh. Më shumë për këtë do flasim në videon #5. Njëra bazohet në evolucionin që thotë se ligjet vijnë nga opinionet e njerëzve. Të drejtat sigurohen nga qeveria, dhe qeveria duhet të jetë siguruesi i plotëfuqishëm i mirëqënies dhe çdo gjëje tjetër. Kjo quhet demokraci. Demokracitë janë forma të rrezikshme qeverisjeje. Ato gjithmonë bëhen diktatura; dhe gjithmonë njerëzit flasin për këtë kujdesin botëror të shëndetit. Epo, 70 deri 80% e të gjitha kostove për kujdesin e shëndetit në Amerikë vijnë nga probleme të shkaktuara nga vetja. Nëse do të marrësh drogë, të pish alkool dhe duhan, është puna jote. Por nëse do që unë të paguaj për këtë kur sëmurem, ky është problemi im. Nëse kemi kujdes shëndetësor botëror, pse nuk kemi edhe kujdes botëror për automjetet? Dua të them këtë, që kur ti e përplas makinën tënde me një pemë, qeveria të ble ty një makinë të re. Ecën mbrapsht dhe e gërvisht makinën tënde me diçka tjetër. Hej, s’ka problem. Qeveria do ta rregullojë këtë punë. E shkatërron motorin e makinës tënde sepse ke harruar të ndërrosh vajin. S’ka problem. Qeveria do ta rregullojë këtë punë. Pse nuk kemi kujdes botëror për shtëpitë? Do ta kuptoni këtë nëse keni qënë ndonjëherë pronar i një shtëpie dhe e keni dhënë atë me qera. Sa nga ju e dinë për çfarë po flas? Qeramarrësit nuk kujdesen për të si kujdesen pronarët, apo jo? Dhe kur është përgjegjësia jote për t’u kujdesur për shëndetin tënd, ti do të kujdesesh. Dhe kur ke blerë një makinë, nuk do ta përplasësh me një pemë dhe të qeshësh më pas. Do të qash kur do të godasësh pemën. Filozofia tjetër e qeverisjes bazohet në krijimin, që thotë se ligjet vijnë nga Krijuesi, të drejtat janë të patjetërsueshme dhe qeveria duhet të jetë e kufizuar. Kjo quhet një republikë. Për më shumë në videon #5. Mund të flasim 2 orë për këtë. Zanafilla 1:30, dhe do të mbarojmë këtu. Perëndia tha, "Dhe çdo kafshe të tokës, çdo zogu të qiellit, dhe çdo gjëje që lëviz mbi tokë dhe ka në vetvete një frymë jete, unë i jap çdo bar të gjelbër si ushqim." Po thua se gjithçka që jetonte në tokë përpara se të vinte Përmbytja hante barishte? Tamam kështu! Ju thoni, vëlla Hovind, shikojini ato dhëmbë. Ajo krijesë është një mishngrënëse! Jo, ai është një ari panda. E dinit se dhëmbët e peshkaqenëve nuk tregojnë për krijesa mishngrënëse? Ja një dre në Kinë. Quhet dreri i ujit. Mund ta shikosh dhe në internet, drerin e ujit. Ka dhëmbë si të një tigri dhëmbë-shpatë. Shikoni një dhëmb si shpatë dhe, uau, ajo krijesë është mishngrënëse. Jo, është vegjetariane, ok. Po ky? Ky po që është mishngrënës! Shikoji ato dhëmbë të mprehtë, Hovind. Jo, më vjen keq, ai është një lakuriq nate që ha fruta. Po ky? Ai është mishngrënës! Jo, ai është një majmun vegjetarian. Njëherë një luan refuzoi të hante mish gjatë gjithë jetës së tij; jetoi deri 11 vjeç. Përdorej nëpër filma si aktor. Në fund u vra aksidentalisht në skenën e një filmi. Ai refuzoi të hante çdo lloj mishi. Pasi Përmbytja mbaroi, Zanafilla 9, Perëndia e bekoi Noeun dhe djemtë dhe u tha atyre të shumoheshin. Dhe vërtet, kështu ndodhi. Ja ku jemi ne sot. Perëndia tha, "Dhe frika dhe tmerri juaj do të ushtrohet mbi të gjitha kafshët e tokës..." E dini cili ishte ndryshimi i parë pas Përmbytjes? Kafshët filluan të kenë frikë nga njeriu. Më parpara nuk i kishin frikë. Tani filluan ta kenë frikë. Ndryshimi i dytë pas Përmbytjes, Perëndia tha, "Noe, çdo gjë që lëviz dhe ka jetë do t’ju shërbejë si ushqim." Tani mund të hani mish, dhe për këtë shkak ka shumë vuajtje sot në botë. Kafshët vuajnë që ne të hamë. Dhe s’ka aspak problem të hash mish. Por Perëndia krijoi një botë të përsosur dhe njeriu e shkatërroi atë. Njeriu solli vdekjen dhe mëkatin në këtë botë. Pali tha, "Por unë e di [kjo tregon se ai është nga jugu] që vuajtjet e tashme..." Ka vuajtje sot në botë? Shumë. E gjithë bota rënkon dhe mundohet në dhimbje. Çarls Darvin tha, "Jam i hutuar. Nuk kisha qëllim të shkruaja si një ateist, por ka kaq shumë padrejtësi në botë." Ai nuk mund ta kuptonte pse Perëndia bëri një botë me vuajtje. Çarls, Perëndia nuk e krijoi botën me vuajtje! Por Çarls Darvini mendoi se "nga lufta për uri, natyrë dhe vdekje vjen objekti më madhështor, që ne jemi të aftë ta përfytyrojmë." Prit pak. Çarls, po thua se lufta, uria dhe vdekja janë ato që na ngrenë në një nivel më të lartë? Pikërisht këtë po thotë, dhe pikërisht këtë mëson dhe evolucioni sot. Asgjë nuk ka ndryshuar. Vdekja është heroi i komplotit të evolucionistit. Bibla thotë, Perëndia krijoi një botë të përsosur. Njeriu e shkatërroi atë. Me anë të një njeriu mëkati hyri në botë, dhe me anë të mëkatit, vdekja. Ishte faji i Adamit. Ti nuk mund të bësh fajtor për një makinë të shkatërruar prodhuesin e saj. Dërgoji një foto të makinës së shkatërruar prodhuesit dhe thuaji, "Pse ke ndërtuar një makinë të tillë?" Nuk i ngjante aspak kësaj kur doli nga fabrika. Sot, njerëz, ne po jetojmë në një kosh plehërash. Mua më pëlqen të jetoj në planetin Tokë, dhe Knoxville është një vend i bukur; por unë po ju them, njerëz, kjo nuk është asgjë krahasuar me çfarë Adami dhe Eva panë. Është një kosh plehërash, por Perëndia do ta kthejë sërish si ishte. Një ditë "ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin; viçi, luani dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë." Një fëmijë i vogël të luajë me një leopard ose luan? "Hej mami, shiko çfarë kotele të madhe gjeta. Mund ta mbaj këtë kotelen, mami?" "Sigurisht shpirt, merre kotelen e madhe në oborr dhe jepi bar të hajë." Ti mund të thuash, "Hovind, luanët nuk hanë bar." Oh, një ditë do të hanë. "Luani do të hajë kashtë si lopa." Një person në Kanada më dërgoi një video me arinj në oborrin e tij që hanin bar për 2 orë rresht. Asgjë tjetër, veç bar. Bibla thotë se fëmija do të vdesë në moshën 100 vjeçare. Dhe të krishterët do të sundojnë dhe mbretërojnë me Krishtin për 1.000 vjet. Nuk ka mjaft Shkrime për të qënë vërtet dogmatik, por me sa duket do të jetë një hapësirë kohore prej 1.000 vjetësh, që do të vijojë pas fundit të kësaj epoke, kur, nëse je i shpëtuar do të jetosh këtu për 1.000 vjet. Me çdo gjë që do të jetë kthyer si më parë, me kushtet e Kopshtit të Edenit! Fëmijë, ju do të keni dinosaurët tuaj shtëpiakë. Do të jetë fantastike. Më pas Ai do të bëjë qiej të rinj dhe një tokë të re. Isaia 65, 2 Pjetrit 3, qiej të rinj, tokë të re! Zbulesa 21, qiell i ri, tokë e re. Ju as nuk mund ta imagjinoni si do të jenë këto. Sigurisht as unë. Bibla thotë, "Ato që syri nuk ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe as kanë hyrë në zemrën e njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan Atë." Perëndia ka planifikuar gjëra për fëmijët e Tij, të cilat ti as mund t’i imagjinosh. Do t’ju jap një mundësi të mendoheni dhe më pas do ta mbyllim dhe do të shkojmë të hamë drekë. Ky është spektri elektromagnetik. Unë kam dhënë fizikë. Këtë duhet ta fus diku këtu. Ky përmban të gjitha gjatësitë e ndryshme të valëve: valë radio, mikrovalë, duke përfshirë edhe një copër tepër të vogël të quajtur dritë, spektrin e ngjyrave: E kuqe, portokalli, e verdhë, jeshile, blu, blu e errët, dhe vjollcë. Sytë tuaj janë në gjendje t’i shohin këto ngjyra. Por kjo është vetëm një copë e vogël e një spektri gjigant. Imagjinoni sikur Perëndia do t’ju jepte sy të tjerë kur të shkoni në qiell. Dhe të jeni në gjendje të shikoni të gjithë spektrin. Kjo do të thotë se do të ketë ngjyra të tjera të reja. Jo hije të reja të këtyre ngjyrave; po flas për ngjyra krejt të reja. Prandaj dhe parajsa duhet të jetë shumë e madhe. Është tamam për dollapet e grave. Gruaja ime do më thotë, "Zemër, a shkon kjo me këtë?" Unë do t’i them, "E dashur, këtë nuk do të mund ta kuptoja kur isha në tokë." Asaj do t’i duhet të numërojë kravatat që përshtaten me kostumet e mia, sepse unë nuk e di çfarë më shkon me çfarë. Së dyti, për mua nuk ka problem. Unë thjesht dua të vishem. Do ta sajosh të lutem? A ka ndokush tjetër që ndihet si unë për këtë? Ju thoni, "Unë nuk e di çfarë shkon me çfarë. Thjesht përshtati për mua." Ja më në fund. Mamaja ose gruaja juaj thotë, "Kjo nuk shkon." Epo, si do ta di unë këtë? Ku është libri i rregullave për këtë? Hej, imagjinoni sikur shkojmë në Parajsë dhe Perëndia na jep sy të rinj që të shohim të gjithë spektrin. Dhe ne do të jemi në gjendje të shohim tingujt që dalin nga instrumentat muzikorë. Tani, ne vetëm mund t’i dëgjojmë. Si do të ishte sikur t’i shikoje ose t’i nuhasje? Ah...C maxhori u zhduk. Luaje përsëri. Po sikur të merrnim veshë të rinj që të dëgjojnë të gjithë spektrin? Si do të ishte sikur të dëgjojë ngjyrat, ose t’i nuhasje apo t’i shijoje ato? Uau, blu, uau! Ne kemi vetëm 5 shqisa, njerëz. Ndoshta ka të tjera më shumë. Po nëse Perëndia do t’i merrte këto 5 dhe t’i shumonte në maksimum, ne do të ishim gjithë kohës, përjetë, duke shëtitur në parajsë, dhe duke thënë "Uau, e ke shijuar këtë? Provoje këtë. Uau." Kompjuteri i parë që kisha ishte një IBM XT-8088. 4.77 megahertz. Kur e shtypje për të marrë një program, do të të duhej të shkoje të haje drekë, të hapje postën e ardhur, dhe të bëje një sy gjumë, sepse do të zgjaste “pak”. Sa nga ju kanë patur ndonjë nga këta kompjuterat e vjetër? Kemi përparuar. Kompjuteri im këtu tani është një Pentium 4, 3.4 gigahertz, shumë i shpejtë, një hard drive prej 60 giga, dhe ram 2 giga. Zhvilloj të njëjtat programe, por këtu janë shumë më të shpejtë, dhe me ngjyra! Kjo quhet përparim sistemesh. Në rast se të pëlqen të jetosh me trupin tënd me pamjet dhe tingujt dhe shijet e kësaj bote, prit kur të shkosh në Parajsë. Do të shkosh drejt një përparimi sistemesh, që do të ta heqë trurin fare. Pyetja e vetme është – a do shkosh? Pali tha, "Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili para katërmbëdhjetë vjetësh u rrëmbye gjer në të tretin qiell." Mendoj se po flet për veten e tij. Unë mendoj se ai vdiq dhe u mor deri në qiellin e tretë, dhe dëgjoi gjëra të patregueshme. Nuk mund t’i shpjegosh dot. Hej, a mund t’ja shpjegoni ngjyrat një të verbëri? Provoje njëherë. Mund t’ja shpjegosh tingujt një personi të shurdhër? Thjesht provoje njëherë. Mund t’ja shpjegosh Parajsën një tokësori? E pamundur. Nuk do ta kuptojë dot. Përtej kapaciteteve të tua. Por, nuk e keni idenë, për pjesën e mbetur të jetës së tij, kur Pali u kthye poshtë, mezi priste të shkonte përsëri në Parajsë. Ai u tha Filipianëve, sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për ju. Pali shkonte në qytet të predikonte dhe njerëzit i thonin, "Pal, nëse nuk e lë predikimin, do të të vrasim." Vërtet? Hajde, më qëlloni shpejt tani. Shpejt. Ai mezi priste të ikte. Po ti? Je gati të ikësh? Perëndia e krijoi këtë botë. Ai është pronari. Ai nxjerr rregullat dhe ne të gjithë i kemi thyer rregullat e Tij. Ai na ka thënë fare qartë, "Nuk do të bësh dëshmi të rreme." Mos gënje. Të gjithë ne kemi gënjyer. Ai na ka thënë të mos vjedhim; të gjithë kemi vjedhur, dhe këto janë vetëm Dhjetë... Ka më shumë se 600 urdhërime në Dhjatën e Vjetër. Dhe këto janë vetëm 10 prej tyre. Ne kemi thyer shumë prej tyre, njerëz. Nuk ka dyshim; jemi fajtorë dhe do të ndëshkohemi. Ose, kemi nevojë për një zëvendësues. Në këtë pikë hyn Jezusi. Ai është i gatshëm dhe në gjendje për të zënë vendin për mëkatet tuaja. Në 9 shkurt 1969 unë thashë, "Zot, unë jam një mëkatar dhe meritoj të shkoj drejt e në ferr, por besoj se Ti vdiqe për mua, dhe do të doja të më falje. Dua që Ti të paguash për mëkatet e mia, Zot. Më fal. Unë kam thyer rregullat e Tua dhe jam i humbur, pa shpresë dhe pa ndihmë. Por besoj se Ti mund ta rregullosh këtë gjë. Të lutem, më shpëto." Bibla thotë, "Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet" (Romakët 10:13). Kështu që, atë ditë, unë i thirra Zotit dhe i dhashë zemrën time Atij dhe Ai më shpëtoi. Dhe po të vdes sot, do të shkoj në parajsë. Nuk është sepse jam i mirë. Po bëni shaka? Nëse do marr çfarë meritoj, jam në telashe, sikurse dhe ti. Një predikues njëherë po lutej me një dhjak; dhe papritur predikuesi ia mbathi vrapit nëpër korridor, për të dalë nga dera e prapme. Dhe dikush e ndaloi dhe i tha, "Predikues, predikues ku po shkoni?" Ai iu përgjigj, "Duhet të dal prej këtu." Tjetri ia ktheu, "Pse? Pse, predikues?" Ai i tha, "Isha atje duke u lutur me dhjakun." "Po, dhe pastaj?" "Dhjaku po lutej dhe tha, 'Zot, thjesht më jep çfarë meritoj.' Nuk dua të jem afër tij kur Zoti do t’i jap çfarë meriton, dakord? Po dal menjëherë prej këtu!" Njerëz, unë nuk dua çfarë meritoj. Dua mëshirën e Perëndisë. E ke marrë ti këtë? Nëse do vdisje sot, ku do të shkosh? Ku pihet duhan apo ku nuk pihet? Do të jesh i vdekur për një kohë vërtet shumë të gjatë. Do bëje mirë të filloje të mendoje për këtë. Nëse je i shpëtuar, çfarë jeni duke bërë, për hir të Zotit? Çfarë po bëni për Zotin? Fëmijë, tani mund të shkoni të flini. Nuk do ta kuptoni këtë, por prindër, ju do ta kuptoni. Mamaja mund të lajë rrobat, t’i thajë, t’i palosë dhe t’i vendosë pranë derës së dhomës. Fëmija hyn brenda dhe nuk i sheh fare ato. Sa nga ju e kuptojnë për çfarë po flas? Po a nuk i pe rrobat atje? Jo. Unë mendoj se Perëndia shikon nga lart ndonjë nga fëmijët e Tij dhe thotë, "Nuk e shikon ç’duhet bërë?" Ti e di, apo jo, bëj diçka! Shpërnda broshura ungjillore. Kujdesu që ndokush të shpëtohet. Fillo ndoshta një takim fëmijësh. Bëj diçka. Çfarë po bëni për Zotin? Shpresojmë se jeni kënaqur me këto seri videosh mbi krijimin, evolucionin dhe dinosaurët. Por akoma më shumë e rëndësishme se sa të njohësh të gjithë të vërtetën dhe faktet e shkencës, është të njohësh të vërtetën nëse je duke shkuar në Parajsë apo jo. Nëse nuk i keni besuar ndonjëherë Krishtit si Shpëtimarin tuaj, po ju shpjegoj shpejt se ç’duhet të bëni për të shkuar në Parajsë. Bibla thotë se ne të gjithë jemi mëkatarë. Të gjithë kemi thyer ligjet e Perëndisë. Nuk i jemi bindur Krijuesit. Kemi bërë gjëra të këqija. Jemi mëkatarë. Disa janë më të këqij se të tjerët, të paktën në sytë e njerëzve; por të gjithë kemi shkelur ligjet e Perëndisë. Dhe Bibla thotë se duhet të pendoheni. Fjala “pendohem” do të thotë "të kthehesh". Në të vërtetë ka dy kuptime: "të kthehesh nga mëkatet e tua dhe të kthehesh te Perëndia." Perëndia kërkon një ndryshim në qëndrimin tuaj, ku ti të thuash, "Zot, nuk dua të bëj më gjëra të këqija. Më vjen keq. Të kam fyer Ty. Dua të bëj gjëra të mira." Braktis mëkatet e tua, kthehesh te Perëndia dhe i thua, "Perëndi, do të më falësh të lutem? Do të më shpëtosh?" Bibla thotë te Romakët kapitulli 3 vargu 23, se "Të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë." Duhet ta pranosh se je një mëkatar. Së dyti, Bibla thotë te Romakët 6:23, "Paga e mëkatit është vdekja." Ne meritojmë të vdesim dhe të shkojmë në ferr për shkak të mëkatit tonë, por Jezusi vdiq për ju. Ai ju do. Ai do që të vini në parajsë. Dhe të gjithë atyre që do t’i kërkojnë Atij shpëtimin falas, Perëndia do t’u japë dhuratën e jetës së përjetshme, siç thuhet te Romakët 6:23. Dhurata është falas. Dhe te Romakët kapitulli 10 vargu 13, "Kushdo që do të thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet." Nëse thjesht do të thërrisje dhe të thoje, "Zot, jam një mëkatar, të lutem më fal.” Dhe e kërkoni Atë, Ai do t’ju japë dhuratën falas të jetës së përjetshme. Pse nuk luteni me mua tani, dhe të pranoni Krishtin si Shpëtimtarin tuaj. Nuk ka asnjë "fjalë magjike". Perëndia shikon zemrën tuaj, por nëse thua këtë dhe e ke seriozisht, Perëndia do t’ju falë. Thjesht thoni, "I dashur Zoti Jezus, e di që jam një mëkatar. Kam shkelur ligjet e Tua. Më vjen keq. Të lutem më fal. Të lutem, bëj që gjaku Yt të vlejë dhe për mua. Fali mëkatet e mia dhe më merr në Parajsë. Në emrin e Jezusit, Amen." Bibla thotë, nëse e thërret Zotin, do të shpëtohesh. Kështu që, nëse i keni kërkuar Zotit t’ju shpëtojë, Ai ka premtuar se do t’ju shpëtojë. Tani detyra juaj është të rriteni. Lexojeni Biblën, lutuni, përfshihuni në një kishë të mirë që beson Biblën, dhe filloni të rriteni dhe të jeni një i krishter i mirë. Faleminderit shumë. Telefononi ose shkruani, nëse mund t’ju ndihmojmë sadopak. Do të jemi të gëzuar nëse mund t’ju ndihmojmë. Për më shumë informacion mbi shërbesën e Creation Science Evangelism (Ungjillizimi i Shkencës së Krijimit), na shkruani në - Creation Science Evangelism, P.O. Box 37338, Pensacola, FL. 32526 USA. Ose na telefononi në numrin 1-850-479-3466. Ose mund të na vizitoni në faqen tonë, www.drdino.com. Përsëri, www.drdino.com - Shqip (Albanian) FUNDI i Seminarit 2b – Dr. Kent Hovind – www.drdino.com - [Ed.13.5]