Creation Science Information & Links!
FAQJA KRYESORE
PYETJE TË SHPESHTA
LIDHJE
ARTIKUJ
LIBRA
IMAZHE
MP3
VIDEO

This text (posted on-line at: www.creationism.org ) is the exact sub-titled text for one of
Dr. Kent Hovind's 7-Part (17 hours long) Creation Seminar Series at:  www.drdino.com.

To believers and other scientifically-thinking persons - we hope that this text is helpful!

But ... to skeptics and others who are hiding from God, please don't abuse this text, making falsified, edited copies - because evolutionists lose the debates.  Instead REPENT before God and accept Jesus Christ as your Savior; this is the logical thing to do.  Study - learn that Genesis is just as literally accurate as the rest of the Bible.
The Christian Gospel Message and Bible links are on-line in over 60 languages at: www.creationism.org.

Real science shows that the Bible is truly accurate.  Evolution and its unscientific belief in "millions of years" are for the unlearned and for those who are hiding from our Maker.  Please do not fall for the spiritual deception of evolution!  Belief in evolution is an essential part of Satan's plan for humanity; it is an integral part of the anti-history that is necessary for the foundation of the coming anti-Christ.

1Timothy 6:20b  "...keep that which is committed to thy trust, avoiding profane [and] vain babblings, and oppositions of science falsely so called."  Modern evolution is a new type of "science falsely so-called".     Sincerely, Paul Abramson, Editor: www.creationism.org
 


Albanian Sub-titled Text:
Dr. Kent Hovind - Seminar 2

0001 00:00:02:13 00:00:07:87 Brakiosaurët (dinosaur i madh) ishin rreth 26 m të gjatë dhe peshonin nga 30 deri në 80 ton.

0002 00:00:07:87 00:00:13:26 Por kishin një problem. Vrimat e hundës i kishin sa ato të një kali sot.

0003 00:00:13:26 00:00:19:01 A iu zihej fryma atyre? Apo kishte një atmosferë tjetër në Tokë 6.000 vjet më parë?

0004 00:00:19:01 00:00:27:22 Mësoni se si mjedisi origjinal i krijimit ishte shumë më i ndryshëm nga i joni sot për më shumë se 900 vjet.

0005 00:00:27:22 00:00:33:14 Prodhonte bimë dhe kafshë gjigante dhe siguronte kushte të përsosura për rritjen e dinosaurëve.

0006 00:00:33:14 00:00:36:53 Seminar 2a – Dr. Kent Hovind - www.drdino.com – përkthyer në shqip nga Eldian Nasto

0007 00:00:36:53 00:00:57:85 Seminar 2a – “KOPSHTI I EDENIT” - Shqip (Albanian)

0008 00:00:57:85 00:01:02:29 Faleminderit që keni ardhur sot. Unë quhem Kent Hovind. Kam dhënë mësim në shkollë të mesme në lëndën e Biologjisë për 15 vjet;

0009 00:01:02:29 00:01:07:63 dhe që prej 16 vjetësh bëj seminare mbi krijimin, evolucionin dhe dinosaurët.

0010 00:01:07:63 00:01:10:23 Dhe në këtë seancë do të flasim për (1) Si ishte Kopshti i Edenit?

0011 00:01:10:23 00:01:15:07 (2) Pse njerëzit jetonin deri 900 vjet ose më shumë përpara se të vinte Përmbytja?

0012 00:01:15:20 00:01:18:90 (3) Çfarë ndryshimi kishte krijimi origjinal që ne sot nuk e shohim?

0013 00:01:18:90 00:01:24:44 dhe t’ju them se (4) kuptimin e premtimit të Perëndisë sipas të cilit Ai do ta kthejë Tokën ashtu siç ka qënë.

0014 00:01:24:44 00:01:30:25 (Edhe ti mund të jesh pjesë e kësaj nëse do.) Para së gjithash, kjo nuk është gruaja ime; është thjesht një foto e saj.

0015 00:01:30:25 00:01:36:05 Ne jetojmë në Pensacola, Florida, që mund të goditet nga një stuhi tropikale në orët e ardhshme.

0016 00:01:36:05 00:01:38:99 Kemi patur disa uraganë që kur se unë jetoj atje – nuk është ndonjë gjë kushedi se çfarë.

0017 00:01:38:99 00:01:46:16 Kam tri fëmijë, një për çdo uragan. Një për secilin? Që të gjithë janë të martuar, dhe qeni më ka ngordhur.

0018 00:01:46:16 00:01:49:70 Kështu që ia dola dhe jam i lirë tani në shtëpi! Dhe deri tani kam 4 nipër dhe mbesa,

0019 00:01:49:70 00:01:53:64 dhe ky është shpërblimi i Perëndisë që nuk keni vrarë fëmijët tuaj kur keni patur në mendje ta bëni këtë.

0020 00:01:53:64 00:01:55:74 Pra, shpresoj që do kem më shumë. Gjithë fisi ynë jeton atje.

0021 00:01:55:74 00:01:58:04 Ata të gjithë jetojnë afër nesh dhe vijnë çdo ditë për vizitë.

0022 00:01:58:04 00:02:01:28 Është e mrekullueshme! Kam një familje fantastike. Të gjithë duan t’i shërbejnë Perëndisë me jetët e tyre.

0023 00:02:01:28 00:02:07:62 Bibla thotë te Kolosianët kapitulli 1, "Në të (flet për Jezusin) u krijuan të gjitha gjërat

0024 00:02:07:62 00:02:12:86 dhe ato u krijuan nga ai dhe për të." Jezusi krijoi gjithçka.

0025 00:02:12:86 00:02:14:99 Dhe te Mateu 19:4, Jezusi tha, "A nuk keni lexuar ju,

0026 00:02:14:99 00:02:19:86 se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?"

0027 00:02:19:86 00:02:24:07 Ishte me të vërtetë fillimi ky? Jezusi thotë po.

0028 00:02:24:07 00:02:28:94 Bibla thotë se që nga fillimi i krijimit, Perëndia i krijoi mashkull dhe femër.

0029 00:02:28:94 00:02:32:81 Bibla mëson se nëpërmjet një njeriu mëkati hyri në botë dhe nëpërmjet mëkatit vdekja.

0030 00:02:32:81 00:02:37:55 Vdekja erdhi nga njeriu. Evolucioni mëson se vdekja solli njeriun në botë;

0031 00:02:37:55 00:02:43:02 Bibla thotë se njeriu e solli vdekjen në botë. Këto 2 këndvështrime janë plotësisht, totalisht të kundërta.

0032 00:02:43:02 00:02:49:89 Dhe Bibla thotë se Adami ishte njeriu i parë; ai ishte 130 vjeç kur i lindi Sethi; dhe Sethi ishte 105 vjeç kur i lindi Enoshi.

0033 00:02:49:89 00:02:51:53 Për të gjithë këtë kemi folur në seancën e kaluar.

0034 00:02:51:53 00:02:54:80 Nëse shkon në Bibël dhe numëron datat (nuk është aq e vështirë ta bësh këtë),

0035 00:02:54:80 00:03:00:47 do të arrish në një datë rreth 6.000 vjet më parë, 4.000 vjet para Krishtit për krijimin.

0036 00:03:00:47 00:03:03:91 Kjo është data që del pasi mbledh të dhënat në Bibël.

0037 00:03:03:91 00:03:09:00 Prandaj do të përmbledhim disa gjëra tani. Si ishte përpara se të vinte Përmbytja?

0038 00:03:09:00 00:03:16:99 A është e mundur për një person të jetojë mbi 900 vjet? Mund të mësosh shumë në 900 vjet!

0039 00:03:16:99 00:03:23:43 Shumë njerëz nuk kanë menduar ndonjëherë për këtë, por a e kuptoni që Adami fliste çdo gjuhë në botë?

0040 00:03:23:43 00:03:28:76 Sepse kishte vetëm një, OK? Ai ishte i martuar me vajzën më të bukur në botë, gjithashtu.

0041 00:03:28:76 00:03:31:16 Por gjërat ishin shumë ndryshe atëherë!

0042 00:03:31:16 00:03:35:14 Tekstet shkollore do t’u mësojnë fëmijëve tuaj se dinosaurët jetuan miliona vjet më parë.

0043 00:03:35:14 00:03:40:42 Është e vërtetë kjo? Epo, nëse toka është vetëm 6.000 vjeçare, kjo nuk mund të jetë e vërtetë.

0044 00:03:40:42 00:03:44:05 Ku bëjnë pjesë dinosaurët? Për këtë do të flasim pas pak.

0045 00:03:44:05 00:03:47:02 Kanë jetuar dinosaurët miliona vite më parë apo kanë jetuar gjithë kohës me njerëzit?

0046 00:03:47:02 00:03:54:29 Njerëzit përdornin një emër tjetër për ata – i quanin dragonj. Si ishte krijimi në fillim?

0047 00:03:54:29 00:03:57:06 Çfarë hanin ata përpara se të vinte Përmbytja?

0048 00:03:57:06 00:03:59:56 Si do të jetë në mbretërimin 1.000 vjeçar të Krishtit,

0049 00:03:59:56 00:04:02:00 kur Zoti do t’i kthejë gjërat siç kanë qënë?

0050 00:04:02:00 00:04:06:50 Nga erdhi gjithë ai ujë i Përmbytjes? Dhe ku shkoi?

0051 00:04:06:50 00:04:11:38 Dhe a kishte njerëz gjigantë, mbi 3 m të gjatë në tokë?

0052 00:04:11:38 00:04:15:18 Prisni. Do të mundohemi të flasim për sa më shumë prej këtyre këtu; prandaj le të fillojmë!

0053 00:04:15:18 00:04:21:75 Bibla thotë te 2 Pjetrit, kapitulli 3, "Së pari duhet të dini këtë, se në ditët e fundit do të vijnë disa përqeshës."

0054 00:04:21:75 00:04:24:91 E dije që ka njerëz që përqeshin Biblën?

0055 00:04:24:91 00:04:31:70 Unë debatoj me ta rregullisht. I tërheq ata si një rrufe. Ata janë kudo – më urrejnë mua!

0056 00:04:31:70 00:04:33:90 Unë përpiqem të jem i mirë me ta, OK, por ata nuk më kanë qejf fare.

0057 00:04:33:90 00:04:36:97 Ata nuk e vlerësojnë ç’njeri i mirë dhe i mrekullueshëm jam.

0058 00:04:36:97 00:04:40:17 Bibla thotë se përqeshësit do të ecin sipas lakmive të tyre.

0059 00:04:40:17 00:04:43:64 E dini arsyen pse njerëzit e përqeshin Biblën? Është për shkak të shkencës së tyre.

0060 00:04:43:64 00:04:48:15 Ata mendojnë se është e mirë, por jo. Ata e përqeshin Biblën për shkak të lakmisë së tyre.

0061 00:04:48:15 00:04:53:59 Ata nuk duan që Perëndia t’u thotë atyre ç’duhet të bëjnë. Kjo është baza, gjithmonë.

0062 00:04:53:59 00:04:58:06 Përqeshësit do të thonë, "Ku është premtimi i ardhjes së tij? Sepse qëkur etërit kanë fjetur, ...

0063 00:04:58:06 00:05:02:33 ... gjithçka ka vazhduar siç ka qënë në fillim të krijimit."

0064 00:05:02:33 00:05:08:07 Kjo është një frazë e rëndësishme; për këtë do të flasim në videon #4. Por përqeshësit do të thonë:

0065 00:05:08:07 00:05:10:87 mënyra si po ndodhin gjërat tani, është mënyra si gjërat kanë ndodhur gjithmonë.

0066 00:05:10:87 00:05:15:91 Uniformitarianizmi – nuk kemi kohë të flasim për këtë – do ta shohim në pjesën #4.

0067 00:05:15:91 00:05:20:18 Bibla thotë se përqeshësit janë injorantë të vetëdijshëm.

0068 00:05:20:18 00:05:27:76 Injorantë të vetëdijshëm! Në gjuhën greke kjo do të thotë "me qëllim i trashë."

0069 00:05:27:76 00:05:30:36 Përqeshësit janë me qëllim të trashë për 2 gjëra, ja përse.

0070 00:05:30:36 00:05:35:26 Së pari, "Qiejt u krijuan me fjalën e Perëndisë."

0071 00:05:35:26 00:05:41:76 Vini re, fjala "qiejt" është në numrin shumës. Ka më shumë se 1 qiell. Pas pak do flasim dhe për këtë.

0072 00:05:41:76 00:05:46:01 Përqeshësit janë injorantë sesi Perëndia bëri qiejt me anë të Fjalës së Tij.

0073 00:05:46:01 00:05:48:88 "dhe se toka doli nga uji dhe u krijua nëpërmjet ujit."

0074 00:05:48:88 00:05:52:18 Tani kemi një frazë të çuditshme. Si mund të ketë dalë toka nga uji dhe të jetë krijuar nëpërmjet ujit?

0075 00:05:52:18 00:05:55:88 Por shikoni, thuhet se, qiejt dhe toka u bënë me anë të Fjalës së Tij.

0076 00:05:55:88 00:05:58:99 E dinit se kur Perëndia krijoi universin, nuk lëvizi as gishtin?

0077 00:05:58:99 00:06:05:46 Ai nuk vidhosi ndonje vidhë, dhe nuk nguli asnjë gozhdë. Ai thjesht foli dhe çdo molekulë u vu në rresht.

0078 00:06:05:46 00:06:09:43 Kjo është e pamundur ta imagjinosh. Kur Ai flet dallgët qetësohen, era pushon.

0079 00:06:09:43 00:06:13:27 Kur Ai flet, të vdekurit kthehen në jetë. Kur Ai flet, universi krijohet!

0080 00:06:13:27 00:06:18:21 Çdo gjë i bindet zërit të Perëndisë, përveç nesh. Ne i krijojmë shqetësime Atij.

0081 00:06:18:21 00:06:20:24 Por Ai do ta rregullojë këtë problem shumë shpejt kur "çdo gju do të përulet dhe

0082 00:06:20:24 00:06:23:18 çdo gjuhë do të rrëfejë që Jezus Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë,"

0083 00:06:23:18 00:06:30:69 Por përqeshësit janë injorantë të vetëdijshëm se si Perëndia krijoi qiejt me Fjalën e Tij,

0084 00:06:30:69 00:06:35:16 Dhe ata janë injorantë se si toka ka dalë nga uji dhe është sajuar nga uji.

0085 00:06:35:16 00:06:39:23 Me fjalë të tjera, ata janë injorantë për krijimin origjinal. Si ishte atëherë? Për këtë do të flasim tani.

0086 00:06:39:23 00:06:45:90 Gjëja e dytë për të cilën ata janë injorantë është Përmbytja. Thuhet "për shkak të të cilit bota e atëhershme u mbulua nga uji dhe humbi".

0087 00:06:45:90 00:06:50:91 Kjo botë u shkatërrua nga një Përmbytje, u asgjësua komplet.

0088 00:06:50:91 00:06:53:77 Gjëja e tretë për të cilën janë injorantë është gjykimi që po vjen.

0089 00:06:53:77 00:06:58:01 Vargu tjetër thotë, "ndërsa qiejt dhe dheu i sotshëm janë ruajtur nga e njëjta fjalë, ...

0090 00:06:58:01 00:07:01:92 ... për zjarrin, të rezervuar për ditën e gjyqit dhe të humbjes së njerëzve të pabesë."

0091 00:07:01:92 00:07:05:85 E shihni, përqeshësit janë injorantë për krijimin. Ata nuk duan ta pranojnë se Perëndia krijoi botën,

0092 00:07:05:85 00:07:10:52 sepse kjo do të thoshte që Ai është pronar i saj. Ata nuk duan ta pranojnë që ka ndodhur një Përmbytje sepse,

0093 00:07:10:52 00:07:16:80 siç e shihni, kjo provon se Perëndia ka autoritetin ta gjykojë krijimin e Tij. Atyre nuk u pëlqen kjo ide.

0094 00:07:16:80 00:07:20:13 Dhe sigurisht, nuk duan ta pranojnë që ekziston një gjykim që po vjen!

0095 00:07:20:13 00:07:27:74 Më pëlqen ai posteri që ngjitet në makina: "Jezusi po vjen, dhe është vërtet i inatosur!" Kjo është e vërteta!

0096 00:07:27:74 00:07:31:51 Është për të ardhur keq që shumë të krishterë janë po aq injorantë për atë se si ka qënë krijimi në fillim,

0097 00:07:31:51 00:07:35:95 dhe se çfarë i bëri ajo Përmbytje botës; dhe vetëm për shkak të injorancës së tyre ndaj krijimit dhe Përmbytjes,

0098 00:07:35:95 00:07:40:69 kjo çon në atë që të krishterët bëjnë kompromise me mësimin e qartë të Fjalës së Perëndisë.

0099 00:07:40:69 00:07:46:09 Zanafilla, kapitulli 1, "Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën." Zanafilla 1:1,

0100 00:07:46:09 00:07:52:13 thotë qiellin, numrin njëjës. Më pas është gjithmonë "qiejt" shumës. Kur Ai i krijoi në fillim ishte qiell, një qiell.

0101 00:07:52:13 00:07:56:44 Më pas Ai e ndan atë në tri shtresa: qiellin e parë, qiellin e dytë, qiellin e tretë.

0102 00:07:56:44 00:07:58:41 Do të flasim pas pak për këtë; por shikoni vargun 5.

0103 00:07:58:41 00:08:03:51 Thotë mbrëmja dhe pastaj mëngjesi ishin dita e parë. Vini re fjalën "dita".

0104 00:08:03:51 00:08:08:02 Kjo fjalë është në trajtën e shquar, “DITA e parë”.

0105 00:08:08:02 00:08:11:85 Ky është versioni i mbretit Xhejms (King James Version), që përdor unë dhe të cilin ia rekomandoj të gjithëve.

0106 00:08:11:85 00:08:14:12 Unë koleksionoj dhe versionet e tjera të Biblës. Nuk kam frikë prej tyre;

0107 00:08:14:12 00:08:18:56 por miq, janë bërë disa ndryshime shumë serioze në disa prej këtyre versioneve të tjera.

0108 00:08:18:56 00:08:24:60 Shumë kanë hequr fjalën ‘gjaku’ në shumë vende; shumë kanë eleminuar që Krishti është Zot.

0109 00:08:24:60 00:08:29:07 Ndryshime serioze. Shumë kanë hequr mbi 200 vargje! Për këtë do flasim më shumë në videon #7.

0110 00:08:29:07 00:08:32:27 Po diskutojmë pse versioni i mbretit Xhejms është më i mirë. Në fillim kam patur versionin standart të redaktuar (Revised Standard Version – RSV),

0111 00:08:32:27 00:08:35:64 të cilin ma dhuruan për frekuentim të përsosur të Kishës Metodiste kur isha në klasë të katërt.

0112 00:08:35:64 00:08:39:08 Unë jam rritur në një kishë Metodiste tepër liberale në zonën e Peoria [Illinois].

0113 00:08:39:08 00:08:41:78 Jo të gjithë metodistët janë liberal, por kisha ime ishte vërtet shumë.

0114 00:08:41:78 00:08:46:25 Kisha jonë kishte dy foltore; vërtet e çuditshme! Kishte një foltore nga ku lexonin Biblën,

0115 00:08:46:25 00:08:50:73 dhe më pas predikuesi shkonte drejt foltores tjetër për të predikuar.

0116 00:08:50:73 00:08:52:46 M’u desh një kohë e gjatë ta kuptoja pse vepronin kështu,

0117 00:08:52:46 00:08:55:03 por më në fund e kuptova dhe ishte sepse ajo që ata lexonin atje

0118 00:08:55:03 00:09:01:24 është shumë ndryshe nga ajo që predikonin më tutje; atyre iu duhej ta ndanin në dy foltore, patjetër.

0119 00:09:01:24 00:09:02:97 Por unë e frekuentoja rregullisht kishën kur isha në klasë të katërt,

0120 00:09:02:97 00:09:06:94 dhe ata më dhuruan "Rrenën e Sigurtë dhe pa Vlerë” [RSV]) të Biblës.

0121 00:09:06:94 00:09:11:71 Kështu, me koleksionin e Biblave unë do të shihja se si ato e trajtonin historinë e Zanafillës. E dini ç’ndryshime ka atje?

0122 00:09:11:71 00:09:17:69 Në "versionin e shtrembëruar" [RSV] thuhet, "ishte mbrëmje, pastaj mëngjes, një ditë."

0123 00:09:17:69 00:09:22:12 Pa prisni pak! Çfarë ndodhi me "dita e parë"?

0124 00:09:22:12 00:09:29:93 Sa "dita e parë" ka në histori? Një. Sa "një ditë" ka në histori?

0125 00:09:29:93 00:09:33:68 Shumë, apo jo? Pse e quajtën këtë "një" ditë.

0126 00:09:33:68 00:09:38:01 Më pas në vargun 8 ata e quajtën atë "një ditë e dytë" në vend të "dita e dytë".

0127 00:09:38:01 00:09:42:18 Zbulova se njerëzit të cilët shkruan "versionin e shtrembëruar" nuk besojnë në krijimin fjalë-për-fjalë 6 ditor.

0128 00:09:42:18 00:09:48:75 Dhe gati çdo përkthim tjetër i nxjerrë e ndryshon atë nga "dita e parë" në "një ditë".

0129 00:09:48:75 00:09:52:82 Mund ta kontrolloni vetë këtë po deshët. Këta njerëz, shumë prej tyre, besojnë në atë që quhet teoria e boshllëkut.

0130 00:09:52:82 00:09:57:09 Sa nga ju kanë dëgjuar për teorinë e boshllëkut më parë? Teoria e boshllëkut u shpik në 1814,

0131 00:09:57:09 00:10:01:56 nga një predikues skocez me emrin Thomas Chalmers. Ai tha, "Ka një boshllëk midis vargut 1 dhe vargut 2,

0132 00:10:01:56 00:10:07:13 dhe midis këtyre vargjeve ekzistojnë miliona ose miliarda vjet." Askush nuk mendonte për teorinë e boshllëkut deri në vitet 1800,

0133 00:10:07:13 00:10:10:97 deri sa përhap mësimi se toka ishte miliona vjeçare.

0134 00:10:10:97 00:10:15:91 Vini re, në 1795 u shkrua një libër ku thuhej se toka ishte miliona vjeçare;

0135 00:10:15:91 00:10:19:28 dhe të krishterët, disa prej tyre, e besuan dhe thanë, "Uau, duhet të bëjmë që dhe Bibla ta thotë këtë."

0136 00:10:19:28 00:10:24:12 Dhe kështu ata filluan të bëjnë kompromise: teoria e boshllëkut, teoria e ditës-epokë, e krijimit të vazhdueshëm...

0137 00:10:24:12 00:10:28:16 Për këtë do të flasim pas pak. Por teoria e boshllëkut ishte njëra prej atyre që ata shpikën në 1814,

0138 00:10:28:16 00:10:32:53 për të mësuar se ndoshta midis dy vargjeve të para ekzistojnë miliona ose miliarda vjet.

0139 00:10:32:53 00:10:37:33 Këtë më mësuan kur shkova në kolegjin biblik. Kjo është ajo çfarë mëson dhe Scofield Reference Bible gjithashtu.

0140 00:10:37:33 00:10:43:37 Ata thonë se midis dy vargjeve të para të Zanafillës ka shtrirje të mjaftueshme për të gjitha epokat gjeologjike.

0141 00:10:43:37 00:10:50:75 Ata thonë që ka patur një rebelim përpara Adamit; dhe se gjyqi i Luciferit kishte ndodhur tashmë.

0142 00:10:50:75 00:10:56:42 Pa prisni pak, a kishte njerëz të tjerë këtu përpara Adamit? A ka patur një rebelim përpara Adamit?

0143 00:10:56:42 00:11:02:46 Dhe kur saktësisht u gjykua Luciferi dhe ra nga qielli? Më mirë të shohim ç’thonë Shkrimet.

0144 00:11:02:46 00:11:07:73 Zanafilla 1:2 thotë, "Toka ishte pa trajtë, e zbrazët." Në hebraisht është "tohu waw bohu,"

0145 00:11:07:73 00:11:14:67 që do të thotë "e paformuar dhe e pambushur." Pa trajtë do të thotë..."e paformuar."

0146 00:11:14:67 00:11:22:38 Dhe e zbrazët do të thotë "e pazënë", bosh. Nuk do të thotë e shkatërruar; do të thotë që nuk është përfunduar akoma, vetëm kaq.

0147 00:11:22:38 00:11:25:55 Ka një libër të mirë në tavolinën atje tutje. Nëse do të hysh më thellë dhe të mësosh më shumë,

0148 00:11:25:55 00:11:29:15 mund të lexosh këtë librin "E paformuar dhe e pambushur;" ose nëse doni një version më të shkurtër të saj,

0149 00:11:29:15 00:11:31:09 merrni atë që kam shkruar unë për "Teorinë e Boshllëkut”.

0150 00:11:31:09 00:11:37:77 Për mua kjo është një nga herezitë më të rrezikshme të krishtërimit, teoria e boshllëkut.

0151 00:11:38:43 00:11:44:17 Kjo shtëpi, p.sh. është e paformuar dhe e pambushur. Askush nuk jeton në të, por nuk është e shkatërruar!

0152 00:11:44:17 00:11:46:83 E paformuar dhe e pambushur nuk do të thotë patjetër e shkatërruar.

0153 00:11:46:83 00:11:50:94 Te Jeremia është një varg që përdor të njëjtën frazë, "pa formë dhe boshe."

0154 00:11:50:94 00:11:55:41 Në këtë rast, vargu te Jeremia flet për një qytet që është shkatërruar.

0155 00:11:55:41 00:11:59:78 “Shikova malet, dhe ja, dridheshin, dhe tërë kodrat lëkundeshin...nuk kishte asnjë njeri dhe tërë zogjtë...kishin ikur."

0156 00:11:59:78 00:12:04:35 Kjo nuk është duke folur për krijimin. Zogjtë nuk ishin krijuar deri ditën e pestë.

0157 00:12:04:35 00:12:08:39 Kjo nuk flet për krijimin. Kjo flet për një qytet që është gjykuar.

0158 00:12:08:39 00:12:13:96 Ky pasazh nuk ka të bëjë me krijimin. Edhe kjo ndërtesë është e paformuar dhe e pambushur.

0159 00:12:13:96 00:12:21:60 Bibla thotë te Eksodi 20, "në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to."

0160 00:12:21:60 00:12:25:99 Çfarë supozoni ju se do të thotë Ai me këtë? Kjo është pjesë e 10 Urdhërimeve.

0161 00:12:25:99 00:12:29:34 Ai e shkroi këtë në një pllakë guri me gishtin e Tij. Perëndia nuk belbëzon!

0162 00:12:29:34 00:12:32:58 Mua më duket se Ai po përpiqet të na thotë se Ai krijoi gjithçka në 6 ditë.

0163 00:12:32:58 00:12:36:52 Do të përfshinte kjo dhe Luciferin? Do të përfshinte dhe engjëjt?

0164 00:12:36:52 00:12:39:82 Kjo do të përfshinte gjithçka, apo jo? Gjithçka në qiejt dhe në tokë.

0165 00:12:39:82 00:12:44:63 Pyetja nuk është se çfarë thuhet; pyetja është a e beson çfarë thuhet?

0166 00:12:44:63 00:12:47:13 Prandaj nëse dikush thotë, "Luciferi ra nga Qielli përpara krijimit."

0167 00:12:47:13 00:12:55:97 ata tashmë kundërshtohen nga ky varg. Eksodi 20:11 vazhdon të thotë "dhe ditën e shtunë ai pushoi."

0168 00:12:55:97 00:13:00:95 Nëse ka një boshllëk midis vargut 1 dhe 2, ky boshllëk nuk është “dita” e shtatë.

0169 00:13:00:95 00:13:04:55 Por gjatë gjithë Shkrimit kjo i referohet "ditës së shtatë."

0170 00:13:04:55 00:13:07:92 Eksodi 31:17, "Ajo është një shenjë e përjetshme midis meje dhe bijve të Izraelit, ...

0171 00:13:07:92 00:13:13:45 ...sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u çlodh."

0172 00:13:13:45 00:13:19:33 "Dita e shtatë". E thotë vazhdimisht, dita e shtatë. Hebrenjtë kapitulli 4, "dita e shtatë."

0173 00:13:19:33 00:13:24:97 Romakët 5 na thotë, "me anë të njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja."

0174 00:13:24:97 00:13:30:47 Vdekja mbretëroi nga Adami te Moisiu. Me anë të njeriut erdhi vdekja. Bibla është shumë e qartë.

0175 00:13:30:47 00:13:34:01 Por nëse teoria e boshllëkut është e vërtetë dhe se përpara Adamit ka ekzistuar një qytetërim,

0176 00:13:34:01 00:13:40:38 dhe se ata vdiqën kur Luciferi ra nga qielli, tashmë kemi vdekjen përpara mëkatit. Një herezi e qartë.

0177 00:13:40:38 00:13:44:36 Kjo nuk është ajo çfarë mëson Bibla! Bibla thotë se vdekja është një armik.

0178 00:13:44:36 00:13:47:02 Njerëzit thonë, "Po bimët nuk vdesin? Nëse Adami hëngri mollën, a nuk vdiq molla?"

0179 00:13:47:02 00:13:52:26 Oh, më mirë kontrollo nëse bimët janë vërtet të gjalla. Ato nuk kanë gjak, nuk kanë frymëmarrje. Ato thahen.

0180 00:13:52:26 00:13:57:97 Zhduken. Për këtë do të flasim në videon #7. Bimët nuk janë të gjalla në klasifikimin biblik të gjërave.

0181 00:13:57:97 00:14:02:00 Bibla thotë se Perëndia i tha Adamit të mbushte tokën. Kurse teoria e boshllëkut thotë gjithmonë,

0182 00:14:02:00 00:14:06:41 "E shikoni, këtu thotë “replenish” dhe fjala ‘replenish’ do të thotë “rimbush".

0183 00:14:06:41 00:14:09:48 Shikoje në fjalor. Dhe sigurohu që ta kontrollosh mirë në fjalor,

0184 00:14:09:48 00:14:15:68 dhe thuhet, "replenish: rimbush". Më mirë shikoni kuptimin e fjalës në vitin 1611,

0185 00:14:15:68 00:14:21:59 kur përkthyen këtë. Përkthyesit e mbretit Xhejms hasën fjalën "male" (mashkull) që do të thotë "mbush",

0186 00:14:21:59 00:14:28:53 dhe ata zgjodhën fjalën "replenish" sepse atëherë, në 1611 fjala ‘replenish’ kishte kuptimin vetëm "mbush".

0187 00:14:28:53 00:14:35:34 Në vitin 1650, një autor me emrin Bacon i shtoi një përcaktim tjetër fjalës, si "rimbush".

0188 00:14:35:34 00:14:40:44 Asnjëherë më parë nuk kishte kuptimin “rimbush" deri në vitin 1650. Merrni disa fjalorë të vjetër, si fjalori i vitit 1828.

0189 00:14:40:44 00:14:44:08 Mund ta kontrolloni vetë, kuptimi kryesor i fjalës "replenish" është "mbush".

0190 00:14:44:08 00:14:50:62 Kuptimi i dytë është "rimbush, mbush boshllëqe të mëparshme" shtuar nga Francis Bacon.

0191 00:14:50:62 00:14:54:39 Ja ku kemi një fjalor të vitit 1891. Kuptimi i parë i fjalës është "mbush".

0192 00:14:54:39 00:15:04:17 Kuptimi i dytë është " mbush boshllëqe të mëparshme." Në 1892 fjalorët ndryshuan vendet e kuptimeve.

0193 00:15:04:17 00:15:12:94 I pari në 1891 është "mbush"; në 1892 kuptimi i parë është "rimbush" dhe kuptimi i dytë është bërë "mbush".

0194 00:15:12:94 00:15:21:18 Uh, çfarë ka ndodhur këtu? Fjalorët modernë e ndryshuan përsëri. 1989 tregon vetëm "rimbush".

0195 00:15:21:18 00:15:27:51 Ata e lanë mënjanë atë që ishte kuptimi i parë i fjalës, "mbush". Ja ku kemi një fjalor të shek. 21.

0196 00:15:27:51 00:15:34:43 "Replenish: rimbush përsëri". E shikoni, fjalët në gjuhën Angleze e ndryshojnë vazhdimisht kuptimin. Kur isha fëmijë,

0197 00:15:34:43 00:15:42:97 "cool" do të thoshte jo i nxehtë. Dhe "gay" do të thoshte i lumtur. I mban mend dikush ato ditë të hershme?

0198 00:15:42:97 00:15:50:51 Si do ta dëshifronit këtë vargun këtu? Jakobi 2, "ye have respect to him that weareth the gay clothing" (ju i drejtoni sytë nga ai që vesh rroben e shkëlqyer).

0199 00:15:50:51 00:15:54:22 Do të ishit dakord që fjala “gay” ka ndryshuar kuptimet në 30 vitet e fundit?

0200 00:15:54:22 00:15:58:42 Dhe ndoshta nuk do t’i thoshit dikujt sot, "Uau, ti ke rroba gay sot".

0201 00:15:58:42 00:16:01:89 Kjo nuk është mirë të thuhet, nëse nuk ke dëshirë të hash ndonjë dru, apo jo?

0202 00:16:01:89 00:16:06:13 Pali tha, "Kisha vendosur të vija te ju, por kam qenë i penguar.” (but I was let hitherto.)

0203 00:16:06:13 00:16:13:07 E dinit që fjala "let" më përpara kishte kuptimin pengoj? Tani ka kuptimin "lejoj". Fjalët në anglisht e ndryshojnë kuptimin.

0204 00:16:13:07 00:16:19:67 E kuptoni, Perëndia premtoi se do ta ruante Fjalën e Tij; Ai nuk premtoi të ruante gjuhën tonë angleze.

0205 00:16:19:67 00:16:22:77 Ezekieli 28 thotë se kur ra Luciferi nga qielli.

0206 00:16:22:77 00:16:27:48 Thotë, "Kështu thotë Zoti, Zoti, Ti ishe vula e përsosmërisë, tërë dituri dhe i përsosur nga bukuria.

0207 00:16:27:48 00:16:34:12 Ishe në Eden." Flet për të këtu, për gjithë gurët e çmuar dhe gjithçka.

0208 00:16:34:12 00:16:40:19 Thotë, "ditën që ti u krijove". "Ti ishe një kerubin i vajosur, një mbrojtës."

0209 00:16:40:19 00:16:45:23 Zoti thotë në vargun 15, "Ti ishe i përsosur në rrugët e tua nga dita që u krijove,

0210 00:16:45:23 00:16:49:37 deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja." Mund të mësojmë shumë gjëra për Luciferin në këtë pasazh.

0211 00:16:49:37 00:16:56:04 Së pari, ai u krijua. Këtë e thotë dy herë. Ai nuk është i përjetshëm si Perëndia. Ai u krijua!

0212 00:16:56:04 00:17:02:55 Së dyti, ai ishte në Eden. Dhe së treti, ai ishte në Eden deri kur mëkatoi.

0213 00:17:02:55 00:17:05:82 Epo, Kopshti i Edenit nuk ishte krijuar ende deri në ditën e gjashtë.

0214 00:17:05:82 00:17:08:89 Prandaj nuk mund të themi se Luciferi ra nga Qielli midis vargut 1 dhe 2,

0215 00:17:08:89 00:17:11:83 sepse Kopshti i Edenit nuk ishte krijuar ende.

0216 00:17:11:83 00:17:16:86 Luciferi ishte në Eden si një qënie e përsosur, ndoshta për ca kohë.

0217 00:17:16:86 00:17:22:10 Ezekieli na thotë se Satani u bë krenar; ai e ngriti veten. Ai tha, "Unë jam një perëndi".

0218 00:17:22:10 00:17:26:84 Ai e ngriti veten lart për shkak të diturisë së tij, për shkak të pasurive të tij, për shkak të bukurisë dhe

0219 00:17:26:84 00:17:33:52 për shkak të fuqisë së tij. Katër gjërat që ende sot i korruptojnë njerëzit: dituria, pasuritë, bukuria dhe fuqia.

0220 00:17:33:52 00:17:40:55 Ai e ngriti zemrën e tij lart. Tek Jobi, kapitulli 38, na thuhet se përpara se të ndodhte kjo ai ishte një nga bijtë e Perëndisë.

0221 00:17:40:55 00:17:46:26 "Bijtë e Perëndisë" përmendet në Dhjatën e Vjetër 5 herë; gjithmonë u referohet engjëjve.

0222 00:17:46:26 00:17:48:70 Perëndia i tha Jobit, “Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës?...

0223 00:17:48:70 00:17:52:10 ... dhe tërë bijtë [engjëjt] e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?"

0224 00:17:52:10 00:17:55:87 Me sa duket të gjithë ishin të gëzuar kur Perëndia hidhte themelet e tokës.

0225 00:17:55:87 00:17:57:91 Luciferi do të ketë qenë në këtë grup dhe ai ishte i gëzuar!

0226 00:17:57:91 00:18:01:28 Uau, Perëndia do të bëjë diçka në këtë planet.

0227 00:18:01:28 00:18:05:11 Kur ndodhi kjo? Thuhet se ndodhi kur ai hidhte themelet e tokës.

0228 00:18:05:11 00:18:08:57 Jo kur krijoi tokën – kur hidhte themelet.

0229 00:18:08:57 00:18:13:45 Unë besoj se kjo ishte dita e tretë, kur Ai bëri të shfaqej toka e thatë.

0230 00:18:13:45 00:18:16:46 Kur u krijua në fillim, ishte një top me ujë, pa trajtë dhe e zbrazët;

0231 00:18:16:46 00:18:19:23 dhe më pas Ai bëri të shfaqej toka e thatë ditën e tretë,

0232 00:18:19:23 00:18:23:20 që do të thotë se engjëjt duhet të jenë krijuar ditën e parë ose të dytë.

0233 00:18:23:20 00:18:25:57 Bibla nuk na e thotë, por duhet të jetë në një nga këto 2 ditë;

0234 00:18:25:57 00:18:30:10 Sepse gjithçka u krijua në gjashtë ditë, dhe Luciferi ishte një krijesë e krijuar.

0235 00:18:30:10 00:18:34:68 Në fund të ditës së gjashtë, Perëndia pa gjithçka dhe tha që "ishte shumë mirë".

0236 00:18:34:68 00:18:40:60 Nuk do të kishtë qënë shumë mirë, nëse djalli do të ishte duke ardhur vërdallë si një krijesë e keqe. Gjithçka ishte shumë mirë.

0237 00:18:40:60 00:18:45:39 Njerëzit thonë, "A nuk janë 2 fjalë të ndryshme 'krijuar' dhe 'bërë' me 2 kuptime të ndryshme?" Jo, ato përdoren duke u shkëmbyer me njëra-tjetrën.

0238 00:18:45:39 00:18:49:66 Perëndia tha, "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës tonë, kështu Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet".

0239 00:18:49:66 00:18:53:23 Në videon #7 kam bërë një listë të të gjitha gjërave në Shkrime.

0240 00:18:53:23 00:18:56:46 Pemët "u bënë"; pemët "u krijuan." Insektet "u bënë"; insektet "u krijuan."

0241 00:18:56:46 00:19:01:00 Zogjtë "u bënë"; zogjtë "u krijuan." Për këtë do flas më shumë në videon #7.

0242 00:19:01:00 00:19:06:24 Teoria e boshllëkut na mëson se "toka në fillim" u shkatërrua dhe Perëndisë iu desh ta "ri-bënte" atë.

0243 00:19:06:24 00:19:09:18 John Hagee ka një tabelë të bukur, përpara së cilës ai predikon.

0244 00:19:09:18 00:19:12:58 Ai ka në tabelën e tij "tokën e parë", që u shkatërrua kur Satani ra nga Qielli. Dhe më tutje ka "tokën e dytë".

0245 00:19:12:58 00:19:16:82 Dhe ai thotë, se një ditë Perëndia do të bëjë një "tokë të tretë". Është një predikim i bukur dhe ai predikon bukur.

0246 00:19:16:82 00:19:21:27 Është një tabelë e bukur: ai është një artist i mirë; por nuk është sipas Shkrimeve.

0247 00:19:21:27 00:19:27:18 Ne akoma po qëndrojmë në tokën e parë. Zbulesa 21 na thotë, "Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhé të ri; ...

0248 00:19:27:18 00:19:34:34 ... sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar." Kjo është akoma toka e parë.

0249 00:19:34:34 00:19:38:81 Gjatë Përmbytjes u risistemua disi. Por është akoma toka e parë!

0250 00:19:38:81 00:19:45:78 Letra e Hebrenjve na thotë se Ai i krijoi engjëjt që t’u shërbejnë atyre që janë trashëgimtarë të shpëtimit.

0251 00:19:45:78 00:19:51:75 Nëse ti je një i krishter, ti ke engjëj mbrojtës! Engjëjt e mi dalin shpejt në pension.

0252 00:19:51:75 00:19:55:12 Çdo 6 muaj ata thonë, "Zot, a mund të më japësh dikë tjetër? E ke parë si e nget makinën ai?

0253 00:19:55:12 00:19:59:36 Zot, do të më pëlqente një tjetër, të lutem. Ata do të më vrasin atje."

0254 00:19:59:36 00:20:03:33 Ja disa gjëra për t’i mbajtur mend. Së pari, gjithçka u krijua në 6 ditë.

0255 00:20:03:33 00:20:07:14 Së dyti, Satani ishte një krijesë. Satani ishte në Eden deri kur mëkatoi.

0256 00:20:07:14 00:20:10:91 Edeni u krijua ditën e gjashtë. Engjëjt u krijuan për të na shërbyer ne;

0257 00:20:10:91 00:20:14:44 prandaj pse do t’i krijonte Perëndia ata miliona vjet para se ne të vinim këtu?

0258 00:20:14:44 00:20:18:58 Satani u gëzua kur u hodhën themelet e tokës; themelet e tokës u hodhën ditën e tretë.

0259 00:20:18:58 00:20:23:50 Gjithçka ishte shumë mirë në fund të ditës së gjashtë. Dhe Adami ishte 130 vjeç kur i lindi Sethi.

0260 00:20:23:50 00:20:28:36 Kaini dhe Abeli kishin lindur përpara Sethit; por nuk na është dhënë asnjë datë. Prandaj nëse i vendos dy nga dy së bashku,

0261 00:20:28:36 00:20:34:43 do ta kuptosh se Satani duhet të ketë rënë nga Qielli ndoshta rreth 100 vjet pas krijimit.

0262 00:20:34:43 00:20:39:47 Ai nuk mund të ketë rënë nga Qielli përpara krijimit. Nuk përshtatet me Shkrimet e tjera.

0263 00:20:39:47 00:20:45:14 2 Pjetrit 1:20 na thotë se asnjë profeci e Shkrimit nuk është objekt i interpretimeve të veçanta.

0264 00:20:45:14 00:20:48:81 Duhet që Shkrimet të përkojnë me njëri-tjetrin, dhe kjo është e vetmja mënyrë që ato të përshtaten së bashku.

0265 00:20:48:81 00:20:52:15 Teoria e boshllëkut u shpik nga një teolog skocez me emrin Thomas Chalmers.

0266 00:20:52:15 00:20:58:35 Ajo dhunon shumë Shkrime. Vendos vdekjen përpara mëkatit; ka rënien e Satanit përpara ditës së shtatë.

0267 00:20:58:35 00:21:01:59 Ka shumë pyetje që mund t’u bësh njerëzve që besojnë teorinë e boshllëkut, nëse ata e besojnë këtë.

0268 00:21:01:59 00:21:04:13 Nëse do më shumë për këtë, mund të marrësh librin tim rreth teorisë së boshllëkut.

0269 00:21:04:13 00:21:10:53 Argumentat për teorinë e boshllëkut janë ose tepër të dobta, ose të gabuara, ose përfshijnë fjalë që shtohen në Fjalën e Perëndisë.

0270 00:21:10:53 00:21:15:74 Nuk kam gjetur ndonjë argument për teorinë e boshllëkut që mbështet një shqyrtim të vërtetë – krahasuar me Shkrimet.

0271 00:21:15:74 00:21:19:84 Një ditë mora Biblën time Living Bible në koleksionin tim të Biblave dhe aty thuhej,

0272 00:21:19:84 00:21:23:74 "Le të nxjerrë toka çdo lloj bari dhe fare që mbart bimë dhe pemë të frytshme...

0273 00:21:23:74 00:21:29:75 kjo ndodhi ditën e tretë." E lexova dhe mendova, "Shumë mirë, ky është një varg i mirë",

0274 00:21:29:75 00:21:36:12 deri kur pashë shënimin në fund të faqes. Në shënim, Ken Taylor shkruante, "Kjo është një periudhë kohore."

0275 00:21:36:12 00:21:40:23 Në vend të një dite, çdo ditë është një periudhë e gjatë kohore. Sa nga ju e kanë dëgjuar dhe më parë këtë ide?

0276 00:21:40:23 00:21:44:03 Ndoshta ditët e Zanafillës nuk janë ditë: ndoshta ato janë periudha të gjata kohore.

0277 00:21:44:03 00:21:47:90 Ata gjithmonë u referohen Psalmit 90. E keni parasysh, "një mijë vjet janë si dita e djeshme."

0278 00:21:47:90 00:21:52:01 Ose 2 Pjetrit 3, "Një ditë është si një mijë vjet, dhe një mijë vjet si një ditë."

0279 00:21:52:01 00:21:57:38 Vini re se të dy vargjet thonë "mijë", jo milion.

0280 00:21:57:38 00:22:00:72 Dhe asnjë nga këto vargje nuk ka të bëjë me krijimin.

0281 00:22:00:72 00:22:07:96 Ato thjesht na thonë se koha nuk do të thotë asgjë për Perëndinë. E kuptoni, në Qiell tani nuk është viti 2005.

0282 00:22:07:96 00:22:12:96 Atje nuk ekziston koha. Kur dikush thotë, "Çfarë bënte Perëndia përpara krijimit?"

0283 00:22:12:96 00:22:17:20 Menjëherë do të kuptoni se ata po mendojnë për diçka që nuk është Perëndi.

0284 00:22:17:20 00:22:21:36 Sepse Perëndia i Biblës nuk ndikohet nga koha, hapësira apo materia.

0285 00:22:21:36 00:22:25:14 Jemi ne ata të cilët jemi të kufizuar në kohë, hapësirë dhe materie. Jo Perëndia.

0286 00:22:25:14 00:22:29:88 Nëse Perëndia është i kufizuar nga koha, nuk është Perëndi.

0287 00:22:29:88 00:22:38:39 Prandaj, nuk ka "kohë" përpara krijimit. Perëndia e krijoi kohën. Për më shumë do flasim në videon #7.

0288 00:22:38:39 00:22:42:46 Por vini re, shpejt koha do të ndalojë përsëri. Nuk do të ketë kohë në Qiell.

0289 00:22:42:46 00:22:45:63 Ne këndojmë, "kur të jemi atje për 10,000 vjet ..."

0290 00:22:45:63 00:22:50:80 Dakord, është një këngë shumë e bukur, mua më pëlqen; por nuk është sipas Shkrimeve. Ne nuk do të jemi atje për 10,000 vjet.

0291 00:22:50:80 00:22:56:04 Ne thjesht do të jemi atje. Nuk do ketë më kohë. Gjënë e parë që do bësh kur të shkosh në Qiell, është ta heqësh orën dhe

0292 00:22:56:04 00:23:00:41 ta hedhësh tutje. Nuk do të të duhet më. Merre dhe kalendarin e xhepit dhe grise.

0293 00:23:00:41 00:23:06:58 Nuk do të të duhet më. Nuk do të jesh më vonë! Pra, përpara krijimit nuk ekzistonte koha.

0294 00:23:06:58 00:23:14:19 Në fund fare nuk do të ekzistojë më koha. Engjëjt fluturuan pranë dhe thanë, "Nuk do të ketë më kohë".

0295 00:23:14:19 00:23:21:66 Që po ta mendosh mirë do të thotë: na ishte njëherë, një periudhë, kur nuk kishte kohë.

0296 00:23:21:66 00:23:24:73 Mund të përpiqesh të fillosh të mendosh për këtë gjë, dhe do të të dhembë koka.

0297 00:23:24:73 00:23:28:00 Këtu kemi Biblën Ferrar Fenton nga viti 1903.

0298 00:23:28:00 00:23:35:24 Ai thoshte, "Kohë pas kohe Perëndia krijoi atë që prodhoi sistemin diellor; më pas atë që prodhoi tokën."

0299 00:23:35:24 00:23:39:45 Të duket e ngjashme kjo me Zanafillën 1:1? Po vargu 5?

0300 00:23:39:45 00:23:45:39 "Ky ishte fundi dhe agimi i epokës së parë...Fundi dhe agimi i epokës së dytë."

0301 00:23:45:39 00:23:49:59 Ai po përpiqet me të gjitha forcat që të bëjë Biblën të thotë se toka është miliona vjeçare!

0302 00:23:49:59 00:23:53:93 Por Bibla nuk bie kollaj. Më mirë shikoni vargun 11,

0303 00:23:53:93 00:24:00:84 "Perëndia tha të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutorë... ditën e tretë."

0304 00:24:00:84 00:24:06:81 Ditën e katërt, Ai krijoi diellin. Tani, nëse ato janë miliona vjet,

0305 00:24:06:81 00:24:12:78 duhet të jetë shumë e vështirë për bimët të presin që të dalë dielli, nuk mendoni dhe ju kështu?

0306 00:24:12:78 00:24:17:12 Dhe ditën e pestë Ai krijoi insektet; dhe ato pllenuan bimët.

0307 00:24:17:12 00:24:20:82 Prandaj, nëse këta njerëz mësojnë se ditët janë periudha të gjata kohore, atëherë kemi një problem vërtet serioz këtu.

0308 00:24:20:82 00:24:24:53 Sepse tashmë kemi bimë pa diell dhe asnjë insekt apo zog për t’i pllenuar ato që të vazhdojnë

0309 00:24:24:53 00:24:30:20 për miliona vjet. Kjo është një mrekulli, një mrekulli afatgjatë, do të thoja!

0310 00:24:30:20 00:24:36:74 Asnjë profesor hebraishteje nuk do t’ju thotë se ditët e Zanafillës nënkuptonin diçka tjetër nga ditët 24 orëshe.

0311 00:24:36:74 00:24:39:77 Ata ndoshta mund të mos e besojnë këtë, por ata e dinë çfarë mëson libri.

0312 00:24:39:77 00:24:44:68 Libri mëson qartë se ditët e Zanafillës janë ditë normale.

0313 00:24:44:68 00:24:49:15 Ata gjithmonë thonë, "A nuk do të thotë fjala 'yom' ditë, si 'dita e Zotit'?"

0314 00:24:49:15 00:24:53:95 Nuk ka asnjë referencë nga 1.800 herët kur fjala "yom" është përdorur; gjithmonë ka kuptimin e një dite.

0315 00:24:53:95 00:24:56:79 Ka tri kuptime të fjalës ditë: (1) një ditë 24 orëshe;

0316 00:24:56:79 00:24:59:77 (2) Jezusi tha, "A nuk janë 12 orët e ditës?"

0317 00:24:59:77 00:25:04:23 Kjo është ndarja e ditës me dritë. (3) Më tutje thotë, "Në ditën e Zotit."

0318 00:25:04:23 00:25:07:44 Tani, po flet për një periudhë të gjatë kohore apo është gjithashtu thjesht një ditë?

0319 00:25:07:44 00:25:10:64 Unë nuk e di; Mendoj se është gjithashtu një ditë.

0320 00:25:10:64 00:25:14:18 Por sigurisht, kur thotë "mbrëmje dhe mëngjes" dhe "dita e parë", "dita e dytë",

0321 00:25:14:18 00:25:19:61 nuk ka arsye të themi se këto ditë janë diçka tjetër nga ditët 24 orëshe, tamam si ato që kemi sot.

0322 00:25:19:61 00:25:24:75 Asnjë varg në Bibël ku është fjala "yom", nuk përdoret për të treguar diçka tjetër nga dita 24 orëshe!

0323 00:25:24:75 00:25:29:66 Merre librin mbi teorinë e boshllëkut, nëse do të mësosh më shumë për këtë, ose broshurën time "Teoria e boshllëkut".

0324 00:25:29:66 00:25:35:28 James Hutton shkroi një libër në vitin 1795. Dhe njerëzit filluan të mendojnë se toka është miliona vjeçare.

0325 00:25:35:28 00:25:38:87 Thomas Chalmers shpiku teorinë e boshllëkut duke u përpjekur ta fusë atë në Bibël.

0326 00:25:38:87 00:25:45:87 Dhe që atëherë kjo është gëlltitur nga të krishterët. Nuk është sipas Shkrimeve. Dhe në 1859 doli libri i Darvinit.

0327 00:25:45:87 00:25:51:08 Që atëherë të krishterët e kanë pranuar tashmë idenë se toka është miliona vjeçare.

0328 00:25:51:08 00:25:56:15 Dhe prandaj nuk kishte ndonjë kundërshtim efikas për evolucionin kur ai doli.

0329 00:25:56:15 00:25:58:82 Të krishterët madje as nuk luftuan kundër teorisë së Darvinit,

0330 00:25:58:82 00:26:02:89 sepse ata e kishin pranuar tashmë moshën e tokës si miliarda vjeçare.

0331 00:26:02:89 00:26:06:19 Prandaj dhe unë them se kjo është një herezi tepër e rrezikshme!

0332 00:26:06:19 00:26:12:23 Dhe sot, 75% e fëmijëve nga shtëpi të krishtera, të cilët shkojnë në shkolla publike do të refuzojnë besimin e krishterë,

0333 00:26:12:23 00:26:16:10 shumica për shkak të kësaj çështjes së moshës së tokës, për të cilën folëm dje.

0334 00:26:16:10 00:26:18:71 Si mund ta provojmë se toka nuk është miliarda vjeçare?

0335 00:26:18:71 00:26:21:48 Edhe Hugh Ross mëson se secila nga ditët janë periudha të gjata kohore.

0336 00:26:21:48 00:26:25:11 Ai ka dhe një faqe interneti, "Reasons to Believe." Unë debatova me të për tri orë në shfaqjen e John Ankerberg.

0337 00:26:25:11 00:26:29:95 Ai nuk do të debatojë më; unë jam gati të debatoj kurdo dhe kudo. Ai është një njeri shumë i zgjuar.

0338 00:26:29:95 00:26:33:35 Jam i sigurtë që ai është një njeri shumë i sinqertë; e do Zotin. Nuk e vë në pikëpyetje këtë.

0339 00:26:33:35 00:26:37:29 Por ai është gabim në atë që ai beson. Vetëm sepse dikush është i mirë, buzëqesh dhe

0340 00:26:37:29 00:26:42:10 është shumë i zgjuar, nuk do të thotë se ai ka të drejtë. Krahasojini Shkrimet me Shkrimet. Hetoni Shkrimet;

0341 00:26:42:10 00:26:48:07 shikoni nëse këto gjëra janë kështu. Te Zanafilla kapitulli 1 thuhet, "Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave,

0342 00:26:48:07 00:26:53:67 që t’i ndajë ujërat nga ujërat." Atëherë, çfarë është një kupë “qiellore”?

0343 00:26:53:67 00:26:59:35 Disa njerëz thonë se duhet të jetë dheu, sepse dheu e mban të ndarë ujërat nga ujërat.

0344 00:26:59:35 00:27:00:85 Jo, nuk është dheu. Lexoni më poshtë në vargun 20,

0345 00:27:00:85 00:27:08:89 dhe aty thuhet, "shpendët [janë zogjtë] fluturojnë lart mbi tokë, nëpër hapësirën e madhe të kupës qiellore".

0346 00:27:08:89 00:27:16:80 Zogjtë fluturojnë në kupën qiellore. Zogjtë nuk fluturojnë në dhè. Zogjtë fluturojnë në ajër.

0347 00:27:16:80 00:27:20:84 Pra, qielli i parë, po na thotë këtu, është atje ku fluturojnë zogjtë.

0348 00:27:20:84 00:27:26:84 Shkrimi interpreton vetveten. Qielli i dytë është atje ku ndodhet dielli, hëna dhe yjet.

0349 00:27:26:84 00:27:32:35 Perëndia tha, "Të ketë ndriçues në kupën qiellore". Kjo flet për diellin, hënën dhe yjet. Ky është qielli i dytë.

0350 00:27:32:35 00:27:38:65 Qielli i tretë përmendet vetëm 1 herë në Bibël, tek 2 Korintasve, kapitulli 12.

0351 00:27:38:65 00:27:41:72 Apostulli Pal po tregon historinë rreth kohës kur ai ishte afër vdekjes,

0352 00:27:41:72 00:27:46:53 dhe ai thotë se u rrëmbye deri në të tretin qiell.

0353 00:27:46:53 00:27:48:93 Tri qiej, të përmendur në Bibël: qielli i parë, ku fluturojnë zogjtë;

0354 00:27:48:93 00:27:53:26 qielli i dytë, ku janë yjet; qielli i tretë, ku banon Perëndia.

0355 00:27:53:26 00:27:56:94 Shumë shpejt ne do të shkojmë atje; do të dëgjojmë gjëmimin e një trumpete.

0356 00:27:56:94 00:27:59:84 Luteranët do të ikin të parët, sepse thuhet, "të vdekurit në Krishtin do të ringjallen të parët."

0357 00:27:59:84 00:28:05:85 Dhe më pas ne do të kalojmë nëpër Rrugën e Qumështit dhe do të përfundojmë duke shkuar në qiellin e tretë.

0358 00:28:05:85 00:28:12:00 Shpejt do të shkojmë atje. Psalmi 19 flet për qiejt (shumës) që shpallin lavdinë e Perëndisë: qiejt.

0359 00:28:12:00 00:28:14:32 Kujtoni që te Zanafilla 1:1, ishte qiell (njëjës).

0360 00:28:14:32 00:28:20:76 Më pas Ai e ndan atë në tri shtresa: qielli i parë, qielli i dytë, qielli i tretë. "Qiejt shpallin lavdinë e Perëndisë".

0361 00:28:20:76 00:28:29:14 Vargu 7 thotë, "Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj nga

0362 00:28:29:14 00:28:32:21 ujërat që ishin sipër saj."

0363 00:28:32:21 00:28:37:98 Pa prisni pak, po na thuhet vallë që ka ujë mbi vendin ku fluturojnë zogjtë?

0364 00:28:37:98 00:28:43:88 Psalmi 148 thotë, "Lëvdoni Zotin,...ju ujërat përmbi qiejt."

0365 00:28:43:88 00:28:51:03 Ndoshta ka akoma ujë atje në hapësirë. Bibla thotë se Zoti ulet mbi shumë ujëra.

0366 00:28:51:03 00:28:55:43 Ndoshta, e gjithë kjo që shohim, i tërë ky univers me të gjithë këta “pafundësi” yjesh.

0367 00:28:55:43 00:29:01:77 Ndoshta gjithçka është e rrethuar nga uji. Ky është vargu i vetëm që kam gjetur për të mbështetur këtë teori.

0368 00:29:01:77 00:29:06:37 Por ndoshta çdo gjë që shohim është brenda një topi qelqi me ujë në bufenë e Perëndisë.

0369 00:29:06:37 00:29:09:74 që Ai e merr dhe e tund ndonjëherë dhe topat e borës notojnë rreth e qark, e keni parasysh.

0370 00:29:09:74 00:29:14:85 Perëndia thotë, "Si po ia kaloni atje brenda?"

0371 00:29:14:85 00:29:22:12 2 Pjetrit na thotë, "toka doli nga uji dhe u sajua nëpërmjet ujit."

0372 00:29:22:12 00:29:27:70 Me sa duket, kur Perëndia bëri tokën në fillim, kishte një tendë uji ose akulli sipër në atmosferë.

0373 00:29:27:70 00:29:30:43 Nuk është më atje tani; ra në kohën e Përmbytjes.

0374 00:29:30:43 00:29:33:70 Por Isaia na thotë se Zoti ulet në rrathët e tokës.

0375 00:29:33:70 00:29:38:47 Interesante! Tre mijë vjet më parë, Bibla na thotë se toka është e rrumbullakët.

0376 00:29:38:47 00:29:40:78 Të krishterët nuk kanë shpallur ndonjëherë se toka është e rrafshët.

0377 00:29:40:78 00:29:42:91 Disa paganë kanë besuar këtë dhe janë përpjekur t’ua vënë fajin për këtë të krishterëve.

0378 00:29:42:91 00:29:44:41 Por ne e kemi ditur gjithmonë se toka është rrumbullake.

0379 00:29:44:41 00:29:51:05 Më pas thotë se "Ai i shtriu qiejt”. 17 herë në Bibël, thuhet se Ai i shtrin qiejt.

0380 00:29:51:05 00:29:55:16 Ndoshta kjo është arsyeja pse yjet ndryshojnë ngjyrë në astronomi.

0381 00:29:55:16 00:29:57:12 Dhe njerëzit thonë, "Si vjen drita nga yjet deri këtu?"

0382 00:29:57:12 00:30:02:83 Oh, e keni mbrapsht arsyetimin. Bibla thotë se Perëndia krijoi tokën në fillim, pastaj yjet.

0383 00:30:02:83 00:30:05:40 Prandaj pyetja është: Si shkuan yjet nga këtu atje?

0384 00:30:05:40 00:30:08:03 Jo si erdhi drita nga atje këtu?

0385 00:30:08:03 00:30:12:84 Për më shumë do flasim në videon #7. Por Ai shtriu qiejt. Interesante!

0386 00:30:12:84 00:30:15:58 Atmosfera që ne sot marrim frymë ka gjashtë shtresa:

0387 00:30:15:58 00:30:20:38 troposfera, stratosfera, mezosfera, termosfera, ekzosfera, dhe jonosfera. Ka patur dhe një shtresë të shtatë.

0388 00:30:20:38 00:30:25:79 Ishte një shtresë me ujë ose akull mbi atmosferën. Nuk e di çfarë ishte, sepse tani nuk është më.

0389 00:30:25:79 00:30:28:76 Ajo që mund të bëjmë është të nxjerrim një teori për këtë. Kjo teori quhet teoria e shtresës,

0390 00:30:28:76 00:30:33:36 e cila thotë se ka ekzistuar një shtresë uji ose akulli, ndoshta akulli mbi atmosferën.

0391 00:30:33:36 00:30:40:37 Unë besoj se ka qenë ndoshta 25 ose 50 cm akull, akull super i ftohtë, e mbajtur në ajër nga fusha magnetike.

0392 00:30:40:37 00:30:43:87 E dini se si mund të notojë një magnet mbi një magnet tjetër? Ky quhet efekti Mysner.

0393 00:30:43:87 00:30:48:51 Për më shumë do të flasim në videon #6. Por toka mund ta ketë patur një shtresë akulli të mbajtur pezull në

0394 00:30:48:51 00:30:50:98 fushën magnetike, e cila mund ta bëjë atë të notojë mbi tokën.

0395 00:30:50:98 00:30:58:25 Kjo shtresë uji ose akulli do të bllokonte dritën ultravioletë, një pjesë të saj; do të rriste presionin e ajrit. Sot ajri pak a shumë është 160 km i trashë.

0396 00:30:58:25 00:31:03:66 Do ta shtypte të gjithin poshtë ndoshta nga 16 deri në 32 km dhe do të dyfishonte presionin e ajrit në sipërfaqe.

0397 00:31:03:66 00:31:08:46 Keni parasysh, kur anijet kozmike ngrihen për në hapësirë dhe largohen, i gjithë shkarkimi nga djegia e karburantit shndërrohet në re akulli.

0398 00:31:08:46 00:31:14:97 Dhe retë e akullta shkojnë në polin e veriut ose të jugut dhe qëndrojnë pezull atje rreth 80 km mbi Arktik.

0399 00:31:14:97 00:31:21:14 Re të akullta që qëndrojnë pezull! Nuk bien; ngecin në fushën magnetike, nuk e di se si.

0400 00:31:21:14 00:31:25:75 Këtu kam një artikull për këtë gjë. Josephus shkroi në librin e tij se hebrenjtë besonin se kur

0401 00:31:25:75 00:31:33:02 Perëndia e krijoi tokën ditën e dytë, Ai vendosi një kupë qiellore kristalore rreth saj. Një kupë qiellore kristalore?

0402 00:31:33:02 00:31:37:53 ndoshta akull super të ftohtë. Ajo nuk ishte thjesht një shtresë uji mbi tokën,

0403 00:31:37:53 00:31:39:99 kishte ujë në koren e tokës.

0404 00:31:39:99 00:31:46:20 Psalmi 24 thotë, "Zotit i përket toka... Ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë".

0405 00:31:46:20 00:31:50:87 E shikoni, shumë nga uji që tani është në oqeane ka qenë më parë në koren e tokës.

0406 00:31:50:87 00:31:57:14 Psalmi 136 thotë se Ai shtriu tokën mbi ujërat. Nuk ka qenë siç është sot.

0407 00:31:57:14 00:32:02:92 Unë besoj se krijimi origjinal kishte një shtresë uji sipër, ndoshta 25 ose 50 cm akull dhe

0408 00:32:02:92 00:32:08:79 më pas një shtresë ajri për frymëmarrjen, ndoshta 16 ose 32 km, nuk e di tamam; dhe më pas dhé dhe shkëmbinj për të qëndruar

0409 00:32:08:79 00:32:13:69 korja e tokës, të cilën e kemi ende sot. Por brenda kores së tokës, kishte ujë.

0410 00:32:13:69 00:32:18:30 Ky është uji që shpërtheu në sipërfaqe, kur burimet e brendshme u hapën me forcë.

0411 00:32:18:30 00:32:22:00 Dhe akoma ka shumë ujë në koren e tokës.

0412 00:32:22:00 00:32:27:51 Përndryshe nuk do të kishim burime me ujë të nxehtë që burojnë nga fundi i oqeanit.

0413 00:32:27:51 00:32:32:91 Nëse kemi ujë të nxehtë që del çurg nga fundi i oqeanit, nga duhet të dalë ky ujë?

0414 00:32:32:91 00:32:38:55 Ka vend më të ulët dhe më të thellë se fundi i oqeaneve nga ku dalin këto burime uji të nxehtë??

0415 00:32:38:55 00:32:43:19 Mendoj se akoma ka burime të tilla. Për më shumë do flasim në teorinë e pllakave hidrike në videon #6.

0416 00:32:43:19 00:32:48:40 Unë mendoj se toka ende sot ka të çara, të cilat janë që nga koha e Përmbytjes.

0417 00:32:48:40 00:32:51:50 Kam dhënë mësime biologjie me vite të tëra. Toka është thyer në pllaka, nuk ka dyshim për këtë.

0418 00:32:51:50 00:32:54:97 Kam shkuar në Shkarjen e San Andreas, Shkarjen Hayward, Shkarjen New Madrid, Shkarjen Golden.

0419 00:32:54:97 00:32:56:77 Nuk kanë ndodhur për fajin tim.

0420 00:32:56:77 00:33:01:28 Nuk ka dyshim, ka të çara në koren e tokës dhe kur ato lëvizin ndërtesat bien.

0421 00:33:01:28 00:33:05:88 Këto quhen tërmete, ose tsunami që ndodhin nga rrëshqitjet nënujore ose nga rrymat e trazuara.

0422 00:33:05:88 00:33:09:68 Nuk ka dyshim që toka është e çarë dhe nuk ka dyshim që pllakat lëvizin ende sot.

0423 00:33:09:68 00:33:12:55 Pyetja është: Kur ndodhi e gjithë kjo?

0424 00:33:12:56 00:33:15:39 Evolucionistët do t’ju thonë se kjo ndodhi gjatë miliona dhe miliona vjetëve.

0425 00:33:15:39 00:33:19:83 Ata që besojnë në krijimin thonë: Jo, e gjithë kjo katastrofë filloi në kohën e asaj Përmbytjeje,

0426 00:33:19:83 00:33:21:63 kur burimet nëntokësore shpërthyen në sipërfaqe.

0427 00:33:21:63 00:33:28:30 Kjo shkaktoi ato Shkarje, uji doli në sipërfaqe dhe është ende dhe sot.

0428 00:33:28:30 00:33:31:11 Njëherë po debatoja me një ateist; dhe kur ishte koha e pyetje – përgjigjeve, ky student u ngrit në këmbë dhe tha,

0429 00:33:31:11 00:33:35:31 "Hovind, ku shkoi gjithë ai ujë i Përmbytjes?" Unë i thashë, "Oh, është akoma këtu."

0430 00:33:35:31 00:33:40:58 Unë i thashë, "Oqeanët janë shumë të mëdhenj! Ka mjaft ujë në oqeane; nëse do të doje të mbushje sipërfaqen e tokës,

0431 00:33:40:58 00:33:44:51 ai ujë do ta mbulonte atë me 2,000 m thellësi kudo."

0432 00:33:44:51 00:33:47:86 Kur fluturova njëherë mbi Paqësor nga Australia, i thashë një personi në zyrën time,

0433 00:33:47:86 00:33:58:27 "S’e ke idenë sa i madh është Oqeani Paqësor!" Ai ma ktheu, "Oh, kjo është vetëm maja e ajsbergut." Pikërisht kështu!

0434 00:33:58:27 00:34:02:27 Këto burime ujërash të nxehtë janë provë se ka akoma ujë në koren e tokës që buron përjashta.

0435 00:34:02:27 00:34:04:34 Ndoshta shumë prej tij ka ikur tashmë, është në sipërfaqe.

0436 00:34:04:34 00:34:08:04 Por kjo shtresë uji që ka qenë atje gjatë krijimit origjinal e bënte të gjithë tokën si

0437 00:34:08:04 00:34:11:91 një serë të madhe. Sa nga ju e dinë çfarë është një serë? Ato kanë mure xhami.

0438 00:34:11:91 00:34:14:85 Nëse jeton në një serë nuk do të kesh ku të ndërrohesh, sepse njerëzit do të të shikonin!

0439 00:34:14:85 00:34:18:65 Shkencëtarët ende po gjejnë shumë ujë në hapësirë midis yjeve.

0440 00:34:18:65 00:34:22:86 Ka shumë ujë atje në hapësirë. Interesante apo jo, por për këtë do flasim më shumë më vonë.

0441 00:34:22:86 00:34:28:76 Dhe tani kanë nxjerrë një teori të re se ndoshta mungesa e oksigjenit i vrau dinosaurët.

0442 00:34:28:76 00:34:33:40 Mungesë oksigjeni? Pse mendojnë kështu?

0443 00:34:33:40 00:34:38:57 Në vitin 1993 u zhvillua një simpozium i madh. Një grup shkencëtarësh u mblodhën bashkë të studionin apatosaurët.

0444 00:34:38:57 00:34:46:25 Dhe thanë, "Njerëz, kemi një problem. Një apatosaur 24 m i gjatë kishte vrima hunde të së njëjtës madhësi me ato të një kali.

0445 00:34:46:25 00:34:52:65 Si mund të marrë frymë mjaftueshëm një kafshë 24 m e gjatë përmes vrima hundësh të së njëjtës madhësi të një kali?"

0446 00:34:52:65 00:34:57:43 Ai do të thithte kaq shumë dhe kaq fortë për të marrë frymë, sa që do të merrte zjarr nga fërkimi i shpeshtë,

0447 00:34:57:43 00:35:01:23 dhe nga vërshëllimi i ajrit, nuk do të merrte dot frymë fare!

0448 00:35:01:23 00:35:05:60 Me sa duket ata merrnin frymë, sepse skelete dinosaurësh janë gjetur kudo në planet,

0449 00:35:05:60 00:35:10:87 edhe në Antarktidë dhe Alaskë. Dua të them se dinosaurët jetonin kudo.

0450 00:35:10:87 00:35:13:41 Prandaj si mund të marrë mjaft ajër një kafshë 24 m e gjatë?

0451 00:35:13:41 00:35:17:65 Ndoshta sot nuk do të mundte, jo sa për t’u bërë 24 m i gjatë!

0452 00:35:17:65 00:35:22:02 Por unë mendoj se përpara Përmbytjes, ata kishin këtë shtresë ajri ose uji ose akulli,

0453 00:35:22:02 00:35:26:75 e cila rriste presionin e ajrit. Plus, ata kishin oksigjen më të pasur.

0454 00:35:26:75 00:35:30:52 Kur njerëzit shpuan në qelibar (rrëshirë e tejdukshme e fosilizuar)...Sa nga ju e kanë parë filmin, "Jurassic Park"?

0455 00:35:30:52 00:35:32:63 E keni parasysh, ku shpuan ata për të nxjerrë jashtë gjakun e mushkonjës?

0456 00:35:32:63 00:35:37:37 Shpesh në qelibar, e cila është një limfë peme e ngurtësuar, ata gjenin flluska ajri brenda.

0457 00:35:37:37 00:35:42:76 Kur analizuan flluskat e ajrit, zbuluan se ato kishin 50% më shumë oksigjen nga ç’kemi ne sot.

0458 00:35:42:76 00:35:48:54 Sot ne thithim ajër me 21% oksigjen. Flluskat e qelibarit kanë 32% oksigjen.

0459 00:35:48:54 00:35:53:85 E dini se po të jetoje në një botë me dyfishin e presionit të ajrit dhe 50% më shumë oksigjen,

0460 00:35:53:85 00:36:05:33 vetëm të merrje frymë do të ishte fantastike? Adami do të thithte ajër "Uau! Sa qejf."

0461 00:36:05:33 00:36:09:03 "Eva, le të thithim dhe njëherë ajër."

0462 00:36:09:03 00:36:13:27 Toka kishte më shumë oksigjen në të shkuarën nga ç’ka tani.

0463 00:36:13:27 00:36:16:54 Ju fëmijëve, do t’ju mësojnë në tekstet shkollore se toka nuk kishte fare oksigjen në fillim,

0464 00:36:16:54 00:36:20:04 kur jeta evoluonte, gjë e cila quhet "atmosferë e reduktuar." Këto janë gjepura!

0465 00:36:20:04 00:36:23:58 Për më shumë do flasim në videon #4 se si filloi jeta.

0466 00:36:23:58 00:36:26:45 Nuk ka mundësi të ketë evoluar, me oksigjen ose pa oksigjen!

0467 00:36:26:45 00:36:31:39 Por, nëse dyfishon presionin e ajrit dhe rrit oksigjenin, jo vetëm që hemoglobina jote do të merrte oksigjen,

0468 00:36:31:39 00:36:40:19 si duhej, por edhe plazma do të ushqehej me oksigjen, që do të thotë se ti mund të vrapoje qindra km,

0469 00:36:40:19 00:36:47:03 pa u lodhur! Adami dhe Eva nuk kishin nevojë për makinë. Ata mund të vraponin drejt gjyshes.

0470 00:36:47:03 00:36:54:68 Vetëm se ata nuk kishin një gjyshe. Ose vjehrrë, me që ra fjala...prandaj ishte parajsa, por...

0471 00:36:54:68 00:36:56:61 Faktikisht, gruaja ime kishte një vjehrrë të shkëlqyer.

0472 00:36:56:61 00:37:03:12 Por, uh...Unë mendoj se përpara se të vinte Përmbytja gjërat ishin shumë, shumë më ndryshe.

0473 00:37:03:12 00:37:06:42 Me oksigjen më shumë, ti mund të shëroheshe shumë më shpejt.

0474 00:37:06:42 00:37:09:86 Sa nga ju e mbani mend bebin Jessica që ra në pus në Texas?

0475 00:37:09:86 00:37:13:66 18 muajshe, këmba e saj e majtë rrëshqiti brenda një tubi, këmba e saj e djathtë u fut pas saj,

0476 00:37:13:66 00:37:19:10 këmbët e saj u shqyen ndërsa ajo rrëshqiste brenda një tubi çeliku më diametër 20 cm.

0477 00:37:19:10 00:37:23:87 Ajo hyri 6 m poshtë dhe ngeci atje për 2 ditë e gjysëm!

0478 00:37:23:87 00:37:26:41 Njerëzit shkatërruan të gjithë zonën përreth duke u përpjekur ta nxjerrin jashtë pusit atë foshnjë.

0479 00:37:26:41 00:37:30:75 Çdo 15 minuta e shikoje në edicionin e lajmeve, ju kujtohet? E dini se bebi Jessica është ende gjallë!

0480 00:37:30:75 00:37:36:42 Kur më në fund e nxorrën jashtë pusit, shumë pjesë të trupit të saj ishin mavijosur për shkak të mungesës së qarkullimit.

0481 00:37:36:42 00:37:41:26 Këmba e saj e djathtë ishte komplet e zezë, sepse ishte përdredhur rreth trupit nga mbrapa dhe kishte mbetur mbi fytyrë,

0482 00:37:41:26 00:37:46:56 duke u shqyer. Një nga doktorët tha që t’ja prisnin këmbën menjëherë!

0483 00:37:46:56 00:37:49:63 Një doktor tjetër tha, "Hej, përpara se ta presim këmbën fare, le të përpiqemi ta vendosim njëherë vajzën në

0484 00:37:49:63 00:37:56:40 një dhomë oksigjeni hiperbarike" Ku? Oksigjen hiperbarik!

0485 00:37:56:40 00:37:59:44 Ata e vendosën Jessica në një nga këto dhomat, e mbushën dhomën plot me oksigjen të pastër,

0486 00:37:59:44 00:38:02:71 dhe futën brenda deri në dyfishin e presionit normal.

0487 00:38:02:71 00:38:07:48 Brenda pak orësh këmba e saj u kthye në ngjyrën normale. Ata ndihmuan në qarkullimin e gjakut.

0488 00:38:07:48 00:38:12:92 Dhe kështu nuk ia prenë këmbën. Atyre iu desh të prisnin gjysmën e gishtit të saj të vogël. Nuk mund të bënin gjë për këtë.

0489 00:38:12:92 00:38:17:89 Më mirë të humbasësh një gjymtyrë se sa të humbasësh njeriun! Me që ra fjala, e dini si e thërrasin një vajzë

0490 00:38:17:89 00:38:26:23 me një këmbë më të gjatë se tjetrën? Ilene. Vetëm për një gjë të vogël.

0491 00:38:26:23 00:38:33:57 Në Pensacola, Florida, ka një dhomë hiperbarike. Kjo në Pensacola mban 30 njerëz njëherë.

0492 00:38:33:57 00:38:35:51 Shumë spitale po ndërtojnë dhoma të tilla.

0493 00:38:35:51 00:38:38:48 A ka Qendra Mjekësore e Universitetit të Tennessee një dhomë të tillë? Kanë?

0494 00:38:38:48 00:38:42:25 Sa e madhe është? Mban 1, 2 apo 3 persona brenda? Oh, një person.

0495 00:38:42:25 00:38:47:72 Gjermania perëndimore po i trajton pacientët me oksigjen hiperbarik, duke bërë që ata ta marrin veten plotësisht nga hemoragjitë cerebrale.

0496 00:38:47:72 00:38:51:86 Në Angli trajtojnë sklerozat e shumta. Trajtojnë të gjitha llojet e sëmundjeve me

0497 00:38:51:86 00:38:56:36 këto dhoma hiperbarike. Në Indi po trajtojnë lebrën dhe kanë arritur rezultate të pabesueshme.

0498 00:38:56:36 00:39:00:84 Ja një fëmijë që po trajtohet për paralizë cerebrale me oksigjen hiperbaik.

0499 00:39:00:84 00:39:05:57 Doktorët kanë zbuluar se nëse shtojnë më shumë oksigjen gjatë operacioneve kur personi është nën anestezi,

0500 00:39:05:57 00:39:09:81 vetëm gjysma e pacientëve marrin infeksion dhe vetëm gjysmës së njerëzve u përzihet;

0501 00:39:09:81 00:39:14:02 thjesht duke i dhënë pacientit në gjumë më shumë oksigjen. Interesante!

0502 00:39:14:02 00:39:19:19 Ka një dhomë në Nju Jork ku trajtojnë sëmundjet mendore me oksigjen hiperbarik.

0503 00:39:19:19 00:39:24:96 "Përdorimi i terapisë hiperbarike si një mjet shërues po rritet," thotë artikulli. Ja një dhomë për një person.

0504 00:39:24:96 00:39:28:86 E dinit se skuadra e futbollit të Dallasit ka një dhomë hiperbarike?

0505 00:39:28:86 00:39:32:97 Pse do të donte një dhomë hiperbarike një skuadër sportistësh profesionistë?

0506 00:39:32:97 00:39:38:11 Sepse ata kanë zbuluar se lojtarët e tyre të dëmtuar shërohen dy herë më shpejt.

0507 00:39:38:11 00:39:41:28 Nëse ti paguan një lojtar 1.000 $ për minutë për të luajtur me një top,

0508 00:39:41:28 00:39:48:12 ti do që ai të jetë atje duke luajtur me topin, që ai ta meritojë ato 1.000 $ e tij për minutë.

0509 00:39:48:12 00:39:53:80 Ja ku është dhe Zak filani nga skuadra e Dolphins. Thonë se, "Rreth tri herë në javë, gjatë sezonit të ndeshjeve,

0510 00:39:53:80 00:39:59:95 Zaku qetësohet për rreth një orë ose më shumë në një dhomë hiperbarike, në një “çantë” me përmasa 3x1 m të mbushur me oksigjen të pastër që

0511 00:39:59:95 00:40:06:77 ndihmon trupin të shërohet dhe ndihmon ndjenjën e të qënit mirë. Dhe ti mund të kesh “çantën” tënde hiperbarike,

0512 00:40:06:77 00:40:11:57 nëse do! Një miku im në Oregon ka një dhomë hiperbarike.

0513 00:40:11:57 00:40:17:68 Këtu është im bir, gruaja e tij dhe unë në një “bar me oksigjen” në Alaskë.

0514 00:40:17:68 00:40:21:98 Jo në një bar ku pihet alkool. Unë nuk kam futur ndonjëherë alkool në gojë në jetën time. Por aty ulesh për të ngrënë,

0515 00:40:21:98 00:40:27:05 dhe thith oksigjen të pastër. Thjesht paguan 5$ dhe thith oksigjen të pastër ndërsa ha drekë.

0516 00:40:27:05 00:40:32:46 Dhe kur mbaron, ta dini, ndiheni sikur do të shkoni të bëni pazar përsëri. Është një komplot, mund t’ua them me plot gojën!

0517 00:40:32:46 00:40:37:00 Gjithçka është një komplot që ti të shpenzosh më shumë para. Por ndihesh shkëlqyeshëm.

0518 00:40:37:00 00:40:39:83 Miku im në Oregon ka një dhomë hiperbarike. Kam qënë atje.

0519 00:40:39:83 00:40:44:54 Ai më pyeti, "Vëlla Hovind, të pëlqen ta provosh?" Unë i thashë, "Sigurisht!" Dhe ai më futi brenda,

0520 00:40:44:54 00:40:48:81 më dha një libër të lexoja dhe më tha, "Do ta mbyll derën dhe do të fus brenda ajër sa trefishi i presionit normal."

0521 00:40:48:81 00:40:51:51 Ata përdorin termat e zhytjes: do të zhytesh deri në 30 metra.

0522 00:40:51:51 00:40:55:95 Kurse aty je i ulur dhe i mbyllur në dhomë dhe s’ke ku të shkosh. Por është njësoj si të zhytesh në 30 m.

0523 00:40:55:95 00:40:59:42 Ai më tha, "Tani, do të të lë brenda për 1 orë." Isha atje brenda duke thithur oksigjen të pastër për 1 orë,

0524 00:40:59:42 00:41:07:73 duke lexuar librin, nën trefishin e presionit normal. Kur ai më nxorri, më pyeti, "Si ndihesh?"

0525 00:41:07:73 00:41:12:23 Unë i thashë, "Ndihem sikur po vrapoj rreth botës!" Është e pabesueshme!

0526 00:41:12:23 00:41:19:47 Tani, sa nga ju pleqtë mund t’i bëni gjërat saktë dhe shpejt? E kuptoni për çfarë po flas?

0527 00:41:19:47 00:41:23:54 Gjëja më emocionuese që ju mendoni është të dremisni pak, një të dielë pasdite, apo jo?

0528 00:41:23:54 00:41:27:62 Ta dini se në botën para Përmbytjes, nëse do të kishe dyfishin e presionit të ajrit dhe shumë oksigjen,

0529 00:41:27:62 00:41:30:32 do të ishe plot me energji, gjatë gjithë kohës!

0530 00:41:30:32 00:41:35:06 Në Japoni një person filloi të kultivonte domate në ambjent me dioksid karboni (CO2) me presion të lartë.

0531 00:41:35:06 00:41:41:36 E dini, bimët thithin CO2 dhe jo oksigjen. Domatet e tij u rritën më shpejt se normalisht.

0532 00:41:41:36 00:41:48:50 Ndërsa ishte vetëm 2 vjeçare, bima ishin 4,8 m e lartë dhe prodhonte 900 domate!

0533 00:41:48:50 00:41:52:11 Bimën e lëvizën në një qendër tregtare dhe ndërtuan një skelë për të mbajtur degë lart.

0534 00:41:52:11 00:41:55:86 Dhe njerëzit thanë, "Me siguri, kjo mund të prodhojë 10,000 domate."

0535 00:41:55:86 00:42:05:22 Kjo është një nga bimët e domates! Ajo shkoi deri në 12 m lartësi dhe prodhoi 15,000 domate vetëm nga një bimë.

0536 00:42:05:22 00:42:10:66 Ishte një bimë domateje e shartuar me qershi. Por përmasat e domateve ishin sa përmasat e një topi bejsbolli.

0537 00:42:10:66 00:42:16:86 Një person në Iowa u bë kurioz; pse zogjtë fillojnë të cicërojnë një orë përpara lindjes së diellit?

0538 00:42:16:86 00:42:23:57 Ai zbuloi se cicërima e zogjve është një lloj frekuence që hap poret në qelizat e gjetheve.

0539 00:42:23:57 00:42:25:34 E keni parasysh, kur e shikon gjethen nga pjesa e poshtme me një xham zmadhues,

0540 00:42:25:34 00:42:30:68 ajo ka disa vrima të vogla që hapen për të lejuar CO2 të hyjë. Kjo e zgjon gjethen në mëngjes.

0541 00:42:30:68 00:42:34:98 Ai zbuloi se kjo frekuencë gjendet disi në muzikën klasike.

0542 00:42:34:98 00:42:41:09 Kështu që ai filloi të luante Beethovenin, Bahun, dhe Shopenin në fushat e tij me misër.

0543 00:42:41:09 00:42:45:09 Fqinjët e tij mendonin, “Ai është çmendur".

0544 00:42:45:09 00:42:47:09 Me siguri do ketë shkarë fare, nuk i ka mbetur më asnjë fije tru.

0545 00:42:47:09 00:42:55:44 Gjithsesi, ata menduan se kishte rrjedhur, deri kur vunë re se misri i tij u rrit deri 4,5 m lartësi.

0546 00:42:55:44 00:43:01:11 Ai luajti këto pjesë për bimët e tij të kungullit dhe ato prodhuan 5 kunguj për çdo gjethe në vend të një.

0547 00:43:01:11 00:43:05:75 Ai luajti për pemën e arrës dhe ajo u rrit dy herë më shpejt se normalisht.

0548 00:43:05:75 00:43:09:82 Patatet e tij u bënë dy deri tri herë më të mëdha se madhësia normale.

0549 00:43:09:82 00:43:13:42 Pjeprat e tij kishin madhësinë e një topi futbolli.

0550 00:43:13:42 00:43:17:12 Njerëzit e quajtën këtë "Rritje Sonike”. Është një revistë e mirë e titulluar "Creation Illustrated".

0551 00:43:17:12 00:43:20:46 Kam një tek ajo tavolina atje. Ka 2 revista mbi krijimin: e rregullta "Creation Magazine;"

0552 00:43:20:46 00:43:23:70 kjo është vërtet e mirë, dhe kjo "Creation Illustrated," të cilën mund të gjesh dhe në faqen time të web [www.drdino.com]

0553 00:43:23:70 00:43:27:97 dhe thjesht kliko te pika për të shkuar te "Creation Illustrated." Do të të dërgojnë një kopje falas për ta parë.

0554 00:43:27:97 00:43:32:17 Kushton vetëm 20 $ në vit, nëse doni të abonoheni, por nëse shkoni në faqen time, drdino, mund të klikoni atje dhe

0555 00:43:32:17 00:43:36:38 të merrni një kopje falas. Në një numër të kaluar ka një artikull për këtë “Rritjen Sonike",

0556 00:43:36:38 00:43:42:85 i cili është vërtet i pabesueshëm; e keni tek ajo tavolina këtu. Abonohu për të në drdino.com. Njëherë debatova me Eugenie Scott.

0557 00:43:42:85 00:43:48:06 Ajo është presidentja e Qendrës Kombëtare për Arsimin Shkencor në Berserkely, Kaliforni.

0558 00:43:48:06 00:43:52:53 Qendra “kombëtare” është një ndërtesë me disa vitrina dhe 5 njerëz brenda.

0559 00:43:52:53 00:43:56:06 Qendra Kombëtare për Arsimin Shkencor. Dhe kështu debatova njëherë me Genie Scott.

0560 00:43:56:06 00:44:01:74 Ajo më tha, "Dr. Hovind, ka 80 shtresa të ndara qymyri në Perëndimin e Mesëm." Ka të drejtë.

0561 00:44:01:74 00:44:07:24 Më tha, "Nëse sheh sasinë e qymyrit në botë sot, tërë organizmat e ekosistemit,

0562 00:44:07:24 00:44:13:80 të gjitha bimët e botës sot nuk do të mund të shndërroheshin në kaq shumë hidrokarbure fosilesh". Ajo ka të drejtë përsëri.

0563 00:44:13:80 00:44:18:62 Ka kaq shumë qymyr në botë sot, saqë po të merrje çdo pemë, gjethe, bar dhe shkurre dhe ta ngjishje,

0564 00:44:18:62 00:44:22:99 nuk do dilte i gjithë qymyri. Ka sasi shumë të mëdha qymyri në tokë.

0565 00:44:22:99 00:44:26:66 Unë i thashë, "Genie, ke të drejtë." Ajo më tha, "Nuk e kupton, Hovind,

0566 00:44:26:66 00:44:30:67 duhet të ketë qënë një hapësirë e madhe kohore që gjithë ky qymyr të shtresohej."

0567 00:44:30:67 00:44:33:47 Oh jo, jo, jo. Këtu ajo e ka gabim.

0568 00:44:33:47 00:44:38:94 E kuptoni, ajo shikon botën sot dhe supozon se kështu ka qënë gjithmonë.

0569 00:44:38:94 00:44:48:42 Qymyri që gjejmë sot në tokë është rezultat i asaj Përmbytjeje, që varrosi botën përpara, kur ekzistonin shumë më tepër pemë.

0570 00:44:48:42 00:44:53:92 Në Montana është një minierë qymyri me një sipërfaqe prej 16.092 km2, dhe 60 m e trashë.

0571 00:44:53:92 00:44:58:83 Dikush më tha disa muaj më parë që kanë gjetur një shtresë prej 90 m të trashë.

0572 00:44:58:83 00:45:05:37 Kjo është një sasi e madhe; shumë e madhe! Dhe shpesh në këto shtresa qymyri janë gjetur gjëra të bëra nga njerëzit.

0573 00:45:05:37 00:45:10:58 Kjo këmbanë është gjetur brenda një cope qymyri. Kjo poçe metali është gjetur brenda një cope tjetër qymyri.

0574 00:45:10:58 00:45:15:84 Fundi i një këpuce gjetur brenda një cope qymyri! Më shumë për këtë do flasim në video #6, për formimin e qymyrit.

0575 00:45:15:84 00:45:19:91 Por Bibla thotë se kishte barëra (bimë) në të gjithë tokën.

0576 00:45:19:91 00:45:23:99 Nuk ka qënë si është sot. 70% e tokës është nën ujë, për hir të Zotit.

0577 00:45:23:99 00:45:29:09 Ok, nuk është e mbuluar me bimë. Toka ishte e mbuluar me bimë kur Perëndia e krijoi.

0578 00:45:29:09 00:45:33:09 E dini që janë gjetur gjethe në Antarktidë? 400 km nga Poli i Jugut,

0579 00:45:33:09 00:45:40:73 ende po gjejnë gjethe! Sot nuk ka fare pemë në Polin e Jugut. 70% e tokës sot është nën ujë.

0580 00:45:40:73 00:45:44:81 E dinit se vetëm 3% e kësaj toke është e banueshme për njerëzimin!

0581 00:45:44:81 00:45:49:89 Shumë vende janë shkretëtirë, të mbuluara me akull, tundra, male më lartësi të mëdha, ku askush nuk mund të jetojë.

0582 00:45:49:89 00:45:54:86 Tri përqind është e banueshme. Çfarë ne shohim sot, nuk është ajo çfarë Adami dhe Eva pa.

0583 00:45:54:86 00:45:59:80 Bibla thotë se Ai e krijoi atë për të qënë e banueshme. Prandaj dhe e krijoi!

0584 00:45:59:80 00:46:04:97 Ndoshta bota para Përmbytjes ishte (thjesht po marr një numër) rreth 80% tokë,

0585 00:46:04:97 00:46:12:51 dhe vetëm 20% ujë. Oqeanët nuk ishin atëherë! Uji ishte në koren e tokës ose në shtresën lart.

0586 00:46:12:51 00:46:16:09 Dhe kishte pemë në të dy Polet, përpara se të vinte Përmbytja.

0587 00:46:16:09 00:46:22:18 Kjo shtresë uji mbi tokë do të shërbente si pengesë për të bllokuar dritën ultra-vjollcë, rrezet X dhe

0588 00:46:22:18 00:46:27:12 gjëra të tjera të dëmshme që vijnë nga dielli. Dielli, përveç dritës prodhon dhe shumë gjëra të tjera.

0589 00:46:27:12 00:46:30:46 Prodhon rreze X, rreze gama dhe rreze beta; dhe të gjitha këto rreze vijnë këtu poshtë!

0590 00:46:30:46 00:46:32:39 Dhe janë shumë të dëmshme për trupin e njeriut.

0591 00:46:32:39 00:46:37:63 Rrezet X, në veçanti, janë të rrezikshme! Sa nga ju keni bërë ndonjëherë rreze X më parë?

0592 00:46:37:63 00:46:43:74 Kur isha i vogël kam thyer 9 kocka. Vëllai im theu 21! Ne luanim fort me shokët tanë.

0593 00:46:43:74 00:46:51:78 Një nga fqinjët e mi qëlloi vëllain e tij në këmbë me një hark. Ai tha, "Nuk e dija se ishte i mbushur."

0594 00:46:51:78 00:46:54:53 Si nuk mund ta dish që një hark nuk është i mbushur? Uh!

0595 00:46:54:53 00:46:58:79 Megjithatë, shkon në spital dhe atje t’i heqin të gjitha rrobat dhe të veshin këtë fustanin e shkurtër.

0596 00:46:58:79 00:47:02:52 Këtë “fustanin” e shkurtër, ku mbrapa është komplet e hapur dhe nuk mund të mbërthehet.

0597 00:47:02:52 00:47:07:26 Është pak e sikletshme. Më pas të thonë, "Tani, ec përgjatë korridorit, rreth “19 km”,

0598 00:47:07:26 00:47:11:00 dhe në fund do shohësh dhomën e rrezeve X (Radiografia)." Nëse do t’ja dalësh të shkosh atje, do të të thonë,

0599 00:47:11:00 00:47:14:98 "Oh, jemi shumë të lumtur që ia dolët. Mund të shtriheni tani në këtë tavolinë?"

0600 00:47:14:98 00:47:18:41 Dhe ata sapo e kanë nxjerrë tavolinën nga frigoriferi, pak minuta përpara se ju të shkonit atje.

0601 00:47:18:41 00:47:20:64 Sa nga ju kanë qenë në këtë tavolinë? E dini për çfarë po flas.

0602 00:47:20:64 00:47:23:98 Është akull e ftohtë. Vendosin këtë makinerinë mbi ju dhe doktori thotë,

0603 00:47:23:98 00:47:31:45 "Tani, merr frymë thellë...dhe mbaje për pak." Dhe del me vrap jashtë dhomës,

0604 00:47:31:45 00:47:37:39 me mbrojtësen e plumbit drejt dhomëzës së komandimit. Ti e pyet, "Doktor ejani këtu. Është e rrezikshme kjo makineri?"

0605 00:47:37:39 00:47:41:76 Ai thotë, "Jo, është e padëmshme." Ju gënjen.

0606 00:47:41:76 00:47:44:03 Ju e pyesni, "Doktor, si funksionon kjo makineri?"

0607 00:47:44:03 00:47:46:60 Ai të thotë, "Kur unë shtyp butonin, plumbat e rrezeve X dalin nga ajo makineri;

0608 00:47:46:60 00:47:49:17 dhe këto plumba do të përshkojnë trupin tuaj si plumbat e një automatiku.

0609 00:47:49:17 00:47:51:01 Dhe ty do të të mbushim me vrima.

0610 00:47:51:01 00:47:53:47 Miliarda vrima. Vrima shumë të imta rrezesh X.

0611 00:47:53:47 00:47:57:28 Faktikisht do të bëjmë një pasqyrim të asaj çfarë ka brenda trupit tuaj,

0612 00:47:57:28 00:48:05:49 [kjo është arsyeja pse shumë radiologë kanë një perspektivë negative të jetës]; do të të mbushim plot me vrima!"

0613 00:48:05:49 00:48:08:76 Por ai e di që është e dëmshme një ekspozim i gjatë ndaj rrezeve X.

0614 00:48:08:76 00:48:11:39 Prandaj ai ka atë mbrojtësen e plumbit dhe prandaj del me vrap jashtë.

0615 00:48:11:39 00:48:14:20 Ai nuk do të ekspozohet ndaj rrezeve X!

0616 00:48:14:20 00:48:20:30 Por shumë njerëz nuk e kuptojnë se dielli na godet çdo ditë me rreze X. Edhe tani ne goditemi nga rrezet X!

0617 00:48:20:30 00:48:26:31 Vetëm betoni pengon rrezet X dhe uji, por kjo çati e kishës nuk i pengon rrezet X.

0618 00:48:26:31 00:48:28:98 Ato vijnë nëpërmjet çatisë dhe shpojnë tejpërtej trupin tuaj.

0619 00:48:28:98 00:48:32:11 Dhe ndërsa jeni ulur atje, rrezet X ju godasin; ju nuk mund të bëni asgjë.

0620 00:48:32:11 00:48:34:22 Pas pak do t’ju them ç’mund të bëni.

0621 00:48:34:22 00:48:38:15 Dhe lëkura juaj ndjen forcën e plotë të këtyre rrezeve X.

0622 00:48:38:15 00:48:44:79 Trupi juaj duhet ta riparojë këtë dëmtim. Dua të them se ju riparoni miliona vrima në lëkurën tuaj çdo ditë.

0623 00:48:44:79 00:48:52:03 Miliona. Dhe pas 50 ose 60 vitesh...ose 70 – 80 me siguri,

0624 00:48:52:03 00:49:02:28 njerëzit rreth jush fillojnë të vënë re se ti po humbet betejën për kontrollin e dëmtimeve. Lëkura juaj fillon të rrudhet!

0625 00:49:02:28 00:49:06:03 Ju thoni, "Vëlla Hovind, nuk dua të plakem dhe të rrudhem."

0626 00:49:06:03 00:49:12:65 OK, nëse nuk doni të rrudheni, ekzistojnë tri gjëra që ju mund të bëni. Së pari, mund të vdisni më shpejt.

0627 00:49:12:65 00:49:18:46 Së dyti, mund të mbani një mburojë plumbi, ose një çadër betoni mbi kokën tuaj gjithë kohës. Mos e ekspozo veten ndaj rrezeve X.

0628 00:49:18:46 00:49:21:53 Ose, së treti, mund të bëni çfarë ka bërë Elisabet Tejlor.

0629 00:49:21:53 00:49:24:10 Sa nga ju kanë dëgjuar ndonjëherë për Elisabet Tejlor, yllin e kinemasë?

0630 00:49:24:10 00:49:28:54 Dikush më tha vite më parë se ajo ka një vrimë në ballë.

0631 00:49:28:54 00:49:31:14 Çdo mëngjes ajo e mbush atë me pudër dhe e mbulon me grimin dhe lyerjen.

0632 00:49:31:14 00:49:35:36 Është shumë e vështirë ta vësh re, por... faktikisht është top sekret!

0633 00:49:35:36 00:49:38:41 Njëherë isha në një supermarket Wal-Mart, duke parë vërdallë.

0634 00:49:38:41 00:49:43:02 Prane meje kisha disa revista dhe njëra prej tyre kishte një foto të Elisabet Tejlor në kopertinë.

0635 00:49:43:02 00:49:46:09 Ajo martohej për të dyzetën herë, apo diçka të tillë.

0636 00:49:46:09 00:49:48:16 Dhe mendova ta këqyrja këtë punën e vrimës.

0637 00:49:48:16 00:49:51:26 Kisha dëgjuar për të, por tani doja ta shikoja me sytë e mi.

0638 00:49:51:26 00:49:55:33 Kështu që nxorra thikën time zvicerane, e cila ka një xham zmadhues dhe mora revistën

0639 00:49:55:33 00:50:02:20 dhe fillova të vëzhgoja ballin e saj. Njerëzit kalonin pranë dhe më shikonin të habitur.

0640 00:50:02:20 00:50:06:71 U thashë, "Hej, çfarë problemi keni? Thjesht po shikoj një revistë, nuk e shikoni? Shkoni bëni pazarin!"

0641 00:50:06:71 00:50:12:58 E pashë për pak kohë dhe në fund e kuptova çfarë vrime ishte. Isha krenar me veten.

0642 00:50:12:58 00:50:20:69 Kjo zonjë ka patur shumë operacione ndër vite dhe është përpjekur të heqë rrudhat.

0643 00:50:20:69 00:50:25:79 Hej, shkoni në Wal-Mart (ajo ndoshta martohet përsëri këtë javë); mund të shikoni ndonjë foto të saj.

0644 00:50:25:79 00:50:28:83 Ju thoni, "Vëlla Hovind, nuk dua të plakem dhe rrudhem."

0645 00:50:28:83 00:50:34:04 Më vjen keq. Nëse plakeni, do të rrudheni. Mund të bëheni gati për këtë po të doni.

0646 00:50:34:04 00:50:36:21 Por kjo nuk ndodhte përpara Përmbytjes.

0647 00:50:36:21 00:50:42:88 Bibla thotë se para Përmbytjes, njerëzit jetonin mbi 900 vjet dhe ndoshta nuk bëheshin me rrudha.

0648 00:50:42:88 00:50:48:68 Njëherë dikush pretendonte se besonte në krijimin. Ai thoshte, "Njerëzit nuk jetonin vërtet mbi 900 vjet.

0649 00:50:48:68 00:50:55:18 Ata numëronin çdo muaj si një vit. Ata përdornin kalendarin hënor dhe orët e ditës duhet t’i ndaje në 12 orë."

0650 00:50:55:18 00:51:01:33 Uau, kjo është një mrekulli më e madhe. Enoku ishte 65 vjeç kur i lindi Methuselahu.

0651 00:51:01:33 00:51:07:94 Dy nga këta ishin 65 vjeç. Le t’i shohim, pjestuar për 12 – kjo do të thotë se ai ishte 5 vjeç e gjysëm kur u bë baba.

0652 00:51:07:94 00:51:12:27 Seriozisht, e vë në dyshim, OK. Nuk do ta besoja kurrë këtë.

0653 00:51:12:27 00:51:15:44 Jo, ata vërtet jetoni 900 vjet. Dhe rriteshin shumë!

0654 00:51:15:44 00:51:19:62 Këtu është Robert Wadlow, njeriu më i gjatë i këtij shekulli – 2.74 m.

0655 00:51:19:62 00:51:23:59 Numri i tij i këpucës ishte 37; një njeri shumë i gjatë! OK.

0656 00:51:23:59 00:51:29:22 Robert Wadlow do të ishte vetëm pak cm më i shkurtër se Goliathi, i cili ishte rreth 2.89 m.

0657 00:51:29:22 00:51:33:20 Robert Wadlow, në moshën 12 vjeçare ishte skautisti më i gjatë në botë.

0658 00:51:33:20 00:51:39:67 Ja në moshën 12 vjeçare me shokët e tij skautistë.

0659 00:51:39:67 00:51:44:21 Këtë gjatësi prej 2.8 m ne do ta konsideronim gjigante, apo jo!

0660 00:51:44:21 00:51:47:34 Por unë mendoj se përpara Përmbytjes, njerëzit ishin dhe më të gjatë.

0661 00:51:47:34 00:51:51:08 Këtu kemi skeletin e një burri 3.5 m të gjatë.

0662 00:51:51:08 00:51:54:02 Të gjatë, jo të lartë. Tani ai është i shtrirë.

0663 00:51:54:02 00:51:58:89 3.5 m. Do t’ju pëlqentë të kishit ndonjë prej këtyre në skuadrën tuaj të basketbollit?

0664 00:51:58:89 00:52:03:39 Universiteti i Tennessee do të ishte kampioni që tani e tutje, apo jo? 3.5 m!

0665 00:52:03:39 00:52:05:43 Shpesh gratë mërziten me mua.

0666 00:52:05:43 00:52:07:86 Dhe thonë, "Tani, Hovind, ju thatë se ai ishte skeleti i një burri.

0667 00:52:07:86 00:52:12:30 Ndoshta ka qënë një grua!" Unë kam dhënë biologji dhe anatomi në shkollë.

0668 00:52:12:30 00:52:16:93 Ndodh që unë e dalloj ndryshimin midis një skeleti mashkulli dhe një femre.

0669 00:52:16:93 00:52:22:31 Nuk është te numri i brinjëve. Vetëm Adami kishte një brinjë më pak. Dhe kjo vetëm për një kohë të shkurtër.

0670 00:52:22:31 00:52:26:88 Sepse vetëm një kockë mund të rritet sërish në trupin e njeriut nëse ti e heq.

0671 00:52:26:88 00:52:30:02 Brinja juaj e poshtme do të rritet përsëri nëse e hiqni.

0672 00:52:30:02 00:52:31:99 E keni parasysh, bishti i hardhucës rritet nëse ia pret.

0673 00:52:31:99 00:52:33:49 Brinja juaj e poshtme do të rritet përsëri nëse e hiqni.

0674 00:52:33:49 00:52:37:39 Bëni mirë të mendoni se Perëndia e dinte ç’po bënte, dhe e dinte shumë mirë!

0675 00:52:37:39 00:52:41:56 Por gjithsesi, ka 2 mënyra për të kuptuar ndryshimin midis një skeleti mashkulli dhe një skeleti femre.

0676 00:52:41:56 00:52:48:97 Një mënyrë është ta shikosh te këmbët. Nëse ato janë drejtuar drejt dyqaneve, është grua!

0677 00:52:48:97 00:52:52:44 Mënyra tjetër është të shikosh procesin e artikulimit të vendit ku lidhen nofullat.

0678 00:52:52:44 00:52:58:65 Nëse nyjet atje janë shumë të konsumuara, është grua!

0679 00:52:58:65 00:53:01:35 Një zonjë tha se kjo ndodh për shkak se ato duhet të na thonë ne burrave çdo gjë dy herë.

0680 00:53:01:35 00:53:05:12 Ne nuk dëgjojmë herën e parë! Dakord, jemi fajtorë, fajtorë!

0681 00:53:05:12 00:53:07:76 Njeriu më i gjatë sot është 2.5 m kur është bërë kjo foto.

0682 00:53:07:76 00:53:12:80 Më kanë thënë se tani është 2.65 m dhe jeton në Ukrainë: një djalosh i gjatë.

0683 00:53:12:80 00:53:20:24 2.65 m; duar të mëdha! Këtu ai po mundohet të përdorë një celular. Shumë e vështirë, apo jo!

0684 00:53:20:24 00:53:25:61 Perandori romak Maksimus ishte 2.62 m i gjatë; 2,000 vjet më parë; prej nga vjen dhe fjala "maksimum".

0685 00:53:25:61 00:53:28:91 Në Indiana është gjetur një skelet 2.95 m i gjatë.

0686 00:53:28:91 00:53:32:60 Në qytetin e Virxhinias [Nevada] janë gjetur 2 skeletë 2.74 m të gjatë.

0687 00:53:32:60 00:53:42:09 Në një varr në një kodër në Luiziana janë gjetur 20 skeletë; të gjithë 2.74 m të gjatë!

0688 00:53:42:09 00:53:46:46 Në Nevada, në Liqenin Humboldt është gjetur një skelet 3 m i gjatë.

0689 00:53:46:46 00:53:49:93 Dhe në Guam ekziston një legjendë se gjigantët kanë jetuar në Ishullin e Guam

0690 00:53:49:93 00:53:52:84 dhe këta gjigantë ndërtuan këta shkëmbinj të mëdhenj “të vonshëm” atje.

0691 00:53:52:84 00:53:56:41 Në Indiana tetë gjigantë u gjetën dhe varionin nga 2.4 – 2.74 m të gjatë.

0692 00:53:56:41 00:54:01:64 Ata kishin veshur armatim të rëndë bakri. Muzeu nuk ishte i interesuar për ata.

0693 00:54:01:64 00:54:06:78 Pse nuk do të ishte i interesuar një muze që të mbante atje skeletë 2.74 m të gjatë?

0694 00:54:06:78 00:54:12:96 Mos ndoshta se ekziston një teori që thotë se ne kemi filluar të vegjël dhe po bëhemi të mëdhenj?

0695 00:54:12:96 00:54:16:43 Kjo teori na bën të ndihemi të rëndësishëm, sigurisht. Ne po evolojmë.

0696 00:54:16:43 00:54:21:43 "Ju do të jeni si Perëndia." Ju po bëheni më të mirë! Mund të jetë që e vërteta është pikërisht e kundërta e kësaj?

0697 00:54:21:43 00:54:27:24 Njerëzit ishin shumë më të mëdhenj para Përmbytjes, dhe tani po bëhemi më të vegjël? Dhe ndoshta ata po përpiqen ta fshehin këtë!

0698 00:54:27:24 00:54:33:04 Një skelet 3.65 m i gjatë është gjetur në Lompoc Rancho, Kaliforni. Një tjetër 3.65 m i gjatë është gjetur në Tucson, Arizona.

0699 00:54:33:04 00:54:39:45 Ky kishte gjashtë gishta dhe një model flokësh në formën e zogut.

0700 00:54:39:45 00:54:44:43 Kur Cortes shkoi në Meksiko dhe pushtoi një pjesë të saj, njerëzit që jetonin atje thanë,

0701 00:54:44:43 00:54:47:96 "Oh, në këtë kontinent kanë jetuar gjigantë."

0702 00:54:47:96 00:54:49:89 Ata nxorrën një kockë nga njëri prej këtyre.

0703 00:54:49:89 00:54:55:33 Vetëm kocka e kofshës ishte e gjatë sa Cortes! Thjesht kocka e kofshës!

0704 00:54:55:33 00:55:01:34 Dhe Cortes tha, "Unë jam një njeri me gjatësi normale, por kjo kockë ishte e gjatë sa jam unë në këmbë."

0705 00:55:01:34 00:55:04:97 Ky është një bllok shkëmbi gjigant. Kush në tokë i lëvizte këto gjëra?

0706 00:55:04:97 00:55:07:96 Kini parasysh, kjo është një deve përpara tij, sa për përmasa.

0707 00:55:07:96 00:55:13:35 Kush i priste dhe i lëvizte këto gjëra? Kjo është një kokë sëpate 18 kg.

0708 00:55:13:35 00:55:18:79 Vërtite pak një vare 5 kg për pak minuta dhe e kuptoni pse pyes veten unë kush do ta vërtiste një kokë sëpate 18 kg.

0709 00:55:18:79 00:55:22:99 Ky është një gur i krijuar për t’u mbajtur midis gishtit të madh dhe gishtit tregues për të prerë gjërat me cifla.

0710 00:55:22:99 00:55:27:76 Instituti Smithsonian (institut për kërkime dhe shkencë) është përgjegjës për fshjehjen e shumë prej zbulimeve të njerëzve gjigantë.

0711 00:55:27:76 00:55:32:23 Ata nuk duan që njerëzit të dinë për këta gjigantë, sepse kjo është kundër teorisë së evolucionit.

0712 00:55:32:23 00:55:36:27 Kjo kafkë ka qënë në muze në Winnemucca, Nevada deri pak vite më parë, dhe tani e kanë hequr.

0713 00:55:36:27 00:55:40:21 Tani e kanë lënë në bodrum. Duhet të pyesësh në veçanti për ta parë. Një kafkë e një njeriu gjigant!

0714 00:55:40:21 00:55:45:25 Këtu kemi një kockë gishti të madh të një njeriu normal; poshtë është kocka e gishtit të madh të një gjiganti.

0715 00:55:45:25 00:55:50:05 Kjo është pjesë e një skeleti të gjetur në një varr në Turqi, shumë pranë malit Ararat.

0716 00:55:50:05 00:55:54:59 Qeveria e Turqisë thotë se kanë gjetur varrin e Noeut.

0717 00:55:54:59 00:56:01:73 Skeleti ishte 3.65 m i gjatë. Kjo do të bënte që kubiti i tij të ishte pak më i madh apo jo?

0718 00:56:01:73 00:56:05:03 Njerëzit thonë se një njeri dhe tri djem nuk mund të ndërtojnë dot kurrë një anije të përmasave të tilla.

0719 00:56:05:03 00:56:14:34 Uh, por ju nuk i keni parë ata djem! "Hej trim, ma sill pak atë pemën." "Sigurisht baba, ku e do ta vendos?"

0720 00:56:14:34 00:56:20:18 Në muzeun tonë kemi një riprodhim të një kocke kofshe nga një njeri që duhet të ketë qënë rreth 3.95 m i gjatë.

0721 00:56:20:18 00:56:22:92 Kur të takosh një person të tillë, thirre “zotëri".

0722 00:56:22:92 00:56:26:06 Te tavolina atje është një artikull për këtë, nëse do të lexosh më shumë për këtë njeri.

0723 00:56:26:06 00:56:30:73 Këto kocka nofullash janë vendosur në vitrinë në një hotel në Turqi; 16.5 cm rreth nyjeve ku lidhen nofullat.

0724 00:56:30:73 00:56:34:83 Gjithsecili prej jush mund të fusë kokën brenda nofullës dhe të sillet vërdallë me të.

0725 00:56:34:83 00:56:41:37 Në Wausaukee, Wisconsin kanë gjetur një kafkë njeriu sa trefishi i madhësisë të njerëzve normalë.

0726 00:56:41:37 00:56:45:31 Është gjetur në një varrezë indiane në një kodër. Në ato ditë ka pasur gjigantë në tokë.

0727 00:56:45:31 00:56:48:71 Kjo është ajo çfarë thotë Bibla. Ka patur gjigantë këtu.

0728 00:56:48:71 00:56:52:01 Bibla thotë që ne jemi krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë.

0729 00:56:52:01 00:56:57:99 Tani, nëse ne jemi krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë, pse paguajmë që t’u mësojmë fëmijëve se ky është stërgjyshi?

0730 00:56:57:99 00:57:03:26 Cila është e vërteta për njerëzit e shpellave? Në çfarë kategorie bëjnë pjesë njerëzit e shpellave këtu?

0731 00:57:03:26 00:57:08:06 Dua të them, nëse Bibla është e vërtetë dhe toka është vetëm 6,000 vjeçare, po njerëzit e shpellave?

0732 00:57:08:06 00:57:11:86 Për këtë do të flasim pas një pushimi të shkurtër. Pas pak, njerëzit e shpellave.

0733 00:57:11:86 00:57:14:90 FUND i Seminarit 2a – Dr. Kent Hovind - www.drdino.com – përkthyer në shqip nga Eldian Nasto

    ============    ============  (SEPARATOR --- Remove this line)

0734 00:57:14:90 00:57:17:70 FILLIMI i Seminarit 2b – Dr. Kent Hovind – www.drdino.com – përkthyer në shqip nga Eldian Nasto

0735 00:57:17:70 00:57:22:64 Në pjesën B të Seminarit 2 do të flasim për njerëzit e shpellave dhe për disa çështje të tjera.

0736 00:57:22:64 00:57:27:57 Bibla thotë te Zanafilla 1, Perëndia tha: Le ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës tonë.

0737 00:57:27:57 00:57:33:95 Nëse jemi bërë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, pse i mësojmë fëmijëve që stërgjyshi ishte një majmun?

0738 00:57:33:95 00:57:37:98 Evolucioni mëson se ne po përmirësohemi dhe ndonjë ditë do të bëhemi perëndi.

0739 00:57:37:98 00:57:43:61 Faktet tregojnë se ne po përkeqësohemi. Gjërat po shkatërrohen. Ne kemi një ngarkesë të pabesueshme gjenetike.

0740 00:57:43:61 00:57:47:96 Ne jemi mendërisht dhe fizikisht mangët krahasuar me Adamin dhe Evën.

0741 00:57:47:96 00:57:55:77 Gjërat nuk po përmirësohen, por në tekstet shkollore mësohet, "Ky është stërgjyshi". Cila është e vërteta për njerëzit e shpellave?

0742 00:57:55:77 00:58:09:35 Është e mundur për një krijesë të ngjashme me një majmun të kthehet në njeri?

0743 00:58:09:35 00:58:13:32 Epo, kjo varet çfarë nënkupton me njeriun e shpellave. Ka ende njerëz sot që jetojnë në shpella.

0744 00:58:13:32 00:58:15:96 Ne nuk i quajmë ata gjysëm-majmun, gjysëm-njeri.

0745 00:58:15:96 00:58:19:49 Ja ku është këtu njeriu i shpellave më i kërkuar në botë, Osama bin Laden.

0746 00:58:19:49 00:58:26:70 Ja dhe një ish njeri shpellash. Mendoj se dikush po përpiqet të na bëjë majmun me zor.

0747 00:58:26:70 00:58:30:34 Ishte parardhësi yt një krijesë si majmun? Nuk mendoj.

0748 00:58:30:34 00:58:32:41 Le të flasim për disa të ashtuquajtur njerëz shpellash.

0749 00:58:32:41 00:58:36:31 Mund të flasim me orë të tëra për këtë gjë, por kemi dhe gjëra të tjera për të folur.

0750 00:58:36:31 00:58:39:11 Njeriu i Nebraskës u përdor për vite me radhë si evidencë për evolucionin.

0751 00:58:39:11 00:58:43:55 Ajo që u gjend për njeriun e Nebraskës ishte thjesht një dhëmb.

0752 00:58:43:55 00:58:49:19 Ja ku është i tërë njeriu i Nebraskës...këtu. Një dhëmb!

0753 00:58:49:19 00:58:53:89 Më pas ndërtuan një njeri të tërë nga ai dhëmb, dhe më vonë i bënë edhe një grua.

0754 00:58:53:89 00:58:58:23 Duhet të jesh vërtet i zoti të dish ta bësh si ngjante gruaja e tij vetëm nga dhëmbi i tij.

0755 00:58:58:23 00:59:01:93 Por këta janë profesionistë; mos e vër në pikëpyetje këtë. Ata e dinë për çfarë po flasin.

0756 00:59:01:93 00:59:05:60 Më vonë zbuluan se dhëmbi në të vërtetë i përkiste një derri.

0757 00:59:05:60 00:59:09:21 Ja ku është njeriu i vërtetë i Nebraskës!

0758 00:59:09:21 00:59:14:43 Po njeriu Piltdown, i quajtur kështu sipas gropës me zhavorr ku u gjet, në Piltdown, Angli.

0759 00:59:14:43 00:59:19:72 Disa morën një kafkë njeriu dhe një nofull majmuni; i bashkuan bashkë dhe mashtruan të gjithë njerëzit e tjerë.

0760 00:59:19:72 00:59:23:22 Në 1912 zbuluan njeriun Piltdown. E nxorrën në gazetën "New York Times".

0761 00:59:23:22 00:59:29:66 "Teoria e Darvinit doli e vërtetë nga Njeriu Piltdown." Do të përdorej më 1925 si provë për evolucionin

0762 00:59:29:66 00:59:33:93 në gjyqin e majmunit Scopes por gjykatësi tha,

0763 00:59:33:93 00:59:38:90 "Pyetja nuk është, a ka prova për evolucionin; pyetja është a dhunoi ai ligjin e mësimdhënies?"

0764 00:59:38:90 00:59:43:54 Kështu që ai u shpall fajtor për thyerje ligji. Mësuesi ishte John T. Scopes, këtu afër në Dayton, Tennessee.

0765 00:59:43:54 00:59:49:05 Por Njeriu Piltdown ishte një mashtrim. Dikush kishte marrë nofullën e një majmuni dhe kafkën e një njeriu,

0766 00:59:49:05 00:59:54:15 thyen nyjet e nofullave, bënë që të përshtateshin me njëra – tjetrën dhe mashtruan të gjithë njerëzit!

0767 00:59:54:15 00:59:59:59 Dhëmbët e poshtëm i lëmuan! Për 40 vjet kjo ndodhej në tekstet shkollore si provë për evolucionin.

0768 00:59:59:59 01:00:04:83 Ishte një mashtrim; mashtrim që u zbulua në 1953.

0769 01:00:04:83 01:00:10:27 Njeriu i Neandertalit ndodhet ende në tekstet shkollore që përdorni këtu në qytetin tuaj në Knoxville, Tennessee!

0770 01:00:10:27 01:00:14:44 Por kjo është provuar vite më parë që ai nuk mund të jetë një hallkë lidhëse.

0771 01:00:14:44 01:00:18:91 Histori e gjatë ajo e luginës Neander, që mori emrin sipas Joachim Neander, i cili shkroi atë këngën,

0772 01:00:18:91 01:00:22:75 "Praise to the Lord the Almighty the King of Creation". Një njeri shumë i perëndishëm.

0773 01:00:22:75 01:00:25:44 Më herët në 1856, u gjet një skelet i ngurtësuar.

0774 01:00:25:44 01:00:32:79 Një njeri i ngurtësuar në këtë luginë (Lugina Neander), dhe ata i vunë emrin njeriu i Neandertalit. Shpina ishte e kërrusur.

0775 01:00:32:79 01:00:37:06 Epo, majmunët ecin me katër këmbë; dhe njeriu ecën me dy; dhe kur teoria e Darvinit u bë e njohur,

0776 01:00:37:06 01:00:42:47 ata ngjallën njeriun e Neandertalit dhe thanë, "Oh uau, ndoshta ai ka evoluar dalëngadalë dhe po ngrihet në këmbë."

0777 01:00:42:47 01:00:46:47 Ata e dinin që në fillim fare, që ai ishte një burrë plak me artrit, i cili ngadalë po kërruset.

0778 01:00:46:47 01:00:51:50 Ai nuk po ngrihet në këmbë. Ai po bie poshtë, por ende po e mbajnë në tekstet shkollore.

0779 01:00:51:50 01:00:57:18 Janë gjetur rreth 300 Neandertalë. Trutë e tyre janë më të mëdhenj se tanët.

0780 01:00:57:18 01:01:01:09 Struktura e tyre kockore ishte pabesueshmërisht e fortë. Ata thanë që kishin aq shumë muskuj,

0781 01:01:01:09 01:01:04:32 saqë një Neandertal normal mund të ngrinte lojtarin e portës në sportin e hokej dhe

0782 01:01:04:32 01:01:09:23 ta flakte tutje prapa porte. Fuqi fenomenale e Neandertalëve!

0783 01:01:09:23 01:01:13:43 9 artistëve të ndryshëm u dhanë të njëjtën kafkë dhe u thanë, "Si ishte ky kur ka qënë i gjallë?"

0784 01:01:13:43 01:01:17:84 Morën 9 përgjigje të ndryshme. Ata u thanë, "Si do të donit ju që ai të ngjante? Ne jemi artistë, siç e dini.

0785 01:01:17:84 01:01:21:37 Do të donit të ishte i ngjashëm me majmunin apo me njeriun? Na thoni si e doni dhe ne do ta bëjmë."

0786 01:01:21:37 01:01:25:38 Jack Cuozzo, një miku im nga Nju Xhersi, është dentist që prej 32 vjetësh.

0787 01:01:25:38 01:01:30:75 Ai erdhi dhe foli në konferencën tonë para disa javësh në kampin që kishim në Pensacola.

0788 01:01:30:75 01:01:34:35 Ai kishte studiuar kafkat e Neandertalit në Evropë.

0789 01:01:34:35 01:01:39:43 Dhe tha, "Këta Neandertalë janë thjesht njerëz normalë që kanë jetuar në një epokë vërtet të mrekullueshme."

0790 01:01:39:43 01:01:43:16 E kuptoni, përpara Përmbytjes njerëzit jetonin 900 vjet. Por pas Përmbytjes,

0791 01:01:43:16 01:01:48:67 jetëgjatësia u shkurtua në 400, më pas në 200 dhe më vonë në 100 vjet; por kjo përsëri është një periudhë e gjatë.

0792 01:01:48:67 01:01:55:41 Dhe është një fakt i thjeshtë që kreshtat e vetullave nuk pushojnë kurrë së rrituri.

0793 01:01:55:41 01:02:01:21 Prandaj, nëse do të jetoje 300 apo 400 vjet, kreshtat e vetullave do të vazhdonin të rriteshin akoma!

0794 01:02:01:21 01:02:06:19 Te njerëzit që i përdorin nofullat e tyre shumë sot, siç janë aborigjenët në Australi, të cilët i përdorin ato si morsetë

0795 01:02:06:19 01:02:15:09 (ata nuk mbajnë me vete kuti me vegla), kreshtat e vetullave të tyre rriten shumë, për shkak të muskujve përtypës. Muskuli tërhq kockën.

0796 01:02:15:09 01:02:18:70 Neandertalët janë njerëz më se normalë që kanë jetuar deri 200 apo 300 vjet.

0797 01:02:18:70 01:02:24:04 Kështu janë. Truri i tyre është më i madh se yni. Ata nuk janë aspak më poshtë se njerëzit normalë!

0798 01:02:24:04 01:02:27:54 Ata janë thjesht njerëz vërtet të vjetër. Ja ku është një aborigjen atje tutje në të majtë.

0799 01:02:27:54 01:02:33:38 E shikoni kreshtën e vetullës që del shumë përpara. Kjo vjen nga përtypja ose nga përdorimi i tepërt i muskujve të nofullave.

0800 01:02:33:38 01:02:34:75 Ka shumë forma të ndryshme kokash.

0801 01:02:34:75 01:02:39:82 Mund t’i vini në rresht njerëzit në Knoxville, Tennessee dhe të vini në provë evolucionin, thjesht nga forma e kafkës.

0802 01:02:39:82 01:02:43:23 Shkoni në qytet; do ta kuptoni për çfarë po flas.

0803 01:02:43:23 01:02:46:76 Ja dhe njeriu Cro-Magnon, që ende përdoret në tekstet shkollore dhe megjithatë ai është një njeri krejt normal.

0804 01:02:46:76 01:02:49:23 Si është e mundur që ai konsiderohet akoma si hallka lidhëse?

0805 01:02:49:23 01:02:57:04 Kanë vendosur një të ashtuquajtur homo sapiens si njeri modern. Ai është futur në listën e Cro-Magnon. Nuk është aspak një hallkë lidhëse!

0806 01:02:57:04 01:03:05:78 Një tjetër që kanë atje tani është Australopithecus africanus. Por ai doli i rremë në 1973.

0807 01:03:05:78 01:03:10:75 Tridhjetë vjet më parë ka dalë i rremë që nuk është i tillë! Pse e mbajnë akoma në tekstet shkollore si provë për evolucionin?

0808 01:03:10:75 01:03:15:29 Kanë gjetur Australopithecus afarensis, e njohur më mirë si Lucy.

0809 01:03:15:29 01:03:17:13 Sa nga ju keni dëgjuar ndonjëherë për Lucy më përpara?

0810 01:03:17:13 01:03:21:40 Donald Johanson e gjeti Lucy, në 1974, në Etiopi.

0811 01:03:21:40 01:03:25:37 Kishte shkuar atje me një fond për të kërkuar hallka lidhëse.

0812 01:03:25:37 01:03:30:41 Dikush i dha atij para, dhe i thanë shko dhe gji një hallkë lidhëse; nëse nuk gjen ndonjë, nuk do të kesh më para.

0813 01:03:30:41 01:03:33:98 Dy javë përpara se të skadonte granti i tij i parave, ai zbuloi Lucy.

0814 01:03:33:98 01:03:39:11 Tepër i motivuar, dyshoj; dhe ky po, që do të ishte dyshim tamam, në fije të perit.

0815 01:03:39:11 01:03:43:42 Lucy ishte 0.9 m e gjatë; sigurisht që ishte një lloj shimpanzeje.

0816 01:03:43:42 01:03:45:52 Kockat e kafkës i kishte të shtypura plotësisht.

0817 01:03:45:52 01:03:49:93 Nuk mund ta dalloje fare nga kafka, por kur i bashkuan copat bashkë për tekstet shkollore të fëmijëve tuaj,

0818 01:03:49:93 01:03:54:36 e bënë gjysëm njeri, gjysëm majmun. I vunë emrin Lucy, sepse kur e zbuluan po këndonin këtë këngën,

0819 01:03:54:36 01:03:58:50 "Lucy in the sky with diamonds". Një këngë shumë popullore në atë kohë.

0820 01:03:58:50 01:04:03:83 Këngë e cila ka inicialet LSD, me të cilën ndoshta ishin droguar kur e gjetën këtë gjënë.

0821 01:04:03:83 01:04:07:78 Por, nyja e gjurit, së cilës në revistën "National Pornographic...Geographic" i kishin vënë etiketën si gjuri i Lucy,

0822 01:04:07:78 01:04:11:98 në të vërtetë ishte gjetur 2.4 km më larg dhe 61 m më thellë.

0823 01:04:11:98 01:04:15:82 "National Geographic" i vuri etiketën si gjuri i Lucy. Nuk është gjuri i Lucy!

0824 01:04:15:82 01:04:21:02 E keni idenë, 2.4 km larg. Ky është komplet një kundërshtim akoma për atë nyje gjuri.

0825 01:04:21:02 01:04:24:56 Por nyja e gjurit është prova më e mirë që ata kanë se Lucy po bëhej një njeri.

0826 01:04:24:56 01:04:28:33 Sepse një majmun e ka kërcirin dhe kofshën në vijë të drejtë me njëra - tjetrën.

0827 01:04:28:33 01:04:33:47 Këmba e një njeriu shkon lart te gjuri dhe merr pak kthesë anësh, sepse ijet tuaja janë më të gjëra se gjunjët.

0828 01:04:33:47 01:04:37:14 Gjuri i Lucy merrte pak kthesë anësh. Edhe femuri gjithashtu kthehej pak.

0829 01:04:37:14 01:04:40:59 Dhe Donald tha, "E shikoni, kjo provon se ajo po bëhej njeri."

0830 01:04:40:59 01:04:45:21 Jo, çdo majmun që ngjitet nëpër pemë e ka femurin të kthyer.

0831 01:04:45:21 01:04:50:69 Ajo që gjeti ai ishte një majmun që ngjitej nëpër pemë. Nuk është provë se po kthehej në njeri.

0832 01:04:50:69 01:04:55:46 Ai tha, "Epo, kockat janë paksa më të mëdha se ato të një majmuni normal." Kjo është e vërtetë.

0833 01:04:55:46 01:04:58:09 Por nuk provon se ai po bëhej njeri.

0834 01:04:58:09 01:05:03:43 Kockat e një tipi kali Clydesdale janë paksa më të mëdha se ato të një kali normal. Kjo nuk do të thotë se ai po kthehet në kamion,

0835 01:05:03:43 01:05:07:00 për hir të Zotit, ok. Çfarë gjeti ai, ishte një shimpanze shumë rezistente.

0836 01:05:07:00 01:05:11:31 Dhe ndoshta shimpanzetë para Përmbytjes, si dhe çdo krijesë tjetër, ishin ndoshta më shumë rezistente,

0837 01:05:11:31 01:05:14:44 nëse kanë jetuar më gjatë dhe më të shëndetshme. Këtë gjeti ai.

0838 01:05:14:44 01:05:16:78 Edhe sot ka kuaj të mëdhenj dhe kuaj të vegjël, meqë ra fjala.

0839 01:05:16:78 01:05:19:75 Kopshti zoologjik i St. Louis vendosi këmbë njeriu në vitrinën e tyre të Lucy.

0840 01:05:19:75 01:05:23:55 Nuk është gjetur as edhe një kockë, këmbe ose dore. As edhe një.

0841 01:05:23:55 01:05:27:99 Edhe çdo austrolopitecus tjetër që është gjetur ka gishta këmbe të përdredhur.

0842 01:05:27:99 01:05:32:76 Profesor Menton në Universitetin e Uashingtonit tha, "Statuja është një përfaqësim tërësisht i gabuar."

0843 01:05:32:76 01:05:37:83 Kjo është një fjalë shumë e zbukuruar për fjalën gënjeshtër. Unë preferoj fjalë më të shkurtra. Është një rrenë.

0844 01:05:37:83 01:05:41:87 Drejtori i kopshtit zoologjik tha, "Zyrtarët e kopshtit nuk kanë pse të ulin kokën.

0845 01:05:41:87 01:05:44:54 Nuk mund të aktualizojmë çdo statujë duke u bazuar në çdo pjesë të re prove.

0846 01:05:44:54 01:05:47:14 Ne merremi me të tërë statujën dhe me përshtypjen që ajo krijon,

0847 01:05:47:14 01:05:52:28 dhe ne mendojmë se kjo përshtypje që ajo krijon është e saktë." Bruce, mos po thua se ti do të gënjeje çdo

0848 01:05:52:28 01:05:57:32 fëmijë që vjen në kopshtin tënd zoologjik vetëm për t’u krijuar atyre një përshtypje që evolucioni është i vërtetë?

0849 01:05:57:32 01:06:03:02 Po thua se teoria jote është më e rëndësishme se faktet? Saktë.

0850 01:06:03:02 01:06:05:86 Kur fëmijët shkojnë nëpër këto qendra shkencore dhe kopshte zoologjike i mashtrojnë,

0851 01:06:05:86 01:06:11:17 dhe i bëjnë të besojnë në këtë teorinë e evolucionit! Edhe në tekstet shkollore ka mashtrime; rreth 60 mashtrime në çdo libër!

0852 01:06:11:17 01:06:14:54 Për më shumë do flasim në videon #4, "Mashtrimet në tekstet shkollore."

0853 01:06:14:54 01:06:20:01 Në Afrikë kanë gjetur gjurmë këmbësh njerëzish normalë në një shtresë hiri që ishte ngurtësuar tashmë.

0854 01:06:20:01 01:06:28:65 Gjurmë këmbësh njerëzish më se normalë! Por këto gjurmë këmbësh në hi u supozuan se ishin 3.750.000 vjeçare.

0855 01:06:28:65 01:06:34:02 Studiuan këto gjurmë dhe thanë, "Uau, këto gjurmë janë saktësisht si tonat sot."

0856 01:06:34:02 01:06:37:26 Russell Tuttle, në Universitetin e Çikagos, i studioi me kujdes këto gjurmë.

0857 01:06:37:26 01:06:40:55 Shkoi dhe gjeti një vend ku njerëzit nuk vishnin kurrë këpucë.

0858 01:06:40:55 01:06:44:06 Njerëzit atje nuk kishin veshur ndonjëherë këpucë! Dhe ai studioi gjurmët e tyre të gishtave.

0859 01:06:44:06 01:06:49:14 I bëri ata të vraponin në baltë, të ecnin shpejt në baltë, të ecnin ngadalë në baltë, dhe të kërcenin në baltë.

0860 01:06:49:14 01:06:51:97 Ai tha se gjurmët e këtyre njerëzve që nuk kishin veshur kurrë këpucë janë

0861 01:06:51:97 01:06:56:81 tamam si gjurmët e gjetura në Laetoli, Afrikë. Identike.

0862 01:06:56:81 01:07:01:48 Dhe më pas tha, "Nëse gjurmët e Laetolit nuk do të ishin kaq të vjetra,

0863 01:07:01:48 01:07:06:72 do të dilnim në përfundimin se ato ishin bërë nga ndonjë njeri gjeni normal." Me fjalë të tjera, po t’i kishim bërë më mirë llogaritë,

0864 01:07:06:72 01:07:14:80 do të mendonim se një njeri i ka bërë këto! Epo, si ta dinim më mirë këtë? "Oh, sepse shkëmbi është shumë i vjetër."

0865 01:07:14:80 01:07:20:87 Ky është një shembull sesi teoria e evolucionit është një pengesë për logjikën normale dhe kërkimin shkencor.

0866 01:07:20:87 01:07:26:91 Është një nga pengesat më të mëdha për shkencën. Nuk është pjesë e shkencës. Është kundër-produktive për shkencën.

0867 01:07:26:91 01:07:34:02 Dhe "National Geographic" vendos tipare të përziera njeri/majmun në këto krijesa që ecin nëpër këtë shtresë hiri.

0868 01:07:34:02 01:07:37:95 Kini parasysh se asnjë kockë nuk është gjetur. As edhe një.

0869 01:07:37:95 01:07:43:06 Nëse gjen gjurmë këmbësh njerëzish më se normalë, si do të justifikoheshe duke vendosur krijesa si majmun,

0870 01:07:43:06 01:07:47:86 me lëkurë të errët, që ecin në vizatimet e tua? Dhe nëse do të isha një amerikano-afrikan,

0871 01:07:47:86 01:07:51:23 do të mërzitesha që ata gjithmonë përdorin ngjyrën e zezë për lëkurën e këtyre hallkave lidhëse!

0872 01:07:51:23 01:07:54:60 Tamam për të të ofenduar, e keni parasysh, lëkura më e zezë ka evoluar më pak!

0873 01:07:54:60 01:07:59:21 Këtë gjë po përpiqen të thonë këtu. Po këtë ndarjen e gishtit të madh pse e kanë shtuar?

0874 01:07:59:21 01:08:03:11 Vini re që gishti i madh është tepër i ndarë nga të tjerët në fotografi.

0875 01:08:03:11 01:08:07:58 E kanë bërë me qëllim sepse është një problem shumë serioz të kalosh nga një këmbë majmuni në një këmbë njeriu.

0876 01:08:07:58 01:08:11:09 Majmunët kanë gishtin e tyre të madh më të ndarë nga të tjerët, tamam si gishti i madh i dorës.

0877 01:08:11:09 01:08:17:39 E kanë kështu sepse ata mund të varen në një degë peme edhe me këmbët e prapme. Ne s’e bëjmë dot këtë!

0878 01:08:17:39 01:08:21:60 Nëse do të ushtrohesh në këtë pikë, të sugjeroj të fillosh praktikën tek një degë e ulët.

0879 01:08:21:60 01:08:27:16 Sepse do të vrasësh kokën. Por këtu kemi "dy-këmbësh 4 milion vjeçar."

0880 01:08:27:16 01:08:31:94 Dhe u dhanë këtyre të ashtuquajturave hallka lidhëse këmbë njeriu.

0881 01:08:31:94 01:08:35:91 Sepse këmba është një problem serioz për evolucionistët.

0882 01:08:35:91 01:08:42:47 Charles Oxnard e studioi Lucy dhe tha, "Kockat e Lucy përfaqësojnë një kafshë që nuk është në një linjë me njerëzit."

0883 01:08:42:47 01:08:47:62 Nuk është një hallkë lidhëse. Ai bëri një analizë të ndryshueshme të kockave në kompjuter.

0884 01:08:47:62 01:08:54:12 Ja ku janë këto krijesa, këto krijesa të vogla si majmun që ecin drejt në këmbë ende gjallë sot në Sumatra.

0885 01:08:54:12 01:08:56:20 Lucy mund të përfaqësojë një kafshë që është ende gjallë sot.

0886 01:08:56:20 01:08:59:60 Njeriu Peking u përdor për vite me radhë si provë për evolucionin.

0887 01:08:59:60 01:09:02:30 Çdo gjë u zhduk gjatë Luftës së Dytë Botërore; por më pas u gjet një shpellë,

0888 01:09:02:30 01:09:07:74 me disa kafka majmunësh të shtypura brenda. Kafkat ishin copëtuar fare,

0889 01:09:07:74 01:09:11:51 dhe aty brenda gjetën dhe disa vegla njerëzish. Dhe ndonjë shkencëtar brilant tha,

0890 01:09:11:51 01:09:18:09 "Uau, këta majmunë po mësojnë si të bëjnë vegla." Oh po, dhe po i praktikojnë në kokat e tyre.

0891 01:09:18:09 01:09:20:79 Kjo është e bukur. Këtu mbaje.

0892 01:09:20:79 01:09:27:63 Kurse për 10 skeletët njerëzish normalë që gjetën në të njëjtën shpellë nuk i thanë askujt. Skeletë njerëzish.

0893 01:09:27:63 01:09:33:80 Duhet ta dini, që në disa kultura njerëzit kanë qejf të hanë trutë e majmunëve. E keni parë filmin "Indiana Jones"?

0894 01:09:33:80 01:09:37:84 Gjetën një shpellë ku njerëzit po hanin majmunë. Aty ata bënin dhe festa gjithashtu, ose gjëra të ngjashme.

0895 01:09:37:84 01:09:41:18 Nuk është një hallkë lidhëse. Homo erectus është ende nëpër tekstet shkollore.

0896 01:09:41:18 01:09:45:61 Homo erectus quhej më parë njeriu Java dhe më pas e ndryshuan atë në Pithecanthropus erectus,

0897 01:09:45:61 01:09:51:15 dhe tani e quajtën Homo erectus. Është gjetur nga Dr. Dubois, një anatomist hollandez, që shkoi në Indonezi qëllimisht

0898 01:09:51:15 01:09:56:79 për të gjetur hallkat lidhëse. Punësoi disa të burgosur që të shkonin të gërmonin për të.

0899 01:09:56:79 01:10:02:20 Ai as nuk ishte atje, kur ata e gjetën këtë. Çfarë gjetën ata ishte pjesa e sipërme e kafkës së një majmuni, tri dhëmbë njeriu,

0900 01:10:02:20 01:10:07:10 dhe një vit më vonë, një kockë kofshe 15 m më larg. Dubois i bashkoi të gjitha bashkë dhe tha,

0901 01:10:07:10 01:10:12:84 "Këtu kemi një hallkë lidhëse." Ti as nuk di t’i përshtatësh bashkë këto kocka kafshësh.

0902 01:10:12:84 01:10:17:78 Tri dhëmbë, një kockë kofshe, dhe pjesën e sipërme të kafkës së një majmuni!

0903 01:10:17:78 01:10:25:39 Kjo do të përdorej edhe në 1925 si provë për evolucionin në gjyqin e majmunit Scopes. Njeriu Java!

0904 01:10:25:39 01:10:31:09 Anatomisti i famshëm Virchow tha, "Për mendimin tim, kjo krijesë është një kafshë, një gibon gjigant në fakt.

0905 01:10:31:09 01:10:35:20 Kocka e kofshës nuk ka as lidhjen më të vogël me kafkën."

0906 01:10:35:20 01:10:39:50 Dubois e fshehu faktin se kishte gjetur dy kafka njerëzish në të njëjtën zonë.

0907 01:10:39:50 01:10:44:87 Ai i fshehu ato nën krevatin e tij në tokë, si Edgar Allen Poe; e dini atë poemën, "Zemra llafazane”

0908 01:10:44:87 01:10:49:08 Vetëm se kjo ishte "koka llafazane”. Nuk ka asnjë provë sesi njeriu ka evoluar.

0909 01:10:49:08 01:10:52:71 Prova e fosileve për evolucionin e njerëzve është fragmentare.

0910 01:10:52:71 01:10:56:12 Prova e fosileve për evolucionin e shimpanzeve gjithashtu mungon.

0911 01:10:56:12 01:10:59:32 Nuk ka prova sesi shimpanzetë evoluan.

0912 01:10:59:32 01:11:02:36 Dhe akoma kemi artikuj për evolucionin nëpër revista.

0913 01:11:02:36 01:11:07:63 "Ku po shkojmë?" Jua them unë. Po shkoni drejt e në ferr nëse nuk pranoni Krishtin.

0914 01:11:07:63 01:11:12:90 Kaq e thjeshtë është. Nuk do shumë mend. Në Spanjë do të bëhej një ekspozitë e madhe për njeriun Orce.

0915 01:11:12:90 01:11:19:17 O-r-c-e, njeriu Orce. Do të bënin një festë të madhe për zbulimin që i kishin bërë njeriut Orce.

0916 01:11:19:17 01:11:25:75 Deri kur zbuluan se ajo ishte në të vërtetë një copë nga një fragment kafke gomari, 4 muajsh. Ky do të ishte hallka lidhëse.

0917 01:11:25:75 01:11:30:59 Brinjës së një delfini iu vu emërtimi si një “klavikul njerëzore" në një muze për një kohë të gjatë, derisa dikush tha,

0918 01:11:30:59 01:11:34:99 "Uh, kjo është brinja e një delfini jo klavikula e një njeriu."

0919 01:11:34:99 01:11:41:60 Njeriu Hobbit ishte zbuluar këtu në 2004. Ai ishte një njeri i vogël, tepër i vogël.

0920 01:11:41:60 01:11:48:47 Ndoshta rezultat i një shkurtabiqi mikrocefal dytësor. Thjesht një njeri normal, rreth 1 m i gjatë!

0921 01:11:48:47 01:11:53:21 Njerëz të tillë ka ende dhe sot vërdallë në planet.

0922 01:11:53:21 01:11:55:78 Ekziston një libër i mirë për të ashtuquajturit njerëzit e shpellave, nëse ke dëshirë të dish më shumë.

0923 01:11:55:78 01:11:59:38 Nëse ty po të mësojnë këto gjëra në shkollë, merr librin e Marvin L. Lubenow, "Bones of Contention" (Kockat e pretendimit)

0924 01:11:59:38 01:12:02:85 Libër i shkëlqyeshëm, vendos gjithçka në perspektivë për ty.

0925 01:12:02:85 01:12:07:66 Hallka e vetme lidhëse që unë mund të gjej është pikërisht lart, midis veshëve të këtyre njerëzve. Më kuptoni, diçka mungon!

0926 01:12:07:66 01:12:12:06 Disa nga këta profesorë e kalojnë të gjithë kohën e tyre të lirë duke gërmuar në tokë, duke kërkuar kocka.

0927 01:12:12:06 01:12:17:68 Edhe qeni im bën të njëjtën gjë, por ne nuk i detyrojmë taksapaguesit të paguajnë pagën e tij kur ai vepron kështu.

0928 01:12:17:68 01:12:20:80 Tani shumë shtete kanë ligje, të cilat kërkojnë që tekstet shkollore të jenë të sakta.

0929 01:12:20:80 01:12:26:64 Florida ka një ligj të tillë; Kalifornia gjithashtu; Teksas, Uiskonsin, Alabama.

0930 01:12:26:64 01:12:30:61 Ligji thotë se tekstet shkollore duhet të jenë të saktë.

0931 01:12:30:61 01:12:34:72 Minnesota thotë, "Mësuesit nuk duhet ta anashkalojnë ose ta shtrembërojnë qëllimisht materialin e lëndës."

0932 01:12:34:72 01:12:38:55 Por tekstet shkollore të Minnesotës ende mësojnë të gjitha këto gjëra si prova për evolucionin,

0933 01:12:38:55 01:12:43:26 në një kohë kur të gjitha gjërat me rreth të kuq janë provuar se nuk mund të jenë hallka lidhëse.

0934 01:12:43:26 01:12:48:36 Meqë ra fjala, tekstet shkollore në Minnesota (dhe në shumë vende të tjera tani) në vend që t’i thërrasin njerëzit "homo sapiens",

0935 01:12:48:36 01:12:52:13 si i kemi thirrur deri tani, ata i quajnë "homo sapiens sapiens."

0936 01:12:52:13 01:12:59:57 Uau, ç’do të thotë kjo? Epo, sapiens do të thotë "i ditur". Pra, ne jemi njeriu i ditur, i ditur.

0937 01:12:59:57 01:13:03:96 E shikoni, Bibla thotë, "Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë."

0938 01:13:03:96 01:13:09:15 Dhe nëse mendon se gjyshi yt lëkundej në një pemë, i varur në bishtin e tij, je budalla, plotësisht budalla.

0939 01:13:09:15 01:13:13:25 Ky tekst shkollor thotë, "Ai është babai i ne të gjithëve." Ah, ky është budallallëk.

0940 01:13:13:25 01:13:16:96 Ti nuk e di se ai është gjyshi i të gjithëve.

0941 01:13:16:96 01:13:19:76 Ti gjen kocka në tokë dhe nuk e di se ai është gjyshi i të gjithëve.

0942 01:13:19:76 01:13:23:33 Thuhet nga Smithsonianët, "Mamaja e të gjithë gjitarëve".

0943 01:13:23:33 01:13:27:04 Nëse gjen kocka, ti nuk e di nëse është mamaja e gjithçkaje. Më kuptoni, nëse gjeni një fosil në tokë,

0944 01:13:27:04 01:13:34:48 gjithçka që ti di është që ai ka vdekur. Ti nuk mund ta provosh se ka patur ndonjë fëmijë dhe sigurisht nuk mund të provosh se kishte fëmijë të ndryshëm.

0945 01:13:34:48 01:13:38:98 Dhe pse do të mendoje se një kockë që ti ke gjetur në tokë mund të bënte diçka që kafshët sot nuk mund ta bëjnë,

0946 01:13:38:98 01:13:42:38 pra, që të bëjë diçka ndryshe dhe jo një pjellë të ngjashme me veten?

0947 01:13:42:38 01:13:45:95 Asnjë fosil nuk do të vlente si provë për evolucionin në një gjykatë.

0948 01:13:45:95 01:13:54:46 Atëherë ku mund ta përshtasim “Epokën e Gurit” në Bibël? Ka patur ndonjëherë ndonjë Epokë Guri?

0949 01:13:54:46 01:13:59:70 Menjëherë pas Përmbytjes Noeu nuk mund t’i thoshte nipit të tij të shkonte në dyqan dhe të blinte një lopatë.

0950 01:13:59:70 01:14:04:34 Nuk kishte dyqane dhe magazina. Atëherë njerëzimi ishte shkatërruar o njerëz.

0951 01:14:04:34 01:14:08:01 Ata dolën nga arka dhe panë se gjithçka jashtë ishte shkatërruar.

0952 01:14:08:01 01:14:14:85 Duhej ta rindërtoje totalisht qytetërimin. Në atë kohë kishin një situatë si ajo e “ishullit Gilligan". Kishte dhe shumë njerëz të zgjuar.

0953 01:14:14:85 01:14:22:29 Ndoshta, "ishulli i Gilligan" nuk kishte shumë njerëz të zgjuar. Ndoshta vetëm një.

0954 01:14:22:29 01:14:27:39 Kështu që atyre iu desh të rindërtonin gjithçka nga zero dhe duhej të bënin vegla guri.

0955 01:14:27:39 01:14:32:10 Sepse ato janë më të shpejta sesa të gërmojë për të gjetur mineral hekuri, ta shkrije atë dhe të bëje një vegël prej hekuri!

0956 01:14:32:10 01:14:37:87 Më kuptoni, ndërkohë që ty do të të duheshin tri javë për të bërë një sëpatë, ti do të kishe vdekur nga uria. Prandaj atyre iu desh të bënin vegla guri.

0957 01:14:37:87 01:14:42:01 Dhe njerëzit që janë përjashtuar nga shoqëria udhëtojnë vërdallë në tufa apo grupe të vogla

0958 01:14:42:01 01:14:47:88 duke ndjekur kafshët që migronin. Dhe nuk do të dëshironin të mbanin me vete vegla guri 25 kg.

0959 01:14:47:88 01:14:51:05 Është më shpejtë të bësh veglat e tua prej guri në vend.

0960 01:14:51:05 01:14:55:06 Ndjek mamuthët derisa t’i kapësh (ose buajt) dhe pastaj shpejt bën veglat gati.

0961 01:14:55:06 01:15:00:50 Vret buallin ose mamuthin, e ther, dhe më pas i lë veglat aty për të shkuar në një vend tjetër.

0962 01:15:00:50 01:15:04:47 Dhe ne sot gjejmë këto vegla guri dhe themi, "Uau, shikoni këtë majën e kësaj kokës së shtizës."

0963 01:15:04:47 01:15:10:74 Uau, me formë të përsosur, e krijuar bukur; ky person që e ka bërë paska qënë i zgjuar; i përkiska një qytetërimi të avancuar!

0964 01:15:10:74 01:15:15:38 Më pas gjejnë kokën e një shtize që duket paksa jo e saktë, e keni parasysh. Nuk është fort e mprehtë.

0965 01:15:15:38 01:15:19:61 Dhe thonë: Uau, ky person paska qënë pre-human, jo aq i zgjuar.

0966 01:15:19:61 01:15:21:68 Ndoshta kjo të krijon një përshtypje komplet të gabuar për njerëzimin.

0967 01:15:21:68 01:15:25:55 Ndoshta ajo që nuk duket shumë e saktë është bërë nga ndonjë person që e ka patur me ngut,

0968 01:15:25:55 01:15:28:26 sepse mamuthi po i ikte. Ai thjesht nuk kishte kohë të ulej dhe

0969 01:15:28:26 01:15:33:80 të luante me majën e shtizës së tij për një orë. Ai do që ta qëllojë mamuthin tani, pa i ikur.

0970 01:15:33:80 01:15:36:66 Prandaj mund të jetë një shembull se sa kohë ata i kanë kushtuar kësaj vegle.

0971 01:15:36:66 01:15:39:88 Dhe jo një shembull i inteligjencës së tyre, dakord?

0972 01:15:39:88 01:15:43:34 Jo vetëm njerëzit jetonin më gjatë përpara Përmbytjes, por edhe kafshët jetonin më gjatë.

0973 01:15:43:34 01:15:47:21 Dhe rriteshin më shumë. Ndoshta shumë më shumë.

0974 01:15:47:21 01:15:53:38 Këtu kemi një rinoceront pa bririn, 5.5 m të gjatë. Një rinoceront i madh!

0975 01:15:53:38 01:15:55:98 Njerëzit thonë që ai është një kafshë prehistorike.

0976 01:15:55:98 01:16:00:69 Jo, e dinit që fjala "prehistorik" as nuk ka ekzistuar fare, deri 100 vjet më parë?

0977 01:16:00:69 01:16:02:76 Në qendrën tonë shkencore ne koleksionojmë fjalorë të vjetër.

0978 01:16:02:76 01:16:06:13 Nëse keni ndonjë fjalor të vjetër nga vitet 1700 ose 1800, do të kishim dëshirë t’i kishim.

0979 01:16:06:13 01:16:12:27 Unë kam një fjalor nga viti 1766; fjala "prehistorik" nuk është atje.

0980 01:16:12:27 01:16:16:50 Kam dhe një fjalor nga viti 1860; as aty nuk ekziston fjala "prehistorik".

0981 01:16:16:50 01:16:20:08 Pra, kjo fjalë, "prehistorik" nuk ka ekzistuar në vitin 1860.

0982 01:16:20:08 01:16:25:35 Ja dhe një fjalor i vitit 1892; fjala "prehistorik" nuk është as këtu.

0983 01:16:25:35 01:16:30:69 E shikoni, ka gjëra që janë para Përmbytjes, por nuk ka gjëra të tilla si "prehistorike".

0984 01:16:30:69 01:16:34:72 Ne kemi historinë që nga dita e parë, "Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën."

0985 01:16:34:72 01:16:39:16 Nuk mund të ketë gjë përpara saj. Prandaj nuk ekzistojnë gjëra "prehistorike".

0986 01:16:39:16 01:16:43:83 Por përpara se të vinte Përmbytja, kjo shtresë uji rriste presionin e ajrit,

0987 01:16:43:83 01:16:48:07 gjë e cila bën që gjërat të sillen shumë ndryshe. Bën që insektet të rriten shumë më shumë.

0988 01:16:48:07 01:16:52:51 Më kuptoni, insektet janë të kufizuara në madhësi, bazuar në sasinë e oksigjenit që ato mund të marrin.

0989 01:16:52:51 01:16:58:58 Insektet që jetojnë në ujëra me shumë oksigjen bëhen 1,000 herë më të rënda se ato që nuk jetojnë në ambjente të tilla.

0990 01:16:58:58 01:17:01:02 Ka të bëjë me sipërfaqen (fizike) në raport me vëllimin trupor.

0991 01:17:01:02 01:17:06:32 Pa ju mërzitur juve për gjysëm ore, sa më i madh të jetë një insekt aq më shumë sipërfaqe (fizike) do të ketë ai.

0992 01:17:06:32 01:17:11:48 Por jo krahasuar me vëllimin e tij. Sipërfaqja, në raport me vëllimin, pakësohet.

0993 01:17:11:48 01:17:15:96 Siç mund ta shihni dhe grafikun këtu. Kështu, ndërsa një insekt bëhet më i madh, nuk ka lëkurë të mjaftueshme.

0994 01:17:15:96 01:17:19:17 Sepse insektet marrin frymë përmes lëkurës së tyre.

0995 01:17:19:17 01:17:25:77 Megjithatë, përsëri janë gjetur fosile insektesh gjigante; si kjo pilivesë me një hapje krahësh prej 1.3 m.

0996 01:17:25:77 01:17:29:78 Si do ta godisje një prej këtyre që fluturonte me një shpejtësi prej 110 km/orë?

0997 01:17:29:78 01:17:35:52 Ai do të ta thyente xhamin e parë të makinës dhe kofanon dhe do të vinte të ulej bashkë me ty në vendin e parë.

0998 01:17:35:52 01:17:38:72 Në këtë planet janë gjetur pilivesa të mëdha të fosilizuara.

0999 01:17:38:72 01:17:42:72 Sot ato kanë një hapje krahësh prej 10 – 13 cm, d.m.th, jo shumë të mëdha.

1000 01:17:42:72 01:17:46:23 Para Përmbytjes, ato ishin të stërmëdha. Buburrecat rriten goxha sot.

1001 01:17:46:23 01:17:50:00 Ne i rrisim ato në muzeun tonë në Pensacola; buburreca fërshëllyes nga Madagaskari.

1002 01:17:50:00 01:17:52:67 Por a kishe dëgjuar se janë gjetur edhe buburreca gjigantë?

1003 01:17:52:67 01:18:01:24 Fosile buburrecash 45 cm të gjata. Në ato ditë nuk thërrisje Orkin!

1004 01:18:01:24 01:18:06:51 Duhet të thërrisje Gardën Kombëtare që të vinin dhe t’i shfarosnin ato, dakord?

1005 01:18:06:51 01:18:10:29 Është gjetur një fosil gjigant shumëkëmbëshi 2.6 m i gjatë.

1006 01:18:10:29 01:18:16:09 Janë gjetur karkaleca të fosilizuar me një gjatësi prej 60 cm. Me njërin prej tyre mund të shtyje një vakt.

1007 01:18:16:09 01:18:21:73 Një merimangë e madhe e fosilizuar me një hapje këmbësh 0.9 m të gjatë; janë gjetur fosile bimësh si bishta macesh 18 m të gjata.

1008 01:18:21:73 01:18:27:97 Një gomar 2.75 m i lartë, nga Teksasi, sigurisht. Çdo gjë është më e madhe në Teksas.

1009 01:18:27:97 01:18:32:71 Gjitarë gjigantë të ngadalshëm kanë jetuar në këtë planet. Ty do të të thuhet se ata kanë ekzistuar miliona vjet më parë.

1010 01:18:32:71 01:18:39:81 Jo, nuk është kështu; kanë ekzistuar thjesht përpara se të vinte Përmbytja. Janë gjetur buaj me hapje brirësh deri 3.7 m.

1011 01:18:39:81 01:18:48:02 Drerë më brirë 3.7 m të gjata. Disa nga ju, gjuetarë drerësh, tani po mendoni, "Uau, ai do të dukej bukur në mur!"

1012 01:18:48:02 01:18:51:49 Sa nga ju do dilnit vërdallë dhe do të përpiqeshit të qëllonit babain e Bambit? Jini të ndershëm.

1013 01:18:51:49 01:18:53:90 Ja më në fund! Mirë, mirë, dhe pastaj ta hanit.

1014 01:18:53:90 01:19:01:27 Janë gjetur gjithashtu fosile kangurësh 3 m të lartë, dhe një fosil wombat (gjitar i vogël australian) sa një makinë Mini.

1015 01:19:01:27 01:19:07:68 Këtu kemi fosilin e një derri indi që ka qënë 680 kg. Një derr i madh indi.

1016 01:19:07:68 01:19:11:55 Janë gjetur zogj 4 m të lartë.

1017 01:19:11:55 01:19:19:12 Këtu kemi vezën e një aepyornis (zog gjigant i zhdukur tashmë). Ajo prapa saj është veza e një struci, e cila është gjithashtu e stërmadhe.

1018 01:19:19:12 01:19:24:46 Janë gjetur fosile të një pate prehistorike që ishte e lartë sa një elefant dhe peshonte gjysëm toni.

1019 01:19:24:46 01:19:30:83 Si do të donit ta kishit atë për darkën e Falenderimeve? I thoni Timit të vogël për këtë patë!

1020 01:19:30:83 01:19:33:81 Janë gjetur fosile kastorësh 2.4 m të gjatë.

1021 01:19:33:81 01:19:37:61 Këtu është një person që mban një nofull të një kastori rreth 2 – 2.5 m i gjatë.

1022 01:19:37:61 01:19:40:71 Ja dhe një kastor 2 m i gjetur në Ohio.

1023 01:19:40:71 01:19:46:33 E kuptoni, nëse përpara Përmbytjes kanë ekzistuar pemë të mëdha, duhet të ekzistonin gjithashtu edhe kastorë më të mëdhenj për t’i brejtur ato.

1024 01:19:46:33 01:19:51:99 Perëndia mbante gjithçka në balancë atëherë. Salamandrat sot shkojnë nga 12 – 20 cm gjatësi.

1025 01:19:51:99 01:19:57:43 E dinit se janë gjetur fosile salamandrash që kanë qënë 2 m të gjata?

1026 01:19:57:43 01:20:02:23 Duke rritur presionin e ajrit do të thotë se në ujë futet më shumë gaz dhe peshqit duhet të marrin frymë në ujë,

1027 01:20:02:23 01:20:06:63 përmes flegrave të tyre. Prandaj nëse do të kishe më shumë gaz në ujë nga presioni i madh i ajrit,

1028 01:20:06:63 01:20:12:17 me këtë, peshku bëhet dhe më i madh. Dhe mund të zësh më shumë peshq për metër kub.

1029 01:20:12:17 01:20:14:38 Sot, nëse një peshkaqen ka një dhëmb rreth 2.5 cm të gjatë,

1030 01:20:14:38 01:20:17:68 kjo tregon se peshkaqeni është ndoshta rreth 4.5 m i gjatë.

1031 01:20:17:68 01:20:20:25 E dinit se janë gjetur fosile dhëmbësh peshkaqeni,

1032 01:20:20:25 01:20:26:79 që tregojnë se peshkaqenët shkonin deri në 25 m gjatësi në këtë planet? Mund të imagjinoni dot një peshkaqen 25 m të gjatë?

1033 01:20:26:79 01:20:29:49 Filmi "Jaws" (Nofullat) kishte një peshkaqen 7.6 m të gjatë.

1034 01:20:29:49 01:20:33:96 Duhet të përdorësh “Morsetat” si karrem për të kapur ndonjë prej këtyre peshkaqenëve të stërmëdhenj përbindësha.

1035 01:20:33:96 01:20:40:47 Dr. Baugh po rrit piranja në një akuarium me një fushë të fortë magnetike përreth tij.

1036 01:20:40:47 01:20:48:31 Thjesht duke rritur fushën magnetike ndodh diçka, sepse piranjat e tij janë 4 herë më të mëdha se normalet.

1037 01:20:48:31 01:20:56:42 Kur rriste miza frutash në një dhomë hiperbarike, ato jetonin 10 herë më gjatë se normalisht. Thjesht duker rritur presionin e ajrit!

1038 01:20:56:42 01:21:01:49 Nëse kombinon presionin e ajrit, rrezet e diellit të filtruara dhe fushë më të fortë magnetike,

1039 01:21:01:49 01:21:07:10 ndoshta do të kesh kushtet e Kopshtit të Edenit. Deri tani ndoshta kemi humbur këto tri gjëra.

1040 01:21:07:10 01:21:16:50 Apo ndoshta më tepër. Breshkat rriteshin mjaft. Në të majtë është një breshkë e madhe.

1041 01:21:16:50 01:21:19:21 Kocat e detit janë gjetur 3.2 km mbi nivelin e detit.

1042 01:21:19:21 01:21:28:05 Koca deti 3.3 m të gjata, që peshojnë 270 kg, janë gjetur 3.200 m mbi nivelin e detit në malet e Andeve!

1043 01:21:28:05 01:21:33:62 Kur njerëzit janë ngjitur në malin Everest, kanë gjetur molusqe të ngurtësuara atje në majë.

1044 01:21:33:62 01:21:40:20 Gjëja interesante për këto molusqe është se ato ishin kthyer në gur dhe ishin të mbyllura.

1045 01:21:40:20 01:21:46:43 Thjesht dua të vë në dukje se mali Everest është shumë larg nga plazhet, para së gjithash.

1046 01:21:46:43 01:21:52:97 Rreth 700 km larg plazhit dhe molusqet nuk i ngjisin kollaj malet.

1047 01:21:52:97 01:21:58:15 Dhe kur një molusk ngordh, ai hapet! Mund të ecësh përgjatë bregut të detit dhe të gjesh miliona guacka deti.

1048 01:21:58:15 01:22:02:78 Me zor do të gjesh ndonjë të pahapur, dhe nuk do t’i gjesh kurrë të mbyllura nëse kanë ngordhur.

1049 01:22:02:78 01:22:09:46 Ato hapen menjëherë. Si është e mundur që në majë të malit Everest gjen molusqe të mbyllura të ngurtësuara?

1050 01:22:09:46 01:22:14:86 Unë mendoj se ka patur një Përmbytje; por nuk mendoj se Përmbytja ka qënë mbi malin Everest.

1051 01:22:14:86 01:22:20:87 Mali Everest nuk ka qënë atëherë. Psalmi 104 na thotë se malet u ngritën gjatë pjesës së fundit të Përmbytjes.

1052 01:22:20:87 01:22:25:11 Majat e maleve u formuan gjatë fundit të Përmbytjes.

1053 01:22:25:11 01:22:29:44 Ndoshta ishte si rezultat i çarjes së kores së tokës që u hap dhe shpërtheu lart në copa.

1054 01:22:29:44 01:22:33:98 Dhe copat do të ngriheshin lart dhe lëkundeshin para dhe mbrapa. Për të gjithë këtë do të flasim në videon #6.

1055 01:22:33:98 01:22:41:19 Zvarranikët nuk rreshtin kurrë së rrituri. Është fakt i thjeshtë. Shumë nga zvarranikët nuk rreshtin kurrë së rrituri: ata rriten gjatë gjithë jetës së tyre.

1056 01:22:41:19 01:22:45:89 Njerëzit rreshtin së rrituri. Kur je 16 ose 18 vjeç, do të ndalosh së rrituri, të paktën vertikalisht.

1057 01:22:45:89 01:22:50:43 Disa rriten horizontalisht më pas. Por zvarranikët nuk rreshtin kurrë së rrituri.

1058 01:22:50:43 01:22:57:54 Ç’do t’i ndodhte një zvarraniku nëse e vendos atë në Kopshtin e Edenit dhe e lë të jetojë deri në 900 vjet?

1059 01:22:57:54 01:23:02:41 Do të kishe një hardhucë të madhe – një hardhucë vërtet e madhe!

1060 01:23:02:41 01:23:07:32 Dinosaurët ishin hardhuca të mëdha që jetonin me Adamin dhe Evën përpara se të vinte Përmbytja.

1061 01:23:07:32 01:23:11:07 Mund të marrësh këta kameleonët Jackson tani në dyqanin ku shiten kafshë.

1062 01:23:11:07 01:23:18:56 Si do të dukej ai po të peshonte rreth 15 ton? Ndoshta ndonjë lloj tribrirëshi.

1063 01:23:18:56 01:23:22:70 Dinosaur do të thotë hardhucë e tmerrshme, dhe dinosaurët jetonin me njerëzit gjatë gjithë kohës.

1064 01:23:22:70 01:23:26:37 Njerëzit thjesht i quanin ndryshe atëherë, dhe për më shumë për dinosaurët do të flasim në videon #3.

1065 01:23:26:37 01:23:29:37 Janë gjetur bashkë kocka dinosauri dhe kocka njerëzish.

1066 01:23:29:37 01:23:35:24 Kocka dinosauri janë gjetur në të njëjtën shtresë shkëmbore si këto duar njerëzish të fosilizuara.

1067 01:23:35:24 01:23:38:75 Kocka dinosauri dhe kocka gjitarësh janë gjetur bashkë!

1068 01:23:38:75 01:23:43:85 Këtu kemi një gur Inka që tregon një njeri të hipur mbi një dinosaur.

1069 01:23:43:85 01:23:47:92 Dr. Baugh ka disa gurë të tillë në muzeun e tij. Ne në muzeun tonë kemi tetë gurë të tillë Inka.

1070 01:23:47:92 01:23:53:63 Mendoj se kemi koleksionin më të madh në Amerikë të këtyre gurëve Inka nga Peruja.

1071 01:23:53:63 01:23:59:30 Shumë prej tyre kanë të gdhendur dinosaurë. Më shumë për këtë do të flasim në Seminarin 3, për dinosaurët dhe Biblën.

1072 01:23:59:30 01:24:03:71 Gjurmë dinosauri dhe gjurmë njerëzish janë gjetur bashkë në Glen Rose, Teksas.

1073 01:24:03:71 01:24:06:34 E di që ka një kundërshtim për këtë. Unë kam qënë atje 5 herë.

1074 01:24:06:34 01:24:10:31 Kam dëgjuar të gjitha kritikat për këtë, dhe kam shkuar vetë atje për ta kontrolluar.

1075 01:24:10:31 01:24:13:75 Por shkoni në Dallas, Teksas, shkoni 45 milje (72 km) në jug për në Glen Rose.

1076 01:24:13:75 01:24:17:55 Dhe do të gjeni se lumi Paluxy rrjedh përmes këtij qyteti të vogël. Ai është plot me gur gëlqerorë.

1077 01:24:17:55 01:24:20:82 E gjithë zona është gëlqerore, pak a shumë si këtu në Knoxville.

1078 01:24:20:82 01:24:22:39 Ai lum i pret përmes këto shtresa gëlqerore.

1079 01:24:22:39 01:24:28:80 Në vitin 1908 ndodhi një përmbytje. Lumi ecte me 5 m për milje, por kjo përmbytje ishte e pabesueshme.

1080 01:24:28:80 01:24:33:20 Mendoj se ishte 9 m mbi nivelin e zakonshëm të përmbytjeve ose diçka e ngjashme. Thjesht një përmbytje e habitshme në 1908.

1081 01:24:33:20 01:24:39:53 E shkëputi fundin e shtratit të lumit, dhe e hoqi shtresën gëlqerore. Një shtresë gëlqerore prej 0.6 m u shkëput.

1082 01:24:39:53 01:24:43:01 Poshtë saj ishte një shtresë tjetër gëlqerore, dhe kur lumi u tha verën tjetër,

1083 01:24:43:01 01:24:48:22 njerëzit zbuluan atje qindra gjurmë dinosaurësh. Gjurmë dinosaurësh.

1084 01:24:48:22 01:24:52:59 Ai vend quhet Parku Shtetëror i Luginës së Dinosaurve (Dinosaur Valley State Park). Ka një libër te tavolina atje,

1085 01:24:52:59 01:24:56:06 nëse do të lexosh më shumë për këtë. Me daltë nxorrën shumë prej këtyre gjurmëve dhe

1086 01:24:56:06 01:24:59:59 i çuan në muze për t’i ruajtur që të mos gërryheshin nga lumi.

1087 01:24:59:59 01:25:04:63 Hoqën blloqe të mëdha në vitet 1930 dhe i vendosën nën skeletët e dinosaurve.

1088 01:25:04:63 01:25:08:87 Gjurmët janë të mëdha. Ja një fëmijë i vogël që po bën banjë në njërën prej tyre.

1089 01:25:08:87 01:25:15:54 Por shpesh në këtë zonë janë gjetur edhe gjurmë njerëzish bashkë me gjurmë dinosaurësh.

1090 01:25:15:54 01:25:19:61 Gjurmët e njerëzve dhe të dinosaurve bashkë! Mund të kalojmë gjithë ditën duke folur për këtë.

1091 01:25:19:61 01:25:25:12 Janë shkruar me mijëra raporte për këtë. Disa e besojnë dhe disa jo.

1092 01:25:25:12 01:25:30:16 Ja një shteg gjurmësh njerëzish që kryqëzohen me një shteg gjurmësh dinosauri.

1093 01:25:30:16 01:25:31:96 Dhe gjurmët e njerëzve, disa prej tyre, janë numër goxha i madh.

1094 01:25:31:96 01:25:37:47 Shpesh, rastësisht ato janë gjetur brenda gjurmëve të dinosaurve.

1095 01:25:37:47 01:25:41:84 Epo, nëse vrapon nëpër baltë për t’i shpëtuar Përmbytjes, është e logjikshme që ai është vendi i duhur ku duhet të shkelësh,

1096 01:25:41:84 01:25:43:67 tamam aty ku dikush tjetër ka shkelur.

1097 01:25:43:67 01:25:47:38 Është tamam si të ecësh përmes borës së trashë. Dhe mendoj se shumë njerëz krijojnë ide të gabuara.

1098 01:25:47:38 01:25:53:52 Ata mendojnë se Noeu hyri në arkë, filloi shiu dhe të gjithë njerëzit vdiqën në 10 minutat e para.

1099 01:25:53:52 01:25:57:62 Ndoshta u deshën 6 muaj për të vrarë gjithçka në këtë planet.

1100 01:25:57:62 01:26:00:42 Ata do të vraponin duke kërkuar një vend më të lartë. Uji vazhdonte dilte.

1101 01:26:00:42 01:26:06:96 E kuptoni, shiu zgjati 40 ditë, por Bibla thotë se uji vazhdoi të dilte për 150 ditë rresht.

1102 01:26:06:96 01:26:09:80 Sepse shumica e ujit vinte nga brendësia e kores së tokës,

1103 01:26:09:80 01:26:14:74 përmes burimeve të thellësive. Shiu nuk bëri gati asgjë për Përmbytjen.

1104 01:26:14:74 01:26:19:64 Ishte uji nga brendësia e tokës që shkaktoi Përmbytjen. Ndoshta u deshën 6 muaj për të vrarë gjithçka.

1105 01:26:19:64 01:26:22:71 Prandaj atyre iu desh të vraponin; kur dallga bie, ata do të vraponin për të gjetur një vend më të lartë.

1106 01:26:22:71 01:26:27:75 Dhe shumë shpejt, iu desh të luftonin me njëri – tjetrin për këto vende të larta, që po bëheshin gjithmonë e më të rralla.

1107 01:26:27:75 01:26:28:95 Por gjurmët e këmbëve janë të një madhësie goxha të madhe.

1108 01:26:28:95 01:26:32:42 Ne shesim forma të derdhura si këto, nëse ke dëshirë të kesh një. Mund ta gjeni në faqen tonë të internetit www.drdino.com

1109 01:26:32:42 01:26:35:76 Mund të shikosh gjurmë këmbësh njeriu me numër 60.

1110 01:26:35:76 01:26:39:93 Njëherë kishim një person të bëshëm që u përpoq ta mbushte atë; por nuk mundte. Numri i këmbës së tij ishte 46.

1111 01:26:39:93 01:26:44:50 Njerëzit nxorrën shtresa shkëmbore dhe gjetën akoma më shumë gjurmë nën shtresën gëlqerore të patrazuar.

1112 01:26:44:50 01:26:46:70 Njëra nga gjurmët më pas u sharrua tërthorazi te gishtat e mëdhenj.

1113 01:26:46:70 01:26:53:11 Panë kokrrizat e fundit dhe mund ta shikoje ku ishte shtypur poshtë, pasi kishte ndryshuar linjat e petëzimit.

1114 01:26:53:11 01:26:56:34 Di që ka argumenta për këtë. Kam lexuar, besoj, çdo gjë për këtë temë.

1115 01:26:56:34 01:26:59:15 Sigurisht që kam lexuar shumë. Jam shumë i sigurt se ato janë të pranueshme.

1116 01:26:59:15 01:27:02:72 Gjurmët e këmbëve kanë një hap prej 1.8 deri 2.1 m distancë.

1117 01:27:02:72 01:27:07:22 Kjo do të kërkonte që një njeri gjigant të bënte këto hapa me distancë 1.8 deri 2.1 m gjithmonë.

1118 01:27:07:22 01:27:09:26 Një miku im ishte atje kur po zbulonin këto gjurmët.

1119 01:27:09:26 01:27:13:19 Ai më shkroi këtë letër. Tani ai është një ndihmës pastor në Kishën Baptiste Jugore në Arizona.

1120 01:27:13:19 01:27:17:93 Ai më tha, "Dr. Hovind, unë jam rritur në Glen Rose. Kam qënë gjatë një gërmimi me Dr. Carl Baugh,

1121 01:27:17:93 01:27:21:84 ...ne ndoqëm gjurmët e një njeriu pranë gjurmëve të një dinosauri.

1122 01:27:21:84 01:27:26:27 Dukej sikur njeriu dhe dinosauri po ecnin bashkë. NOVA TV ishte atje për të filmuar gërmimin.

1123 01:27:26:27 01:27:30:55 Atje ishte edhe një evolucionist, i cili po debatonte me Dr. Baugh gjatë gjithë kohës.

1124 01:27:30:55 01:27:35:25 NOVA nuk filmoi shumë nga gjurmët ose gërmimin tonë, por intervistoi evolucionistin.

1125 01:27:35:25 01:27:39:32 Ai u tha atyre se nuk kishte parë asgjë aty që të hidhte poshtë evolucionin.

1126 01:27:39:32 01:27:45:16 Çfarë ai nuk u tha kamerave, ishte që ai kishte refuzuar të kthehej në anën tjetër dhe të shikonte gjurmët ku ne po punonim."

1127 01:27:45:16 01:27:48:00 "Kur gjenim një gjurmë, njerëzit i binin shpatullave atij dhe i thonin, 'Uh, zotëri, duhet të shikosh këtë,'

1128 01:27:48:00 01:27:51:47 dhe ai thoshte, 'Jo, nuk dua ta shoh.'

1129 01:27:51:47 01:27:54:80 Ai qëndroi i kthyer me kurriz përkundrejt gërmimit dhe gjurmëve kur bënte këto deklarata.

1130 01:27:54:80 01:27:59:61 NOVA e dinte se ky njeri nuk i kishte parë gjurmët, por nuk thanë gjë për këtë."

1131 01:27:59:61 01:28:03:81 E shikoni, NOVA, me sa duket është e përkushtuar ndaj një teorie të quajtur evolucion,

1132 01:28:03:81 01:28:08:88 dhe çdo gjë që është kundër teorisë thjesht nuk duhet të transmetohet në TV.

1133 01:28:08:88 01:28:12:59 Pikë! Teoria duhet të mbrohet nga kritika.

1134 01:28:12:59 01:28:15:39 Një person tha, "Epo, nëse kanë gjetur gjurmë këmbësh njeriu dhe gjurmë dinosauri,

1135 01:28:15:39 01:28:20:26 kjo provon se ka ekzistuar një dinosaur me këmbët si të njeriut."

1136 01:28:20:26 01:28:23:57 Epo, kjo po që qënka një mënyrë brilante për t’i parë gjërat, apo jo?

1137 01:28:23:57 01:28:28:47 Një tjetër shembull ku evolucioni është një pengesë për kërkimin shkencor!

1138 01:28:28:47 01:28:32:24 "Epo, ata që besojnë në krijimin pohojnë se njerëzit dhe dinosaurët kanë jetuar në të njëjtën kohë.

1139 01:28:32:24 01:28:36:81 Nëse ky pohim shumë i rëndësishëm do të ishte i vërtetë, emrat e zbuluesve të tij do të gjëmonin gjatë korridoreve të kohës,

1140 01:28:36:81 01:28:41:72 si individë që bënë një nga zbulimet më të famshme të shekullit 20."

1141 01:28:41:72 01:28:47:02 Vetëm në qoftë se nuk do të kishte patur një terr mediatik, kjo do të ishte e vërtetë. OK? Ka shumë libra të mirë për këtë.

1142 01:28:47:02 01:28:53:06 Gjithashtu gjetën një çekiç, një çekiç të fosilizuar njerëzor... një çekiç të bërë nga njeriu.

1143 01:28:53:06 01:28:57:00 Njerëzit thanë, "Nuk ka patur hekur përpara Përmbytjes." Oh, sigurisht që ka patur.

1144 01:28:57:00 01:29:01:00 Bibla thotë se Tubal-kaini ishte një krijues i çfarëdo lloj veglash prej bronzi dhe hekuri.

1145 01:29:01:00 01:29:03:20 Mund të marrësh një kopje të atij çekiçi nëse do ta mbash mbi tavolinën tënde të punës.

1146 01:29:03:20 01:29:09:84 Kontrollo katalogun tonë në faqen tonë të Web-it, www.drdino.com. Kjo këmbanë është gjetur brenda një cope qymyri.

1147 01:29:09:84 01:29:14:28 Ata e njihnin hekurin dhe metalet përpara se të vinte Përmbytja. Ishin tmerrësisht të zgjuar.

1148 01:29:14:28 01:29:18:05 Fëmijëve tuaj do t’u mësojnë në shkollë se kolona gjeologjike përfaqëson historinë e tokës,

1149 01:29:18:05 01:29:22:36 dhe se epoka e karbonit është kur është formuar qymyri. Këto janë gjepura.

1150 01:29:22:36 01:29:26:80 Qymyri u formua në kohën e Përmbytjes, sepse bota u varros.

1151 01:29:26:80 01:29:31:63 Kanë gjetur një zinxhir ari brenda një cope qymyri në vitin 1881 në Illinois.

1152 01:29:31:63 01:29:34:37 Kjo poçe hekuri është gjetur gjithashtu brenda një cope qymyri.

1153 01:29:34:37 01:29:38:64 Kjo gjë është gjetur brenda një shkëmbi solid që supozohet se është 600 milion vjeçar.

1154 01:29:38:64 01:29:42:28 Këtu jam unë në Nampa, Idaho, duke mbajtur atë që quhet imazhi i Nampa-s.

1155 01:29:42:28 01:29:51:62 Një shpues i mirë gjeti këtë kukull të vogël rreth 100 m poshtë, kur po shponte për një pus. Ndoshta një kukull para Përmbytjes.

1156 01:29:51:62 01:29:55:56 Kjo gjë si bateri është gjetur në Irak; mendohet se është bateri 2,000 vjeçare.

1157 01:29:55:56 01:30:03:00 Që para shumë kohësh njerëzit e njihnin elektricitetin. Egjiptianët dinin për elektricitetin. Ata e dinin si të galvanizonin gjërat.

1158 01:30:03:00 01:30:07:04 Punëtorët gjetën kocka njerëzish dhe një kokë shtize bakri në një damar minerali argjendi.

1159 01:30:07:04 01:30:10:87 Vegla guri të përparuara janë gjetur në një minierë ari në Kaliforni.

1160 01:30:10:87 01:30:14:98 Po gërmonin në mes të malit, për një pus në një minierë qymyri,

1161 01:30:14:98 01:30:22:88 nën shtresa llave që mendohet se janë 55 milionë vjeçare. Dhe atje brenda gjetën këto veglat e bëra nga njeriu!

1162 01:30:22:88 01:30:27:26 Profesor Holmes nga Instituti Smithsonian ishte një nga kritikët më të zhurmshëm të gjetjeve në Kaliforni.

1163 01:30:27:26 01:30:31:93 Ai tha, "Ndoshta, nëse profesor Whitney do ta kishte vlerësuar plotësisht historinë e evolucionit njerëzor,

1164 01:30:31:93 01:30:36:06 sa kuptohet sot, ai do të kishte hezituar të shpallte përfundimet,

1165 01:30:36:06 01:30:43:77 pavarësisht rreshtimit madhështor të dëshmisë." Mos po thotë se ai nuk duhet ta kishte shpallur këtë gjetje,

1166 01:30:43:77 01:30:50:35 sepse është kundra një teorie? Këtë gjë po thotë? Kjo është pikërisht ajo që po thotë ai.

1167 01:30:50:35 01:30:54:65 Dhe njerëz, unë po ju them, ka njerëz që janë kaq të përkushtuar ndaj asaj teorisë idiote të evolucionit,

1168 01:30:54:65 01:30:59:62 saqë do të bllokonin në mendjen e tyre ose nga printeri, nëse do të mundeshin, çdo gjë që është kundra saj.

1169 01:30:59:62 01:31:03:76 Ata e mbrojnë teorinë me zjarr fetar.

1170 01:31:03:76 01:31:08:60 Instituti Smithsonian është shumë përgjegjës për fshehjen e shumë provave kundër evolucionit.

1171 01:31:08:60 01:31:15:20 Në 1950 Thomas Lee nga Muzeu Kombëtar i Kanadasë gjeti vegla guri në një depozitë zhavorri.

1172 01:31:15:20 01:31:22:04 Problemi ishte se depozitimi i zhavorrit ishte datuar rreth 65,000 deri 125,000 vjeçar.

1173 01:31:22:04 01:31:25:28 Kjo është një epokë tepër e hershme për Kanadanë që të popullohej.

1174 01:31:25:28 01:31:31:95 Kështu që, drejtori i muzeut u përjashtua nga puna, sepse refuzoi të përjashtonte nga puna atë që e kishte zbuluar.

1175 01:31:31:95 01:31:36:16 Tonelata fakte shkencore u zhdukën në koshat e plehrave të magazinës. Zbulimi duhet të zhdukej.

1176 01:31:36:16 01:31:40:38 Do të kishte detyruar rishkrimin e gati të gjithë librave që kishin të bënin me këtë.

1177 01:31:40:38 01:31:42:86 "Ne nuk mund të të mbajmë ty, që gjen diçka e cila është kundra teorisë tonë,

1178 01:31:42:86 01:31:45:67 sepse të gjithë librat që kemi printuar flasin se sa e mrekullueshme është kjo teori.

1179 01:31:45:67 01:31:49:87 Dhe tani, ti do të na bësh të rishkruajmë të gjithë këta libra; prandaj je i përjashtuar nga puna."

1180 01:31:49:87 01:31:54:61 Kjo monedhë u gjet nga një shpues i mirë në Illinois mbi 30 m nën sipërfaqe.

1181 01:31:54:61 01:31:58:15 Kurrë nuk u analizua. Përmbytja e varrosi botën atëherë.

1182 01:31:58:15 01:32:02:28 Perëndia, jo vetëm që u tha atyre çfarë të bënin dhe si të jetonin para Përmbytjes,

1183 01:32:02:28 01:32:05:74 por Ai u tha atyre dhe çfarë të hanin. Ai u dha atyre një dietë të përsosur.

1184 01:32:05:74 01:32:14:60 Perëndia tha: Dua që të hani bimët. Fëmijë, hajini perimet, frutat dhe farat (Zanafilla 1:29).

1185 01:32:14:60 01:32:18:70 Ne nuk veprojmë kështu sot. Ne hamë hamburgera, patatina dhe pijmë Koka Kola.

1186 01:32:18:70 01:32:24:27 Perëndia tha të hanim frutat, perimet dhe farat. Kur ha frutin duhet të hash dhe farën.

1187 01:32:24:27 01:32:30:78 Kur ha një pjeshkë, haje dhe farën e saj. Do thuash që fara është e fortë. Çaje me një çekiç.

1188 01:32:30:78 01:32:34:05 Fara është brenda bërthamës, ok. Dhe meqë ra fjala, është një libër i mirë.

1189 01:32:34:05 01:32:39:29 Një zonjë pa seminarin tim, u entuziazmua, filloi dietën e Kopshtit të Edenit dhe bëri një kthesë rrënjësore në shëndetin e saj.

1190 01:32:39:29 01:32:44:66 Më pas, shkruajti një libër për këtë, duke ndjekur dietën e Edenit. Nëse do ta lexosh, titullohet "Your Right to Be Beautiful".

1191 01:32:44:66 01:32:47:50 Por, duhet të hani farat. Fillimisht sigurohuni të keni fara të rritura në mënyrë organike,

1192 01:32:47:50 01:32:55:44 dhe jo nga ato të rritura me steroide dhe pesticide. Farat përmbajnë një substancë të hidhur që quhet cianid.

1193 01:32:55:44 01:33:00:21 Kjo do t’ju japë një rrudhë që do të zgjasë rreth 1 orë e gjysëm.

1194 01:33:00:21 01:33:07:25 Disa nga ju të moshuarit më shikoni sikur doni të më thoni, "Rrudhë, rrudhë, për çfarë është kjo? Hej, më kujtohet kjo."

1195 01:33:07:25 01:33:10:85 Babai im më thotë, se po plakem kur vij vërdallë nëpër dhomë për t’i dhënë gruas një puthje,

1196 01:33:10:85 01:33:16:39 dhe më pas harron për çfarë ka ardhur. Epo, ti po plakesh baba.

1197 01:33:16:39 01:33:21:96 Por këto fara përmbajnë një vitaminë të quajtur B-17, e cila është gjysëm cianid.

1198 01:33:21:96 01:33:25:03 Ti do thuash, oh, ky është helm. Oh jo, nuk është kështu!

1199 01:33:25:03 01:33:31:24 Hidrogjeni është shpërthyes; pyetini njerëzit që kishin hipur në Hindenburg. Ata e zbuluan. Dhe oksigjeni ndihmon djegien.

1200 01:33:31:24 01:33:37:58 Tani, cili nga ju kur është i vetëdijshëm do të spruconte hidrogjen dhe oksigjen në zjarr për ta shuar atë?

1201 01:33:37:58 01:33:44:79 Çdo zjarrfikës në botë! Çfarë del nëse përzien hidrogjenin dhe oksigjenin? Ujë.

1202 01:33:44:79 01:33:47:31 Natriumi është helmues, klori është helmues.

1203 01:33:47:31 01:33:51:79 I përzien bashkë dhe del kripa, e cila është e mrekullueshme.

1204 01:33:51:79 01:33:59:07 Kështu edhe cianidi i gjetur në farat përzihet me benzaldehyde (C6H5CHO). Të dyja janë helmuese, por bashkë janë të padëmshme. 1205 01:33:59:07 01:34:06:94 Deri në momentin kur godasin një qelizë kanceroze! Është një libër për këtë temë që quhet "World without Cancer".

1206 01:34:06:94 01:34:09:08 Ka dhe shumë faqe interneti për këtë temë, nëse doni të lexoni më shumë.

1207 01:34:09:08 01:34:12:18 Ka shumë gjëra dhe në faqen time të internetit, www.drdino.com.

1208 01:34:12:18 01:34:18:79 Në Pakistanin verior ekziston një fis njerëzish të quajtur Hunza. Njerëzit e këtij fisi Hunza nuk sëmuren kurrë me kancer.

1209 01:34:18:79 01:34:23:43 Kur u zbulua ky fis, mosha e tyre mesatare ishte 160 vjeç.

1210 01:34:23:43 01:34:27:90 Ky fis ndodhet në një nga luginat atje lart në malet Himalaja. Kjo çoi në legjendën Shangri-La.

1211 01:34:27:90 01:34:31:37 Sa nga ju kanë dëgjuar për luginën Shangri-La, luginën ku jetohet përgjithmonë?

1212 01:34:31:37 01:34:34:07 Ata nuk është se jetojnë përgjithmonë, por vetëm kanë jetuar shumë gjatë.

1213 01:34:34:07 01:34:38:67 Ushqimi i preferuar i njerëzve Hunza janë farat e kajsisë.

1214 01:34:38:67 01:34:41:31 Sot ata jetojnë mesatarisht deri 90 vjet.

1215 01:34:41:31 01:34:46:18 Ata kanë patur shumë kontakte me shtete të tjera në botë. Por farat e kajsisë janë shumë interesante.

1216 01:34:46:18 01:34:50:22 Njerëzit atje marrin farat e kajsisë, i shtypin dhe nxjerrin vaj prej tyre.

1217 01:34:50:22 01:34:54:19 Me këtë vaj ata lyhen dhe gratë nuk bëhen me rrudha.

1218 01:34:54:19 01:35:02:00 Ata duken vërtet shumë të pashëm në moshën 70 apo 80 vjeçare. Njerëzit Hunza i hanë farat e kajsisë ashtu si ne hamë kikirikët.

1219 01:35:02:00 01:35:05:17 I kanë shumë qejf; dhe asnjëherë nuk sëmuren me kancer.

1220 01:35:05:17 01:35:10:68 E dini se njerëzit që trajtohen me terapi ushqimore për të kuruar kancerin kanë një përqindje më të madhe mbijetese.

1221 01:35:10:68 01:35:15:51 Nuk është se mbijetojnë të gjithë, e kuptoj, dakord. Por kjo sjell një mundësi 10 herë më të madhe për të jetuar,

1222 01:35:15:51 01:35:20:52 sesa trajtimi me terapi tradicionale. Ka shumë libra të mirë për këtë temë.

1223 01:35:20:52 01:35:23:62 Jason Vale mëson se duhet të hani farat e kajsisë për të kuruar kancerin.

1224 01:35:23:62 01:35:32:26 Dhe ai ka thënë, "Kanceri nuk mund të mbijetojë në trupin e një personi që konsumon farat e kajsisë."

1225 01:35:32:26 01:35:35:78 Jason Vale thjesht rekomandoi që njerëzit të hanë farat e kajsisë.

1226 01:35:35:78 01:35:42:30 Dhe e arrestuarn dhe e futën në burg. Është ende në burg, sepse u tha njerëzve të hanin farat e kajsisë.

1227 01:35:42:30 01:35:47:48 Sepse Agjensia për Mbikëqyrjen e Ushqimeve dhe Ilaçeve do që njerëzit të marrin drogë për t’u bërë mirë, dhe jo të hanë fara.

1228 01:35:47:48 01:35:52:18 Sepse ata nuk mund të vënë rregulla për farat. Nuk mund të bëjnë para prej tyre. Gjithçka ka lidhje me paranë, kini parasysh.

1229 01:35:52:18 01:35:54:99 " Follow the yellow brick road” (Ndiqni shtegun me pllaka të verdha), (ar) shtegu i parasë.

1230 01:35:54:99 01:36:03:02 Për vite me radhë marinarët vdisnin nga një sëmundje e tmerrshme e quajtur skorbut. Marina britanike humbi një milion marinarë për shkak të saj.

1231 01:36:03:02 01:36:08:80 A e dini si e kuruan njerëzit këtë sëmundje? Me vitaminën C. Ata as nuk e njihnin fare vitaminën C.

1232 01:36:08:80 01:36:13:40 Ata thjesht e dinin se po të haje limona, nuk do të sëmureshe me këtë sëmundje. Prandaj dhe i quajtën këta njerëz “të limonizuar” (zhargon: detar britanik – shënim i përkthyesit), apo jo?

1233 01:36:13:40 01:36:20:81 Merrni limona me vete! Shumë sëmundje që kemi sot janë për shkak të mungesës së një vitamine.

1234 01:36:20:81 01:36:25:55 Ty nuk të vret ajo që ha. Të vret ajo që nuk ha.

1235 01:36:25:55 01:36:29:35 Nëse nuk merr mjaftueshëm vitamin B, do të sëmuresh me distrofi muskulare, pelagra (sëmundje çrregulluese e sistemit nervor nga mungesa e niacinës B3 – C6H5NO2), apo strabizëm.

1236 01:36:29:35 01:36:32:39 Të gjitha këto janë sëmundje për shkak të mungesës së vitaminave.

1237 01:36:32:39 01:36:37:66 Bibla thotë se Perëndia i dha njeriut të hante barishte dhe bukë për forcuar zemrën e tij.

1238 01:36:37:66 01:36:42:23 E dinit se buka të forconte zemrën më parë?

1239 01:36:42:23 01:36:46:47 Por mos harroni një gjë, "dashuria për para është rrënja e gjithë të këqijave." Njerëzit e dinin këtë vite më parë,

1240 01:36:46:47 01:36:52:71 se nëse do hiqje vitaminën E (lecithin – lipide fosforike), dhe acidet e yndyrshme omega-3 (njerëzit i heqin ato nga

1241 01:36:52:71 01:37:01:05 gruri dhe e bëjnë bukën me miell të bardhë), buka mund të duronte për muaj me radhë.

1242 01:37:01:05 01:37:06:32 Por njerëzit filluan të vdisnin nga ataku i zemrës, frymëmarrja dhe probleme me qarkullimin e gjakut.

1243 01:37:06:32 01:37:10:65 E shikoni, është formulë e thjeshtë: sa më e bardhë të jetë buka, aq më shpejt do të vdesësh.

1244 01:37:10:65 01:37:15:53 Nuk është se buka e bardhë ju vret. Nuk ju vret buka.

1245 01:37:15:53 01:37:18:17 Më kuptoni, Perëndia bëri bukën për të forcuar zemrën tuaj.

1246 01:37:18:17 01:37:23:50 Mbani mend se Bibla flet për "bukën tonë të përditshme." Por njerëzve që bënin bukën për ta shitur,

1247 01:37:23:50 01:37:26:78 u erdhi në majë të hundës që gjysma e saj shkonte dëm nëpër rafte dhe nuk mund ta shisnin.

1248 01:37:26:78 01:37:31:15 Kështu që iu desh të shpiknin një mënyrë që buka e tyre të duronte më shumë dhe të rrisnin përfitimet.

1249 01:37:31:15 01:37:38:05 Gjithçka ka të bëjë me paranë. Ndiq shtegun me pllaka të verdha. Ekzistojnë dy filozofi për shëndetin.

1250 01:37:38:05 01:37:42:89 Njëra është e bazuar në evolucionin dhe thotë se trupi juaj nuk është asgjë tjetër veçse elementë kimikë që u bashkuan rastësisht,

1251 01:37:42:89 01:37:48:53 gjatë miliarda viteve. Kështu që për të trajtuar sëmundjet, duhet të marrësh më shumë kimikate. Kjo quhet terapia e drogës.

1252 01:37:48:53 01:37:53:57 Nëse ke dhimbje koke, ti thua "Doktor, kam dhimbje koke." Dhe ai të thotë, "Merr një aspirinë."

1253 01:37:53:57 01:37:57:77 Pa prit pak tani. Çfarë e shkaktoi dhimbjen tënde të kokës?

1254 01:37:57:77 01:38:02:04 Ishte mungesë aspirine që shkaktoi dhimbjen e kokës?

1255 01:38:02:04 01:38:08:98 Vuan gjë nga mungesa e aspirinës ti? A nuk po trajton në të vërtetë simptomën dhe jo shkakun?

1256 01:38:08:98 01:38:13:39 Mendohu për këtë. Kur nget makinën në autostradë dhe të ndizet drita e vajit në makinë,

1257 01:38:13:39 01:38:21:13 ke dy mundësi. Gji problemin dhe rregulloje, ose stako dritën që është ndezur.

1258 01:38:21:13 01:38:24:33 Ti thua se nuk do ta stakoje kurrë dritën. Do të ishte budallallëk. Po, e di se do të ishte budallallëk.

1259 01:38:24:33 01:38:28:20 Drita nuk ëshë problemi; drita po përpiqet t’ju tregojë për një problem. Dhe, besoje ose jo,

1260 01:38:28:20 01:38:33:58 dhimbja jote e kokës nuk është problemi yt. Dhimbja juaj e kokës po përpiqet t’ju tregojë për një problem.

1261 01:38:33:58 01:38:36:68 Ndoshta mungesë magneziumi ose ndoshta proteinash, nuk e di.

1262 01:38:36:68 01:38:39:78 Por shumica e drogave që ne marrim sot janë thjesht për të stakuar dritat.

1263 01:38:39:78 01:38:46:52 Ato nuk zgjidhin problemet. Ato thjesht shërojnë simptomat. Dhe shpesh kjo është e nevojshme.

1264 01:38:46:52 01:38:49:82 Unë nuk jam kundër drogave gjithmonë, por unë po ju them njerëz, që ne jemi çmendur.

1265 01:38:49:82 01:38:54:66 Kompanitë farmaceutike nuk fitojnë kur ti je mirë, dhe dashuria për para është rrënja e gjithë të këqijave.

1266 01:38:54:66 01:39:00:04 Shumica e sëmundjeve janë sëmundje mungesash. Ti ke mungesë të ndonjë vitamine, ose minerali, ose vaji.

1267 01:39:00:04 01:39:04:94 Ka 16 lloje vitaminash, 60 lloje mineralesh dhe 3 lloje vajrash që trupi juaj ka nevojë çdo ditë.

1268 01:39:04:94 01:39:09:54 Furnizohu me këto. Ekziston një libër i mirë nga Bill Sardi, që është një mik imi nga Kalifornia,

1269 01:39:09:54 01:39:13:98 i titulluar "The Power of Healing, The Power of God". Aktualisht nuk gjendet te ajo tavolina atje, por ti mund ta porositësh.

1270 01:39:13:98 01:39:19:62 Mund të studiosh më shumë për shëndetin, ose të kesh librin tjetër, "The Bible Prescription for Health and Longevity"

1271 01:39:19:62 01:39:23:56 nga Bill Sardi. Dhe përpara se të entuziazmohesh për fluorin në ujin tënd,

1272 01:39:23:56 01:39:29:73 ndoshta dëshiron të dish të vërtetën për fluorin që njerëzit hedhin në sistemin tonë të ujit të pijshëm dhe sa i rrezikshëm është ai.

1273 01:39:29:73 01:39:33:01 Në vitin 1845, një doktor në Vjenë, Austri, u tmerrua

1274 01:39:33:01 01:39:41:04 sepse 30% e grave që lindnin fëmijë në spitale vdisnin. Tridhjetë përqind!

1275 01:39:41:04 01:39:46:11 Doktori vuri re se doktorët që ekzaminonin trupat e grave që vdisnin, më pas,

1276 01:39:46:11 01:39:52:19 pa i larë duart e tyre, shkonin të ekzaminonin një nënë tjetër që priste fëmijën e saj.

1277 01:39:52:19 01:39:56:22 Ata nuk i njihnin në atë kohë organizmat mikroskopike.

1278 01:39:56:22 01:40:04:53 Por Dr. Semmelweis insistoi që doktorët në spitalin e tij të lanin duart e tyre pasi ekzaminonin një trup të vdekur.

1279 01:40:04:53 01:40:11:71 Përqindja e vdekjeve ra në 2%. E di ndokush çfarë i ndodhi dr. Semmelweis për shkak të zbulimit të tij të madh?

1280 01:40:11:71 01:40:16:51 E pezulluan nga puna. Tri spitale njëri pas tjetrit e përjashtuan nga puna.

1281 01:40:16:51 01:40:24:72 Në fund fare ai përfundoi në një psikiatri ku një pacient e vrau. Vetëm sepse insistoi që të laheshin duart!

1282 01:40:24:72 01:40:29:42 3.000 vjet më parë në librin e Levitikut, Perëndia i kishte thënë Moisiut

1283 01:40:29:42 01:40:31:96 t’u thoshte njerëzve që kur prek një trup të vdekur, je i papastër.

1284 01:40:31:96 01:40:37:10 T’i lanin duart dhe trupat e tyre, përpara se të preknin dikë tjetër.

1285 01:40:37:10 01:40:41:00 Perëndia e ka thënë këtë 3.000 vjet përpara se shkenca ta kuptonte.

1286 01:40:41:00 01:40:47:91 Filozofia tjetër për mjekësinë bazohet në krijimin, që thotë se trupi juaj është projektuar nga Perëndia.

1287 01:40:47:91 01:40:54:22 Dhe Ai na dha ushqimin për nevojat tona: vitaminat, mineralet, etj. Quhet terapia e të ushqyerit.

1288 01:40:54:22 01:40:57:22 Më shumë për këtë temë kemi në serinë tonë të videove të quajtur "Bibla dhe Shëndeti".

1289 01:40:57:22 01:40:59:22 Shikojini ato nëse doni të mësoni më shumë për këtë temë.

1290 01:40:59:22 01:41:04:33 E kuptoni, përqindja e njerëzve që vdesin çdo vit ngaqë hanë barishte është zero.

1291 01:41:04:33 01:41:09:06 Çdo vit tri njerëz vdesin nga marrja e vitaminave.

1292 01:41:09:06 01:41:13:27 Çdo vit 320 njerëz vdesin nga marrja tej mase e drogave (ilaçeve).

1293 01:41:13:27 01:41:16:54 Rreth 9.000 njerëz vdesin nga sëmundje të lidhura me ushqimin.

1294 01:41:16:54 01:41:23:78 Dhe çdo vit 90.000 deri në 110.000 njerëz vdesin nga marrja e drogave (ilaçeve) sipas recetave të doktorëve.

1295 01:41:23:78 01:41:27:78 Këtu nuk përfshihen ata që marrin ilaçe sipas recetave të gabuara të mjekëve!

1296 01:41:27:78 01:41:31:69 Këta janë ata njerëz të cilëve doktorët u thonë të marrin këto ilaçe, ata i marrin dhe vdesin.

1297 01:41:31:69 01:41:38:79 Gati dyfishi i atyre që vdiqën në luftën 10 vjeçare të Vietnamit vdesin çdo vit nga ilaçe sipas recetave të duhura.

1298 01:41:38:79 01:41:40:83 Ekzistojnë dy filozofi qeverisjesh.

1299 01:41:40:83 01:41:46:77 Më shumë për këtë do flasim në videon #5. Njëra bazohet në evolucionin që thotë se ligjet vijnë nga opinionet e njerëzve.

1300 01:41:46:77 01:41:51:27 Të drejtat sigurohen nga qeveria, dhe qeveria duhet të jetë siguruesi i plotëfuqishëm

1301 01:41:51:27 01:41:56:88 i mirëqënies dhe çdo gjëje tjetër. Kjo quhet demokraci. Demokracitë janë forma të rrezikshme qeverisjeje.

1302 01:41:56:88 01:42:02:75 Ato gjithmonë bëhen diktatura; dhe gjithmonë njerëzit flasin për këtë kujdesin botëror të shëndetit.

1303 01:42:02:75 01:42:08:06 Epo, 70 deri 80% e të gjitha kostove për kujdesin e shëndetit në Amerikë vijnë nga probleme të shkaktuara nga vetja.

1304 01:42:08:06 01:42:11:53 Nëse do të marrësh drogë, të pish alkool dhe duhan, është puna jote.

1305 01:42:11:53 01:42:16:60 Por nëse do që unë të paguaj për këtë kur sëmurem, ky është problemi im.

1306 01:42:16:60 01:42:20:80 Nëse kemi kujdes shëndetësor botëror, pse nuk kemi edhe kujdes botëror për automjetet?

1307 01:42:20:80 01:42:25:20 Dua të them këtë, që kur ti e përplas makinën tënde me një pemë, qeveria të ble ty një makinë të re.

1308 01:42:25:20 01:42:28:84 Ecën mbrapsht dhe e gërvisht makinën tënde me diçka tjetër. Hej, s’ka problem. Qeveria do ta rregullojë këtë punë.

1309 01:42:28:84 01:42:33:18 E shkatërron motorin e makinës tënde sepse ke harruar të ndërrosh vajin. S’ka problem. Qeveria do ta rregullojë këtë punë.

1310 01:42:33:18 01:42:42:09 Pse nuk kemi kujdes botëror për shtëpitë? Do ta kuptoni këtë nëse keni qënë ndonjëherë pronar i një shtëpie dhe e keni dhënë atë me qera.

1311 01:42:42:09 01:42:49:40 Sa nga ju e dinë për çfarë po flas? Qeramarrësit nuk kujdesen për të si kujdesen pronarët, apo jo?

1312 01:42:49:40 01:42:53:34 Dhe kur është përgjegjësia jote për t’u kujdesur për shëndetin tënd, ti do të kujdesesh.

1313 01:42:53:34 01:42:57:91 Dhe kur ke blerë një makinë, nuk do ta përplasësh me një pemë dhe të qeshësh më pas.

1314 01:42:57:91 01:43:01:81 Do të qash kur do të godasësh pemën. Filozofia tjetër e qeverisjes bazohet në krijimin,

1315 01:43:01:81 01:43:07:72 që thotë se ligjet vijnë nga Krijuesi, të drejtat janë të patjetërsueshme dhe qeveria duhet të jetë e kufizuar.

1316 01:43:07:72 01:43:12:99 Kjo quhet një republikë. Për më shumë në videon #5. Mund të flasim 2 orë për këtë.

1317 01:43:12:99 01:43:17:96 Zanafilla 1:30, dhe do të mbarojmë këtu. Perëndia tha, "Dhe çdo kafshe të tokës, çdo zogu të qiellit,

1318 01:43:17:96 01:43:23:47 dhe çdo gjëje që lëviz mbi tokë dhe ka në vetvete një frymë jete, unë i jap çdo bar të gjelbër si ushqim."

1319 01:43:23:47 01:43:29:34 Po thua se gjithçka që jetonte në tokë përpara se të vinte Përmbytja hante barishte? Tamam kështu!

1320 01:43:29:34 01:43:35:48 Ju thoni, vëlla Hovind, shikojini ato dhëmbë. Ajo krijesë është një mishngrënëse! Jo, ai është një ari panda.

1321 01:43:35:48 01:43:42:32 E dinit se dhëmbët e peshkaqenëve nuk tregojnë për krijesa mishngrënëse? Ja një dre në Kinë. Quhet dreri i ujit.

1322 01:43:42:32 01:43:52:83 Mund ta shikosh dhe në internet, drerin e ujit. Ka dhëmbë si të një tigri dhëmbë-shpatë.

1323 01:43:52:83 01:43:58:57 Shikoni një dhëmb si shpatë dhe, uau, ajo krijesë është mishngrënëse. Jo, është vegjetariane, ok.

1324 01:43:58:57 01:44:01:14 Po ky? Ky po që është mishngrënës! Shikoji ato dhëmbë të mprehtë, Hovind.

1325 01:44:01:14 01:44:09:54 Jo, më vjen keq, ai është një lakuriq nate që ha fruta. Po ky? Ai është mishngrënës! Jo, ai është një majmun vegjetarian.

1326 01:44:09:54 01:44:13:25 Njëherë një luan refuzoi të hante mish gjatë gjithë jetës së tij; jetoi deri 11 vjeç.

1327 01:44:13:25 01:44:22:39 Përdorej nëpër filma si aktor. Në fund u vra aksidentalisht në skenën e një filmi. Ai refuzoi të hante çdo lloj mishi.

1328 01:44:22:39 01:44:30:50 Pasi Përmbytja mbaroi, Zanafilla 9, Perëndia e bekoi Noeun dhe djemtë dhe u tha atyre të shumoheshin. Dhe vërtet, kështu ndodhi. Ja ku jemi ne sot.

1329 01:44:30:50 01:44:34:40 Perëndia tha, "Dhe frika dhe tmerri juaj do të ushtrohet mbi të gjitha kafshët e tokës..."

1330 01:44:34:40 01:44:38:54 E dini cili ishte ndryshimi i parë pas Përmbytjes? Kafshët filluan të kenë frikë nga njeriu.

1331 01:44:38:54 01:44:43:04 Më parpara nuk i kishin frikë. Tani filluan ta kenë frikë.

1332 01:44:43:04 01:44:48:32 Ndryshimi i dytë pas Përmbytjes, Perëndia tha, "Noe, çdo gjë që lëviz dhe ka jetë do t’ju shërbejë si ushqim."

1333 01:44:48:32 01:44:52:72 Tani mund të hani mish, dhe për këtë shkak ka shumë vuajtje sot në botë.

1334 01:44:52:72 01:44:56:59 Kafshët vuajnë që ne të hamë. Dhe s’ka aspak problem të hash mish.

1335 01:44:56:59 01:45:02:83 Por Perëndia krijoi një botë të përsosur dhe njeriu e shkatërroi atë. Njeriu solli vdekjen dhe mëkatin në këtë botë.

1336 01:45:02:83 01:45:09:90 Pali tha, "Por unë e di [kjo tregon se ai është nga jugu] që vuajtjet e tashme..."

1337 01:45:09:90 01:45:17:01 Ka vuajtje sot në botë? Shumë. E gjithë bota rënkon dhe mundohet në

1338 01:45:17:01 01:45:24:69 dhimbje. Çarls Darvin tha, "Jam i hutuar. Nuk kisha qëllim të shkruaja si një ateist,

1339 01:45:24:69 01:45:28:89 por ka kaq shumë padrejtësi në botë." Ai nuk mund ta kuptonte pse Perëndia

1340 01:45:28:89 01:45:34:70 bëri një botë me vuajtje. Çarls, Perëndia nuk e krijoi botën me vuajtje!

1341 01:45:34:70 01:45:43:04 Por Çarls Darvini mendoi se "nga lufta për uri, natyrë dhe vdekje vjen objekti më madhështor,

1342 01:45:43:04 01:45:50:08 që ne jemi të aftë ta përfytyrojmë." Prit pak. Çarls, po thua se lufta, uria dhe vdekja janë

1343 01:45:50:08 01:45:57:02 ato që na ngrenë në një nivel më të lartë? Pikërisht këtë po thotë, dhe pikërisht këtë mëson dhe evolucioni sot.

1344 01:45:57:02 01:46:02:89 Asgjë nuk ka ndryshuar. Vdekja është heroi i komplotit të evolucionistit.

1345 01:46:02:89 01:46:06:93 Bibla thotë, Perëndia krijoi një botë të përsosur. Njeriu e shkatërroi atë.

1346 01:46:06:93 01:46:10:80 Me anë të një njeriu mëkati hyri në botë, dhe me anë të mëkatit, vdekja.

1347 01:46:10:80 01:46:15:70 Ishte faji i Adamit. Ti nuk mund të bësh fajtor për një makinë të shkatërruar prodhuesin e saj.

1348 01:46:15:70 01:46:20:18 Dërgoji një foto të makinës së shkatërruar prodhuesit dhe thuaji, "Pse ke ndërtuar një makinë të tillë?"

1349 01:46:20:18 01:46:26:08 Nuk i ngjante aspak kësaj kur doli nga fabrika. Sot, njerëz, ne po jetojmë në një kosh plehërash.

1350 01:46:26:08 01:46:29:95 Mua më pëlqen të jetoj në planetin Tokë, dhe Knoxville është një vend i bukur; por unë po ju them, njerëz,

1351 01:46:29:95 01:46:36:83 kjo nuk është asgjë krahasuar me çfarë Adami dhe Eva panë. Është një kosh plehërash, por Perëndia do ta kthejë sërish si ishte.

1352 01:46:36:83 01:46:40:50 Një ditë "ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin;

1353 01:46:40:50 01:46:46:17 viçi, luani dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë."

1354 01:46:46:17 01:46:49:30 Një fëmijë i vogël të luajë me një leopard ose luan?

1355 01:46:49:30 01:46:54:14 "Hej mami, shiko çfarë kotele të madhe gjeta. Mund ta mbaj këtë kotelen, mami?"

1356 01:46:54:14 01:46:58:48 "Sigurisht shpirt, merre kotelen e madhe në oborr dhe jepi bar të hajë."

1357 01:46:58:48 01:47:06:09 Ti mund të thuash, "Hovind, luanët nuk hanë bar." Oh, një ditë do të hanë. "Luani do të hajë kashtë si lopa."

1358 01:47:06:09 01:47:11:96 Një person në Kanada më dërgoi një video me arinj në oborrin e tij që hanin bar për 2 orë rresht.

1359 01:47:11:96 01:47:20:17 Asgjë tjetër, veç bar. Bibla thotë se fëmija do të vdesë në moshën 100 vjeçare.

1360 01:47:20:17 01:47:23:57 Dhe të krishterët do të sundojnë dhe mbretërojnë me Krishtin për 1.000 vjet.

1361 01:47:23:57 01:47:28:58 Nuk ka mjaft Shkrime për të qënë vërtet dogmatik, por me sa duket do të jetë një hapësirë kohore prej 1.000 vjetësh,

1362 01:47:28:58 01:47:35:32 që do të vijojë pas fundit të kësaj epoke, kur, nëse je i shpëtuar do të jetosh këtu për 1.000 vjet.

1363 01:47:35:32 01:47:38:72 Me çdo gjë që do të jetë kthyer si më parë, me kushtet e Kopshtit të Edenit!

1364 01:47:38:72 01:47:44:96 Fëmijë, ju do të keni dinosaurët tuaj shtëpiakë. Do të jetë fantastike.

1365 01:47:44:96 01:47:52:17 Më pas Ai do të bëjë qiej të rinj dhe një tokë të re. Isaia 65, 2 Pjetrit 3, qiej të rinj, tokë të re!

1366 01:47:52:17 01:47:59:87 Zbulesa 21, qiell i ri, tokë e re. Ju as nuk mund ta imagjinoni si do të jenë këto. Sigurisht as unë.

1367 01:47:59:87 01:48:03:95 Bibla thotë, "Ato që syri nuk ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe as kanë hyrë në zemrën e njeriut,

1368 01:48:03:95 01:48:09:82 janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan Atë."

1369 01:48:09:82 01:48:13:25 Perëndia ka planifikuar gjëra për fëmijët e Tij, të cilat ti as mund t’i imagjinosh.

1370 01:48:13:25 01:48:18:13 Do t’ju jap një mundësi të mendoheni dhe më pas do ta mbyllim dhe do të shkojmë të hamë drekë.

1371 01:48:18:13 01:48:23:10 Ky është spektri elektromagnetik. Unë kam dhënë fizikë. Këtë duhet ta fus diku këtu.

1372 01:48:23:10 01:48:26:84 Ky përmban të gjitha gjatësitë e ndryshme të valëve: valë radio, mikrovalë,

1373 01:48:26:84 01:48:30:59 duke përfshirë edhe një copër tepër të vogël të quajtur dritë, spektrin e ngjyrave:

1374 01:48:30:59 01:48:34:61 E kuqe, portokalli, e verdhë, jeshile, blu, blu e errët, dhe vjollcë. Sytë tuaj janë në gjendje t’i shohin këto ngjyra.

1375 01:48:34:61 01:48:42:75 Por kjo është vetëm një copë e vogël e një spektri gjigant. Imagjinoni sikur Perëndia do t’ju jepte sy të tjerë kur të shkoni në qiell.

1376 01:48:42:75 01:48:50:29 Dhe të jeni në gjendje të shikoni të gjithë spektrin. Kjo do të thotë se do të ketë ngjyra të tjera të reja.

1377 01:48:50:29 01:48:55:03 Jo hije të reja të këtyre ngjyrave; po flas për ngjyra krejt të reja.

1378 01:48:55:03 01:49:01:54 Prandaj dhe parajsa duhet të jetë shumë e madhe. Është tamam për dollapet e grave.

1379 01:49:01:54 01:49:07:71 Gruaja ime do më thotë, "Zemër, a shkon kjo me këtë?" Unë do t’i them, "E dashur, këtë nuk do të mund ta kuptoja kur isha në tokë."

1380 01:49:07:71 01:49:12:01 Asaj do t’i duhet të numërojë kravatat që përshtaten me kostumet e mia, sepse unë nuk e di çfarë më shkon me çfarë.

1381 01:49:12:01 01:49:14:52 Së dyti, për mua nuk ka problem. Unë thjesht dua të vishem.

1382 01:49:14:52 01:49:17:32 Do ta sajosh të lutem? A ka ndokush tjetër që ndihet si unë për këtë?

1383 01:49:17:32 01:49:19:55 Ju thoni, "Unë nuk e di çfarë shkon me çfarë. Thjesht përshtati për mua."

1384 01:49:19:55 01:49:23:56 Ja më në fund. Mamaja ose gruaja juaj thotë, "Kjo nuk shkon."

1385 01:49:23:56 01:49:28:16 Epo, si do ta di unë këtë? Ku është libri i rregullave për këtë?

1386 01:49:28:16 01:49:31:87 Hej, imagjinoni sikur shkojmë në Parajsë dhe Perëndia na jep sy të rinj që të shohim të gjithë spektrin.

1387 01:49:31:87 01:49:39:07 Dhe ne do të jemi në gjendje të shohim tingujt që dalin nga instrumentat muzikorë.

1388 01:49:39:07 01:49:53:05 Tani, ne vetëm mund t’i dëgjojmë. Si do të ishte sikur t’i shikoje ose t’i nuhasje? Ah...C maxhori u zhduk. Luaje përsëri.

1389 01:49:53:05 01:49:55:19 Po sikur të merrnim veshë të rinj që të dëgjojnë të gjithë spektrin?

1390 01:49:55:19 01:50:02:76 Si do të ishte sikur të dëgjojë ngjyrat, ose t’i nuhasje apo t’i shijoje ato?

1391 01:50:02:76 01:50:09:40 Uau, blu, uau! Ne kemi vetëm 5 shqisa, njerëz. Ndoshta ka të tjera më shumë.

1392 01:50:09:40 01:50:14:91 Po nëse Perëndia do t’i merrte këto 5 dhe t’i shumonte në maksimum, ne do të ishim gjithë kohës, përjetë, duke shëtitur në parajsë,

1393 01:50:14:91 01:50:20:65 dhe duke thënë "Uau, e ke shijuar këtë? Provoje këtë. Uau."

1394 01:50:20:65 01:50:27:26 Kompjuteri i parë që kisha ishte një IBM XT-8088. 4.77 megahertz.

1395 01:50:27:26 01:50:30:29 Kur e shtypje për të marrë një program, do të të duhej të shkoje të haje drekë, të hapje postën e ardhur,

1396 01:50:30:29 01:50:35:66 dhe të bëje një sy gjumë, sepse do të zgjaste “pak”. Sa nga ju kanë patur ndonjë nga këta kompjuterat e vjetër?

1397 01:50:35:66 01:50:40:24 Kemi përparuar. Kompjuteri im këtu tani është një Pentium 4, 3.4 gigahertz, shumë i shpejtë,

1398 01:50:40:24 01:50:47:84 një hard drive prej 60 giga, dhe ram 2 giga. Zhvilloj të njëjtat programe, por këtu janë shumë më të shpejtë, dhe me ngjyra!

1399 01:50:47:84 01:50:53:15 Kjo quhet përparim sistemesh. Në rast se të pëlqen të jetosh me trupin tënd me pamjet dhe tingujt

1400 01:50:53:15 01:50:58:54 dhe shijet e kësaj bote, prit kur të shkosh në Parajsë. Do të shkosh drejt një përparimi sistemesh,

1401 01:50:58:54 01:51:05:53 që do të ta heqë trurin fare. Pyetja e vetme është – a do shkosh?

1402 01:51:05:53 01:51:10:73 Pali tha, "Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili para katërmbëdhjetë vjetësh u rrëmbye gjer në të tretin qiell."

1403 01:51:10:73 01:51:15:67 Mendoj se po flet për veten e tij. Unë mendoj se ai vdiq dhe u mor deri në qiellin e tretë,

1404 01:51:15:67 01:51:22:78 dhe dëgjoi gjëra të patregueshme. Nuk mund t’i shpjegosh dot.

1405 01:51:22:78 01:51:27:68 Hej, a mund t’ja shpjegoni ngjyrat një të verbëri? Provoje njëherë.

1406 01:51:27:68 01:51:32:65 Mund t’ja shpjegosh tingujt një personi të shurdhër? Thjesht provoje njëherë.

1407 01:51:32:65 01:51:39:36 Mund t’ja shpjegosh Parajsën një tokësori? E pamundur. Nuk do ta kuptojë dot.

1408 01:51:39:36 01:51:45:00 Përtej kapaciteteve të tua. Por, nuk e keni idenë, për pjesën e mbetur të jetës së tij, kur Pali u kthye poshtë,

1409 01:51:45:00 01:51:49:74 mezi priste të shkonte përsëri në Parajsë. Ai u tha Filipianëve, sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin,

1410 01:51:49:74 01:51:53:81 por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për ju. Pali shkonte në qytet të predikonte dhe njerëzit i thonin,

1411 01:51:53:81 01:52:01:58 "Pal, nëse nuk e lë predikimin, do të të vrasim." Vërtet? Hajde, më qëlloni shpejt tani.

1412 01:52:01:58 01:52:07:19 Shpejt. Ai mezi priste të ikte. Po ti? Je gati të ikësh?

1413 01:52:07:19 01:52:11:53 Perëndia e krijoi këtë botë. Ai është pronari. Ai nxjerr rregullat dhe ne të gjithë i kemi thyer rregullat e Tij.

1414 01:52:11:53 01:52:16:23 Ai na ka thënë fare qartë, "Nuk do të bësh dëshmi të rreme." Mos gënje. Të gjithë ne kemi gënjyer.

1415 01:52:16:23 01:52:21:07 Ai na ka thënë të mos vjedhim; të gjithë kemi vjedhur, dhe këto janë vetëm Dhjetë...

1416 01:52:21:07 01:52:23:97 Ka më shumë se 600 urdhërime në Dhjatën e Vjetër. Dhe këto janë vetëm 10 prej tyre.

1417 01:52:23:97 01:52:28:01 Ne kemi thyer shumë prej tyre, njerëz. Nuk ka dyshim; jemi fajtorë dhe do të ndëshkohemi.

1418 01:52:28:01 01:52:33:11 Ose, kemi nevojë për një zëvendësues. Në këtë pikë hyn Jezusi.

1419 01:52:33:11 01:52:35:85 Ai është i gatshëm dhe në gjendje për të zënë vendin për mëkatet tuaja.

1420 01:52:35:85 01:52:40:95 Në 9 shkurt 1969 unë thashë, "Zot, unë jam një mëkatar dhe meritoj të shkoj drejt e në ferr,

1421 01:52:40:95 01:52:47:36 por besoj se Ti vdiqe për mua, dhe do të doja të më falje. Dua që Ti të paguash për mëkatet e mia, Zot.

1422 01:52:47:36 01:52:52:53 Më fal. Unë kam thyer rregullat e Tua dhe jam i humbur, pa shpresë dhe pa ndihmë.

1423 01:52:52:53 01:52:56:27 Por besoj se Ti mund ta rregullosh këtë gjë. Të lutem, më shpëto."

1424 01:52:56:27 01:53:01:51 Bibla thotë, "Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet" (Romakët 10:13).

1425 01:53:01:51 01:53:05:25 Kështu që, atë ditë, unë i thirra Zotit dhe i dhashë zemrën time Atij dhe Ai më shpëtoi.

1426 01:53:05:25 01:53:10:12 Dhe po të vdes sot, do të shkoj në parajsë. Nuk është sepse jam i mirë.

1427 01:53:10:12 01:53:15:42 Po bëni shaka? Nëse do marr çfarë meritoj, jam në telashe, sikurse dhe ti.

1428 01:53:15:42 01:53:19:39 Një predikues njëherë po lutej me një dhjak; dhe papritur predikuesi ia mbathi vrapit nëpër korridor,

1429 01:53:19:39 01:53:24:80 për të dalë nga dera e prapme. Dhe dikush e ndaloi dhe i tha, "Predikues, predikues ku po shkoni?"

1430 01:53:24:80 01:53:28:44 Ai iu përgjigj, "Duhet të dal prej këtu." Tjetri ia ktheu, "Pse? Pse, predikues?"

1431 01:53:28:44 01:53:32:94 Ai i tha, "Isha atje duke u lutur me dhjakun." "Po, dhe pastaj?"

1432 01:53:32:94 01:53:36:88 "Dhjaku po lutej dhe tha, 'Zot, thjesht më jep çfarë meritoj.'

1433 01:53:36:88 01:53:41:82 Nuk dua të jem afër tij kur Zoti do t’i jap çfarë meriton, dakord? Po dal menjëherë prej këtu!"

1434 01:53:41:82 01:53:47:52 Njerëz, unë nuk dua çfarë meritoj. Dua mëshirën e Perëndisë. E ke marrë ti këtë?

1435 01:53:47:52 01:53:53:16 Nëse do vdisje sot, ku do të shkosh? Ku pihet duhan apo ku nuk pihet?

1436 01:53:53:16 01:53:57:40 Do të jesh i vdekur për një kohë vërtet shumë të gjatë. Do bëje mirë të filloje të mendoje për këtë.

1437 01:53:57:40 01:54:04:04 Nëse je i shpëtuar, çfarë jeni duke bërë, për hir të Zotit? Çfarë po bëni për Zotin?

1438 01:54:04:04 01:54:08:98 Fëmijë, tani mund të shkoni të flini. Nuk do ta kuptoni këtë, por prindër, ju do ta kuptoni.

1439 01:54:08:98 01:54:15:75 Mamaja mund të lajë rrobat, t’i thajë, t’i palosë dhe t’i vendosë pranë derës së dhomës.

1440 01:54:15:75 01:54:21:66 Fëmija hyn brenda dhe nuk i sheh fare ato.

1441 01:54:21:66 01:54:30:50 Sa nga ju e kuptojnë për çfarë po flas? Po a nuk i pe rrobat atje? Jo.

1442 01:54:30:50 01:54:35:57 Unë mendoj se Perëndia shikon nga lart ndonjë nga fëmijët e Tij dhe thotë, "Nuk e shikon ç’duhet bërë?"

1443 01:54:35:57 01:54:39:17 Ti e di, apo jo, bëj diçka! Shpërnda broshura ungjillore. Kujdesu që ndokush të shpëtohet.

1444 01:54:39:17 01:54:43:65 Fillo ndoshta një takim fëmijësh. Bëj diçka. Çfarë po bëni për Zotin?

1445 01:54:43:65 01:54:47:68 Shpresojmë se jeni kënaqur me këto seri videosh mbi krijimin, evolucionin dhe dinosaurët.

1446 01:54:47:68 01:54:51:25 Por akoma më shumë e rëndësishme se sa të njohësh të gjithë të vërtetën dhe faktet e shkencës,

1447 01:54:51:25 01:54:54:06 është të njohësh të vërtetën nëse je duke shkuar në Parajsë apo jo.

1448 01:54:54:06 01:54:59:23 Nëse nuk i keni besuar ndonjëherë Krishtit si Shpëtimarin tuaj, po ju shpjegoj shpejt se ç’duhet të bëni për të shkuar në Parajsë.

1449 01:54:59:23 01:55:02:86 Bibla thotë se ne të gjithë jemi mëkatarë. Të gjithë kemi thyer ligjet e Perëndisë.

1450 01:55:02:86 01:55:07:57 Nuk i jemi bindur Krijuesit. Kemi bërë gjëra të këqija. Jemi mëkatarë.

1451 01:55:07:57 01:55:11:77 Disa janë më të këqij se të tjerët, të paktën në sytë e njerëzve; por të gjithë kemi shkelur ligjet e Perëndisë.

1452 01:55:11:77 01:55:15:34 Dhe Bibla thotë se duhet të pendoheni. Fjala “pendohem” do të thotë "të kthehesh".

1453 01:55:15:34 01:55:19:11 Në të vërtetë ka dy kuptime: "të kthehesh nga mëkatet e tua dhe të kthehesh te Perëndia."

1454 01:55:19:11 01:55:21:22 Perëndia kërkon një ndryshim në qëndrimin tuaj, ku ti të thuash,

1455 01:55:21:22 01:55:25:59 "Zot, nuk dua të bëj më gjëra të këqija. Më vjen keq. Të kam fyer Ty. Dua të bëj gjëra të mira."

1456 01:55:25:59 01:55:31:46 Braktis mëkatet e tua, kthehesh te Perëndia dhe i thua, "Perëndi, do të më falësh të lutem? Do të më shpëtosh?"

1457 01:55:31:46 01:55:37:90 Bibla thotë te Romakët kapitulli 3 vargu 23, se "Të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë."

1458 01:55:37:90 01:55:43:67 Duhet ta pranosh se je një mëkatar. Së dyti, Bibla thotë te Romakët 6:23, "Paga e mëkatit është vdekja."

1459 01:55:43:67 01:55:49:88 Ne meritojmë të vdesim dhe të shkojmë në ferr për shkak të mëkatit tonë, por Jezusi vdiq për ju. Ai ju do.

1460 01:55:49:88 01:55:54:15 Ai do që të vini në parajsë. Dhe të gjithë atyre që do t’i kërkojnë Atij shpëtimin falas,

1461 01:55:54:15 01:55:59:02 Perëndia do t’u japë dhuratën e jetës së përjetshme, siç thuhet te Romakët 6:23. Dhurata është falas.

1462 01:55:59:02 01:56:04:99 Dhe te Romakët kapitulli 10 vargu 13, "Kushdo që do të thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet."

1463 01:56:04:99 01:56:09:46 Nëse thjesht do të thërrisje dhe të thoje, "Zot, jam një mëkatar, të lutem më fal.” Dhe e kërkoni Atë,

1464 01:56:09:46 01:56:13:70 Ai do t’ju japë dhuratën falas të jetës së përjetshme. Pse nuk luteni me mua tani,

1465 01:56:13:70 01:56:16:54 dhe të pranoni Krishtin si Shpëtimtarin tuaj. Nuk ka asnjë "fjalë magjike".

1466 01:56:16:54 01:56:20:81 Perëndia shikon zemrën tuaj, por nëse thua këtë dhe e ke seriozisht, Perëndia do t’ju falë.

1467 01:56:20:81 01:56:27:88 Thjesht thoni, "I dashur Zoti Jezus, e di që jam një mëkatar. Kam shkelur ligjet e Tua. Më vjen keq. Të lutem më fal.

1468 01:56:27:88 01:56:35:12 Të lutem, bëj që gjaku Yt të vlejë dhe për mua. Fali mëkatet e mia dhe më merr në Parajsë. Në emrin e Jezusit, Amen."

1469 01:56:35:12 01:56:38:26 Bibla thotë, nëse e thërret Zotin, do të shpëtohesh.

1470 01:56:38:26 01:56:42:36 Kështu që, nëse i keni kërkuar Zotit t’ju shpëtojë, Ai ka premtuar se do t’ju shpëtojë. Tani detyra juaj është të rriteni.

1471 01:56:42:36 01:56:47:84 Lexojeni Biblën, lutuni, përfshihuni në një kishë të mirë që beson Biblën, dhe filloni të rriteni dhe të jeni një i krishter i mirë.

1472 01:56:47:84 01:56:51:24 Faleminderit shumë. Telefononi ose shkruani, nëse mund t’ju ndihmojmë sadopak. Do të jemi të gëzuar nëse mund t’ju ndihmojmë.

1473 01:56:51:24 01:56:55:22 Për më shumë informacion mbi shërbesën e Creation Science Evangelism (Ungjillizimi i Shkencës së Krijimit),

1474 01:56:55:22 01:57:02:95 na shkruani në: Creation Science Evangelism, 29 Cummings Road, Pensacola, FL 32503 USA.

1475 01:57:02:95 01:57:17:50 Ose na telefononi në numrin 1-850-479-3466; përsëri 1-850-479-DINO. Ose mund të na vizitoni në faqen tonë, www.drdino.com.

1476 01:57:17:50 01:57:21:87 Përsëri, www.drdino.com - Shqip (Albanian)

1477 01:57:21:87 01:57:22:64 FUNDI i Seminarit 2b – Dr. Kent Hovind – www.drdino.com – në Shqip